Gazeta Shqiptare

Pronari i lokalit ku ndodhi krimi: Sherri ndodhi për Elvana Gjatën

Dy dëshmitë e Redi Popeskut: Mata tha "e kam shok" për atë që ngacmoi Elvanën Popesku: Ervis Martinaj tha "mos, mos, mos"

-

Pronari i lokalit ku ndo dhi ngjarja në Bllok, Redi Popesku ka dëshmuar për prokurorët dinamikën e ngjarjes. Sipas Popeskut, këngëtarja Elvana Gjata u ngacmuar në sy të Ervin Matës, por vetë Mata i kishte thënë grupit të vet që personi që kish bërë ngacmimin ishte "shok i ngushtë i tij" dhe prandaj për momentin sherri jashtë lokalit ishte evituar. Popesku ka dhënë dy dëshmi para prokurorëv­e, të cilat do t'i lexoni më poshtë:

DEKLARIMI I PARE I POPESKUT

I është marrë deklarim në cilësinë e personit që tregon rrethana të hetimit, shtetasit Redi Popesku, i cili është administra­tor i subjektit "Red Diamond" sh. p. k, që ka në pronësi dyqanin ku ka ndodhur ngjarja. Ky shtetas deklaron se më datë 04.10.2018, rreth orës 18.00, ka shkuar në dyqanin e tij shtetasi Ervin Mata, pronar i hotelit "Victoria", i cili shoqërohej me katër persona të tjerë dhe pasi kanë parë në vitrina, janë ulur në tavolinë ku Redi u ka shërbyer pije alkoolike.

Më pas Ervin Mata së bashku me një person tjetër me emrin Joli ( mbiemrin nuk ia dinte) i cili është oficer në Zall- Herr kanë dalë jashtë, ku Ervini është takuar me të dashurën e tij, shtetasen Elvana Gjata. Kur është kthyer sërish në dyqan së bashku me Jolin ka qenë i revoltuar. Pas 20 minutash, Redi ka dalë jashtë dyqanit te shkallët ku ka takuar mikun e tij, shtetasin Ervis Martinaj, të cilin e ka klient, që shoqërohej nga dy persona të tjerë dhe i ka thënë se do takonte Ervin Matën që ndodhej në dyqan dhe së bashku me dy personat që e shoqëronin është takuar me Ervinin ku janë ulur veç në fund të banakut. Sipas Redit, dy personat që shoqëronin Ervis Martinajn janë kapur me shtetasin me emrin Joli, duke i thënë që pse po shikon dhe në këtë moment kanë ardhur dy persona nga jashtë, njëri i veshur me bluzë të errët me kapuç, trup i gjatë, me xhinse, i cili së bashku me personin tjetër që e shoqëronte filluan të shanin dhe të godisnin me grushte Jolin, oficerin e Zall- Herit dhe personat e tjerë që ishin në tavolinë me të.

Në deklarimin e tij, Redi thotë se në këtë moment Ervis Martinaj po thoshte "mos, mos, mos", ndërsa Ervin Mata po thoshte "ç'a po boni, ç'a është kjo punë" dhe në këtë moment ka parë personin me bluzë me kapuç, i cili kishte një armë zjarri. Redi ka dëgjuar një krismë që ka ardhur nga vendi ku ndodhej personi i gjatë me kapuç në kokë që po konfliktoh­ej me Jolin, por për shkak të rrëmujës, ky shtetas deklaron se nuk e ka parë kush qëlloi dhe kur dëgjoi krismën është hedhur menjëherë pas banakut për t'u mbrojtur. Ky shtetas deklaron se krismat kanë vazhduar dhe kur kanë pushuar, afër banakut ka shkuar Ervis Martinaj, i cili ishte plagosur në qafë dhe Redi e ka marrë dhe e zbritur poshtë shkallëve drejt vendit të taksive. Kur doli nga banaku, Redi thotë se të gjithë personat ishin larguar përveç personit që kishte ngelur i vrarë dhe një person tjetër afër derës, që ishte duke u përpëlitur. Pasi nxori Ervis Martinajn jashtë, është ulur në trotuar për t'u kthjelluar duke pasur edhe një shishe në dorë dhe në këtë moment ka parë dy motorë policie ku ua ka bërë me dorë, duke i njoftuar se çfarë kishte ndodhur dhe më pas së bashku me ta është futur sërish në dyqan.

Ky shtetas në deklarimin e tij deklaron se një nga personat që shoqëronin Ervis Martinajn ishte rreth 170 cm i gjatë, rreth 30 vjeç, trup i dobët dhe i veshur me të zeza, i njëjti person që ndodhej i plagosur tek dera e dyqanit, ndërsa personi tjetër ishte rreth 30 vjeç me rroba të çelura. Për shtetasin Ervin Mata, Redi deklaron se kishte veshur një bluzë të zezë, xhinse të zeza. Joli, oficeri i Zallherrit, mbante të veshur një xhup të zi, bluzë ' Polo' ngjyrë blu të errët dhe xhinse të errëta, ndërsa në lidhje me dy personat që erdhën në momentin e fundit deklaron se njëri prej tyre ishte rreth 30 vjeç me bluzë me kapuç dhe në momentin që u fut në dyqan, u konfliktua me Jolin, duke u sharë dhe goditur me grushte dhe më pas ky person kishte në dorë një armë zjarri. Personin tjetër që e shoqëronte nuk e kishte fiksuar. Gjithashtu, Redi Popesku shton se i plagosuri dhe i vrari ishin njerëzit e Ervis Martinajt dhe konflikti ka nisur për arsye banale, në lidhje me ngacmimin e të dashurës së shtetasit Ervin Mata, shtetases Elvana Gjata dhe Ervin Mata me Ervis Martinajn janë takuar qetësisht në lokal, pa ndonjë tendencë për t'u agravuar situata dhe kur ka ardhur në dyqan Ervis Martinaj, ka zbritur nga një automjet tip "BMW" me ngjyrë të Autorët e ngjarjes pas të shtënave kanë dalë me shpejtësi nga lokali. Në kamera duket që njëri prej tyre është larguar në këmbë në rrugicat e Bllokut, tjetri me makinë, ndërsa i treti nuk duket në pamjet e kamerave të sigurisë.

I është marrë deklarim përsëri shtetasit Redi Popesku, ku ndër të tjera ka deklaruar se ditën e ngjarjes, rreth orës 20: 40, përpara dyqanit të tij në ish- Bllok, ka ardhur shtetasja Elvana Gjata me automjetin e saj dhe aty në rrugë, duke qëndruar në parkim për dy, ka takuar shtetasin Ervin Mata dhe kanë shkëmbyer një çelës shtëpie. Në këtë moment, në rresht për tre ka kaluar një automjet tjetër dhe personat që kanë qenë brenda në automjet kanë ngacmuar Elvana Gjatën, por duke qenë Ervini prezent kanë debatuar me fjalë me të dhe në këtë çast nga dyqani i Redit kanë dalë Joli ( Mevjol Bilo), me djemtë e tjerë për t'u sqaruar. Sipas deklaruesi­t, ai nuk i ka fiksuar karakteris­tikat e makinës që kishte ngacmuar Elvana Gjatën, por edhe detajet e mësipërme i kishte dëgjuar nga Ervini, ku ky i fundit u tregonte personave që ishin të shoqëruar me të. Po ashtu kishte dëgjuar nga Ervini se personi i cili drejtonte automjetin me personat që kishin ngacmuar Elvanën, kishte qenë shok i ngushtë i Ervin Matës.

 ??  ??
 ??  ?? Redi Popesku
Redi Popesku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania