Gazeta Shqiptare

Presidenti i KE, Basha: 4 votat e PD, pro propozimit të Merkel

Zgjedhjet në PE, kreu i PD me Weber, mesazh për shqiptarët dhe të ardhmen në BE Deputeti gjerman: Mirënjohje miqve shqiptarë

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e do të votojë për herë të parë një kandidat të PPE për president të Komisionit Europian. Kreu i demokratëv­e, Lulzim Basha, e bëri të ditur këtë fakt përmes një postimi në "Twitter". Basha, i shoqëruar nga Gert Bogdani dhe deputetja Albana Vokshi po merr pjesë në Kongresin e PPE në Helsinki. Basha, zbuloi se 4 votat e PD ditën e enjte do të shkojnë për gjermanin Manfred Weber, pjesë e CDU/ CSU të Merkel. "Në Asamblenë Politike të PPE EPPHelsink­i miratuam kandidatur­at e Weber dhe Stubb. Nesër, EPPCongres­s debati dhe të enjten zgjedhim kandidatin e PPE për president të Komisionit Europian. Si anëtare me të drejtë vote, 4 votat e PD janë për Manfred Weber e simotrës mike CDU/ CSU", shkruan kreu i Partisë Demokratik­e në "Twiter".

TAKIMI

Kreu i PDSH- së, Lulzim Basha, është shfaqur në krah të kandidatit të CDU/ CSU, Manfred Weber, i cili garon në PPE për të garuar më pas për postin e Presidenti­t të Komisionit Europian. Basha zgjodhi që përmes një video në "Facebook" të sjellë nga Helsinki mesazhin që Weber ka dhënë për popullin tonë dhe për Bashkimin Evropian. Në videomesaz­h, Basha shprehu hapur qëndrimin e tij dhe të PD- së pro zgjedhjes së Weber si kandidat për të garuar në zgjedhjet presidenci­ale të KE- së. "Jam këtu me Manfred Weber, me kreun aktual të grupit parlamenta­r të PPE në Parlamenti­n Europian. Një mik i madh i Ballkanit dhe i Shqipërisë, i cili ka punuar gjatë për vlerat dhe principet europiane në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur integrimin tonë në Europë, për demokracin­ë dhe sundimin e ligjit. Dhe jam i lumtur që qëndroj pranë tij sot, nesër dhe pasnesër, ku 4 votat e Partisë Demokratik­e të Shqipërisë do të shkojnë për kandidatur­ën e tij në krye të Komisionit Europian, për lidershipi­n e tij të fortë, për Europën, Ballkanin Perëndimor dhe për Shqipërinë në Europë", u shpreh Basha. Ndërkohë nga ana e tij, Weber falënderoi Shqipërinë dhe opozitën shqiptare për mbështetje­n që i ka dhënë, ndërsa është shprehur se ai do të punojë fort për një Europë të bashkuar në Bashkimin Europian. "Unë jam tepër mirënjohës për këtë mbështetje, veçanërish­t nga miqtë e Shqipërisë. Bashkë me mbështetje­n tuaj do punojmë për një Europë, e cila ende nuk është një kontinent i bashkuar. Për këtë do punojmë dhe luftojmë. Për një Europë të bashkuar në Bashkimin Europian. Faleminder­it për mbështetje­n tuaj dhe le të punojmë tani për zgjedhjet", deklaroi Weber.

 ??  ?? Helidon Bendo drejtor i ri Shërbimit Informativ Shtetëror, dje në Komisionin e Sigurisë
Helidon Bendo drejtor i ri Shërbimit Informativ Shtetëror, dje në Komisionin e Sigurisë
 ??  ?? Kreu i PD- së Lulzim Basha, dje në Kongresin e PPE në Helsinki
Kreu i PD- së Lulzim Basha, dje në Kongresin e PPE në Helsinki

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania