Gazeta Shqiptare

Negociatat, Soreca: Duhet një Ministri e Brendshme funksional­e

BE: Të ruhen rezultatet e policisë ndaj krimit

-

BE

kërkon një Minis tri të Brendshme funksional­e për të luftuar krimin. Kjo domosdoshm­ëri u bë dje evidente nga ambasadori i BE, Luigi Soreca në një kohë kur Ministria e Brendshme drejtohet nga zv. ministri Sandër Lleshi, emri i të cilit nuk u dekretua nga Presidenti Meta, por u votua në Kuvend. "Një Ministri e Brendshme plotësisht funksional­e, në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit të organizuar është thelbësore për Shqipërinë", deklaroi z. Soreca. Ambasadori i BEsë vlerësoi aksionet e fundit të Policisë së Shtetit në goditje të grupeve kriminale, duke theksuar se këto rezultate kanë qenë të pritshme nga Brukseli. "Gjatë muajve të fundit janë marrë disa aksione të policisë kundër krimit të organizuar, veçanërish­t grupeve të trafikut të drogës, ndërsa BE i mirëpret këto aksione. Këto janë rezultatet që ka pritur BE dhe kjo duhet ruajtur. Soreca bëri të ditur se ka nisur mbledhja e informacio­neve për Shqipërinë, ndërsa këto të fundit do të verifikohe­n dhe analizohen në Tiranë dhe më pas në Bruksel. Gjithashtu, delegacion­i i BE- së iu bëri thirrje institucio­neve shqiptare që të përfshijnë sa më shumë organizata në qeverisje. Sipas tyre, angazhimi qytetar është shenjë vitale për demokracin­ë. "Angazhimi qytetar ndërton gurin themeltar dhe kjo është vitale për demokracin­ë. Ne i kërkojmë qeverisë dhe pushtetit të rrisin angazhimin politik, për të përfshirë angazhimin e organizata­ve", - tha ambasadori i BE në Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania