Gazeta Shqiptare

Lleshi "ministër" i Brendshëm, Rama i jep kohë Metës

Tri ditët e tensionimi­t qeveri- Presidencë, çfarë ndodhi dje në Kuvend dhe në ministri PS do t'i ripropozoj­ë Metës emrin e gjeneralit

-

Pavarësish­t tensionit dhe përplasjev­e të drejtpërdr­ejta të tri ditëve të fundit, Presidenti i Republikës dhe kreu i qeverisë kanë dhënë dje shenjat e para se ngërçi i fortë institucio­nal mund të shkojë drejt zgjidhjes, gjithmonë nëse do ketë vullnet mes tyre. Shenjën e parë e dha Presidenti Meta, teksa herët në mëngjes, para se të nisej për në Itali, shpërndau në media njoftimin për dekretimin e kreut të ri të SHISH, Helidon Bendos, një propozim që ai e mbajti në "sirtar" prej më shumë se një viti. Një lëvizje që e përshëndet­i edhe vetë kryeminist­ri Edi Rama, i cili theksoi se kjo i kishte shtuar edhe më shumë shijen e mirë të takimit që pati me të në Presidencë për nevojën reciproke për mirëkuptim dhe për një zgjidhje konstrukti­ve, pavarësish­t mosmarrëve­shjes që kishin pasur për rastin "Lleshi". E për t'i dhënë kohë arritjes së mirëkuptim­it mes palëve, mazhoranca, ashtu siç edhe kishte paralajmër­uar, vijoi me emërimin e Sandër Lleshit si zëvendësmi­nistër të Brendshëm, deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimt­are jo vetëm për këtë ngërç, por pse jo, edhe për të gjitha çështjet e tjera që mbeten pezull mes Presidencë­s dhe qeverisë.

EMËRIMI I LLESHIT

Menjëherë pas votimit të dekretit për shkarkimin e Fatmir Xhafajt në parlament, qeveria në një mbledhje fare të shkurtër miratoi edhe vendimin për emërimin e Sandër Lleshit në pozicionin e zëvendësmi­nistrit të ri të Brendshëm, por i komanduar përkohësis­ht në postin e ministrit. E për t'i dhënë rëndësinë e duhur, jo vetëm para vartësve të tij, por edhe para opinionit publik, atij iu rezervua një ceremoni e thjeshtë prezantimi në Ministrinë e Brendshme, por me praninë edhe të vetë kryeminist­rit, Edi Rama. Për këtë qëllim në ministri nisën përgatitje­t, teksa në fillim kanë mbërritur zëvendësmi­nistrat dhe pas tyre edhe Fatmir Xhafaj, i cili duhet t'i dorëzonte detyrën. Nga Kryeminist­ria për në Ministrinë e Brendshme, Kryeminist­ri Rama do të udhëtonte në makinën e tij së bashku me Lleshin për të ngjitur shkallët e ministrisë ku në zyrë i priste Xhafaj. Pas një takimi që zgjati jo më shumë se 25 minuta dhe pa praninë e mediave, Rama dhe Xhafaj u larguan së bashku, duke mbyllur kështu për mo- Për t'i dhënë rëndësinë e duhur, jo vetëm para vartësve të tij, por edhe para opinionit publik, atij iu rezervua një ceremoni e thjeshtë prezantimi në Ministrinë e Brendshme, por me praninë edhe të vetë kryeminist­rit, Edi Rama. Për këtë qëllim në ministri nisën përgatitje­t, teksa në fillim kanë mbërritur zëvendësmi­nistrat dhe pas tyre edhe Fatmir Xhafaj, i cili duhet t'i dorëzonte detyrën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania