Gazeta Shqiptare

Azbi Arapi, komandohet drejtor i Përgjithsh­ëm i Transporti­t Rrugor

Emërimi nga Gjiknuri pas largimit të Arben Isarajt

-

Ministri

i Infrastruk turës dhe Energjetik­ës, Damian Gjiknuri ka komanduar dje Azbi Arapin, aktualisht me detyrë zëvendësdr­ejtor i Përgjithsh­ëm Ekonomik, të kryejë, gjithashtu, detyrën e Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Transporti­t Rrugor. Eksperienc­a dhe karriera e tij në fushën e biznesit ka vazhduar si në territorin shqiptar, po ashtu edhe në atë ndërkombët­ar. Ndër eksperienc­at e punës, theksojmë menaxhimin e një kompanie greke dhe për shumë vite përfaqësim­in e kompanisë Amerikane Trimble GmbH. Gjatë viteve 2004- 2012 ka kryer detyrën e Administra­torit të Përgjithsh­ëm për kompaninë GEOTRIM shpk. Arapi ka qenë pjesëmarrë­s në shumë aktivitete rajonale dhe botërore ( USA, Gjermani, Poloni, Zvicër, Itali, Korea, Kinë, Greqi, Çeki). Është trajnuar në Gjermani për rek- rutimin e punonjësve në kompani të mëdha, për menaxhimin e grupeve të punës, funksionim­it të shoqërive tregtare, ekspertizë­n kontabël, orientimin e politikave të zhvillimit, iniciator dhe udhëheqës i projektit të implementi­mit të sistemit VRS nga Trimble Group në Shqipëri. Jeta e tij aktive politike dhe institucio­nale zë fill që në vitin 2000, duke dhënë kontributi­n e tij menaxheria­l në shtabet elektorale. Në vitin 2011 kandidon për kryetar komune në Paskuqan. Në vitin 2013 dhe në vitin 2017, kandidat në listën e Zgjedhjeve të Përgjithsh­me për PS dhe Anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Në vazhdim, përveç jetës aktive politike ku aderon, z. Arapi ka mbajtur që nga viti 2013 deri në shtator të vitit 2018, postin e Drejtorit të Drejtorisë Minerare ( AKBN). Nën vëmendjen e tij, DPSH- TRR- ë angazhon të gjitha strukturat e saj, që shërbimi ndaj qytetarëve në vazhdimësi të jetë në rritje cilësore dhe sipas standardev­e më të larta. ATSH

 ??  ?? Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës, Damian Gjiknuri
Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës, Damian Gjiknuri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania