Gazeta Shqiptare

Ulnin vitin e prodhimit të makinave që sillnin nga jashtë vendit, arrestohen 3 sekserët

Ekzekutohe­n 5 masa sigurie për doganierë, shpallet në kërkim një tjetër Policia: Vlera e zhdoganimi­t të mjeteve ka qenë më e ulët në vlera monetare

-

Tre persona janë ndalu ar në Durrës për falsi fikim dokumentes­h gjatë operacioni­t të koduar "Silent". Specialist­ët e seksionit për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpuni­m me specialist­ët e hetimit doganor pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Doganave dhe prokurorin­ë e qytetit bregdetar, pas një hetimi disa mujor kanë finalizuar me sukses operacioni­n në fjalë. Sipas bluve, shtetasit e ndaluar janë: Erdi Çena 29 vjeç e Qani Kacmoli 32 vjeç, të dy banues në Durrës në rolin e sekserit; Qani Kacmoli 32 vjeç, në rolin e sekserit si dhe Glodjan Sulaj 35 vjeç, banues në Tiranë, po në rolin e sekserit. Ndërsa, janë ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, të cilët kanë vendosur masat e sigurisë në ngarkim të shtetasve: Kostandin Risto 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë agjent doganor është vendosur masa e sigurisë "Arrest shtëpie"; Mirjan Driza 44 vjeç, banues në Durrës, me detyrë agjent doganor është vendosur masa e sigurisë ' Detyrim paraqitje pranë oficerit të Policisë Gjyqësore'"; Neritan Bablusha 49 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik"; Endrit Pllumbi 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik" dhe Sokol Mehmeti 51 vjeç, banues në Durrës, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik".

Ndërkaq, në ngarkim të një shoqërie tregtare, e cila funksionon­te si agjenci doganore është vendosur masa e sigurisë me karakter ndalues "Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtari­ve të caktuara profesio- nale ose afariste". Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Xh. S. Sipas burimeve policore, personat e mësipërm në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kanë sjellë mjete nga jashtë shtetit në vendin tonë dhe duke falsifikua­r dokumentet kanë ulur vitin e prodhimit dhe i kanë zhdoganuar. Në këtë mënyrë vlera e zhdoganimi­t të mjeteve ka qenë më e ulët në vlerë monetare se vlera normale bazuar në vitin e saktë të prodhimit të tyre. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kontraband­ës me mallra të tjera" e kryer në bashkëpuni­m më shumë se një herë dhe "Falsifikim të dokumentev­e" e kryer në bashkëpuni­m më shumë se një herë.

 ??  ?? Policia e Durrësit
Policia e Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania