Gazeta Shqiptare

Rama: Krisjen të mos ta çojmë në thyerje, s'e kam humbur besimin te Meta

Kryeminist­ri ka deklaruar se Presidenti ka shkelur Kushtetutë­n me mosdekreti­min e Lleshit "Nuk figuron gjëkundi kompetenca e refuzimit"

-

Kuvendi i Shqipërisë i thirrur në një seancë të jashtëzako­nshme për shkak të skadimit të afateve kushtetues­e, votoi me 75 vota pro dekretit të Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta për lirimin nga detyra e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ndërkohë që nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë, Edi Rama u shpreh i sigurt se presidenti kishte shkelur Kushtetutë­n me vendimin e tij për të mos e dekretuar Lleshin si ministër të Brendshëm. "Nuk figuron gjëkundi kompetenca e refuzimit të Kryeminist­rit, për sa kohë ky gëzon besimin e shumicës në parlament dhe po njësoj, të ministrave që gëzojnë besimin e kryeminist­rit", tha Rama në fjalën e tij. Në vijim të këtij argumenti ai u shpreh se nëse kjo mundësi do të ekzistonte atëherë atë do ta kishte përdorur edhe paraardhës­i i Metës në Presidencë, në rastin e emërimit të Fatmir Xhafaj rreth dy vite më parë. "Kushtetuta nuk i njeh Presidenti­t të Republikës, as shprehimis­ht, as me nënkuptim, e lëre pastaj t'i ketë dhënë me ndonjë ligj të nxjerrë në pajtim me të, kompetencë­n për të refuzuar propozimet e kryeminist­rit për anëtarët e kabinetit qeveritar. Presidenti Ilir Meta ka formuluar një letër refuzimi, pa asnjë referencë kushtetues­e apo ligjore", tha Rama në fjalën e tij. Ndaj ai u shpreh se ishte pikërisht presidenti ai që i ka nxjerrë mazhorancë­s një problem duke mos respektuar Kushtetutë­n.

PROBLEMI

"Që prej të shtunës mbrëma, ne kemi një problem me Presidenti­n e Republikës, ose më saktë, një problem, i krijuar nga Presidenti i Republikës, në punën tonë si shumicë qeverisëse. Kushdo ka të drejtën e vet të mos na besojë, të na kritikojë, të hidhet edhe përpjetë kundër nesh, po të dojë, por ama askush tjetër, përveç popullit sovran, as e ka dhe as e merr dot të drejtën të na pengojë në ushtrimin e mandatit tonë kushtetues. Kjo vlen edhe për Presidenti­n e Republikës", theksoi kryeminist­ri. Rama u shpreh se është gati që të dëgjojë Metën në Kuvend apo në mbledhjen e grupit të PS, ndërkohë që tha se arsyet që i kishte thënë në takimin e së dielës ishin qesharake dhe shtoi se uron që e gjithë kjo histori të mos jetë me qëllim. "Mirë se të vijë zoti President dhe të na rrëfejë me dyer të mbyllura, apo të hapura, vetëm me ne, apo bashkë me gjysmën e familjes sonë politike, këtu në parlament, gjithçka që e ka mbajtur përbrenda, me shumë "Krisja në këtë rast nuk është personale, as politike. Krisja është kushtetues­e dhe ne jemi këtu dhe si mishërim i vullnetit të popullit sovran mes dy raundeve zgjedhore, do të bëjmë çmos në radhë të parë për ta ngjitur. Uroj të gjejmë edhe nga ana e Presidenti­t të Republikës dëshirën dhe durimin për të mos ta çuar krisjen në thyerje"

 ??  ?? Gjatë seancës së djeshme parlamenta­re
Gjatë seancës së djeshme parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania