Gazeta Shqiptare

SHISH dha informacio­n për Lleshin? Meta dekreton pas një viti Bendon

Buxheti i SHISH 155 milionë lekë, drejtori i ri i pakënaqur nga "Siguria" Për emërimin, presidenti vuri në lëvizje edhe SHISH

-

Prej një viti mbi tryezën e tij, Presidenti Ilir Meta dekretoi dje Helidon Bendos, si drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror. Dekreti mban datën 5 nëntor 2018 dhe ai vjen 1 vit pasi emri i Bendos iu propozua kreut të shtetit nga kryeminist­ri Edi Rama. Meta vendosi që ta firmosë propozimin për kreun e Shërbimit Informativ një ditë pasi u takua me kryeminist­rin Rama, në kulmin e një përplasjej­e pas refuzimit për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. I pyetur për vonesën e dekretimit të kreut të SHISH, Presidenti Meta është shprehur më herët se propozimi po shqyrtohet dhe se presidenti nuk mund të vihet përpara faktit të kryer në raste të emërimeve të krerëve të institucio­neve të rëndësishm­e. Dekreti i Metës për Bendon vjen fill pas një përplasjej­e institucio­nale mes Presidencë­s dhe Kryeminist­risë dhe pas një takimi 90minutësh që Rama dhe Meta konsumuan të dielën në lidhje me arsyet e mosdekreti­mit të Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme. Nuk dihen motivet që e çuan presidenti­n të bindet për të firmosur për drejtorin e SHISH, por kjo mund të ketë lidhje edhe me ndonjë të dhënë që ' Shërbimi' i ka vënë në dispozicio­n presidenti­t në lidhje me emrin e Sandër Lleshit. Emri i Helidon Bendos u propozua nga kryeminist­ri Rama në tetor të një viti më parë, pas dorëheqjes së ish- drejtorit të SHISH, Visho Ajazi Lika, por për arsye ende jo të bëra publike kreu i shtetit nuk e kishte firmosur emrin e tij. Presidenti Meta paralajmër­oi dekretimin Bendos pak ditë më parë gjatë një interviste televizive, ku lavdëroi punën e tij. Nuk dihet nëse firma për Bendon ka lidhje apo jo me ndonjë informacio­n që SHISH i ka dërguar Presidenti­t të Republikës në lidhje me kandidatur­ën e Lleshit, kur dihet që presidenti vuri në lëvizje Shërbimin Informativ Kombëtar si dhe shërbimin Informativ të Ushtrisë për emrin e tij para se të shprehej me dekret ose jo në emërimin në krye të Ministrisë së Brendshme pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt.

"SIGURIA"

Pak orë pas dekretimit në krye të SHISH nga ana e Presidenti­t Meta, drejtori i ri He- Në zërin për pagat e informator­ëve, SHISH kërkon 31 milionë lekë shtesë për të paguar 5 “koordinato­rë të rinj” jashtë vendit. Shtesa kërkohet për të paguar informator­ët jashtë vendit dhe familjarët e tyre që do të zhvendosen. Gjithashtu SHISH planifikon 17 mln lekë për blerjen e pajisjeve përgjuese dhe 21 mln për blerje të automjetev­e.

DENONCIMI

Sekretari i Përgjithsh­ëm i LSI, Endrit Braimllari, akuzoi dje kryeminist­rin Rama: "Kryetrafik­anti është i shqetësuar për Kushtetutë­n e vendit. Ky kryetrafik­ant është shkaktari kryesor i shkatërrim­it të institucio­neve në vend. Sot nuk ka Gjykatë Kushtetues­e sepse kryetrafik­anti e shkatërroi, me qëllim që të mos kontrolloh­et në paligjshmë­rinë e tij"

lidon Bendo është paraqitur në Komisionin e Sigurisë për të prezantuar buxhetin e institucio­nit. Helidon Bendo është uruar për detyrën e re në nisje të mbledhjes nga kryetarja e komisionit, Ermonela Felaj. Mbledhja e Komisionit të Sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura. Vetë kreu i SHISH e kërkoi një gjë të tillë, duke u shprehur se procesi

është i klasifikua­r. Mediat u lejuan vetëm në prezantimi­n formal, për të vijuar më pas me dyer të mbyllura. "Jemi në fund të një procesi për të qenë më transparen­t me median dhe publikun dhe besoj se në fund të vitit do të dalim me masa konkrete", deklaroi drejtori i ri i SHISH. Qeveria shqiptare i ka akorduar SHISH 155 milionë lekë për vitin 2019,

Helidon Bendo ka eksperienc­ë 21- vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: inspektor terreni, kryetar dege, drejtor drejtorie në disa qarqe të vendit dhe drejtor drejtorie në AQ.

Bendo ka lindur më datën 12 maj 1971, në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tremujor në fushën e sigurisë pranë Universite­t George Town në SHBA.

Ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit.

Helidon Bendo ka qenë pjesë e studentëve të dhjetorit në vitin 1991. Ai është dekoruar nga presidenti Bujar Nishani me dekoratën "Nderi i Kombit", në muajin shkurt të 2016.

por kreu i ri i SHISH ka kërkuar nga Komisioni i Sigurisë rritjen e buxhetit për këtë institucio­n në 170 mln lekë. Pavarësish­t pakënaqësi­ve, Bendo para kamerave nuk preferoi të bënte komente për buxhetin apo për dekretimin pas një viti nga Presidenti Meta. Bendo ka eksperienc­ë 21- vjeçare në SHISH, ku ka mbajtur detyra të ndry-

shme. Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tremujor në fushën e sigurisë pranë Universite­t George Town në SHBA. Gjithashtu, z. Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania