Gazeta Shqiptare

Mosdekreti­mi i Lleshit, Berisha: Rama, me "bisht ndër shalë" te Meta

"Kryeminist­ri dështak u gdhi shah mat"

-

Ish-

kryeminist­ri Sali Ber isha shkruan se kreu i qeverisë, Edi Rama, pasi nuk lejoi kandidatin për ministër të Brendshëm të takojë Metën në Presidencë, shkoi vetë me "bisht ndër shalë", siç shkruan ai. Sipas Berishës, Rama nuk lejoi Lleshin të shkonte në presidencë, por sipas tij hyri me "bisht ndër shalë" në Presidencë. "Këtij i thonë shah! Me bisht nën shalë në Presidencë! Pardje ( të premten) Kallam Dështaku nuk lejoi këshilltar­in Lleshi të shkojë në Presidencë, pra nuk lejoi gjeneralin të paraqitet te kryekomand­anti. Sipas mediave, kërkesës së presidenti­t, kryekoman- dantit për takim, gjenerali iu përgjigj ushtarakis­ht: ' Do të vij si ministër pasi të më dekretoni'. Me terma të tjera, në më njoh si ministër, të njoh për president, përndryshe nuk të njoh as si kryekomand­ant! Mbrëmë ( të shtunën) Kallam Dështaku u dërgoi mesazh deputetëve të tij: ' No coment' për rrëzimin e Lleshit. Politika është shah. Sot ( dje) Kallam Dështaku u gdhi mat! Fitimtar, por me bisht nën shalë hyri në Presidencë. Ruçi thotë: Këtij i thonë shah- mat o Kallam Dështak!", shprehet ish- kryeminist­ri Sali Berisha. Berisha thotë se në takimin 2 orë me Metën, kryeminist­ri Edi Rama doli si "pentino" nga Presidenca. "Ngjarje dite: Kallam Dështaku në Presidencë! Shkoi si trimosh me bisht nën shalë. Qëndroi aty dy orë. Aty jo që harroi Sandrin, por doli si pentito, shqip si i dhj…! Siçilistë, ju rroftë timonieri, shahisti i madh Kallam Dështaku!", shprehet z. Berisha.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania