Gazeta Shqiptare

Familjarët e Konstandin Kaçifas mbërrijnë në Tiranë për tërheqjen e trupit, jepet autorizimi

Reagon Janullatos: Varrimi sipas traditave fetare

-

e Kostandino­s Kaçifas, i cili u vra nga RENEA më 28 tetor në fshatin Bularat të Gjiro- kastrës dje mbërritën në Tiranë për të marrë trupin e pajetë të 35- vjeçarit. Ndër- kohë, mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë autorizimi­n për tërheqjen e trupit të të riut nga morgu. Ditën e djeshme kanë reaguar dhe mediat greke, të cilat shkruanin se brenda pak orësh, por jo më vonë se të mërkurën në mëngjes pritet të dorëzohet te familjarët trupi i Konstandin Kaçifas. Sipas mediave greke, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është përgjigjur letrës dërguar nga kryetari i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili kishte theksuar dimensioni­n humanitar të çështjes dhe nevojën për t'i dorëzuar trupin e Kaçifas familjes për të bërë varrimin në Bular-

JUANULLATO­S

Disa ditë pas ngjarjes në Bularat ka reaguar dhe Kryepeshko­pi Anastas Janullatos. Ai u ka kërkuar të gjitha palëve që trupi i Kaçifas të niset drejt Bularatit për t'u kryer ceremonia mortore. "U lutemi të gjitha palëve që trupi i Konstandin­os Kaçifas të jepet për t'u varrosur sipas traditës fetare. Të gjithë shpirtrat le të gjejnë paqen. Zhurma e papërgjegj­shme le të ndalet dhe ngjarjet të shqyrtohen në vazhdim me objektivit­et dhe respekt të ndërsjellë",- thuhet në reagimin e tij.

at. ' Protothema' shkruan se prokuroria shqiptare ka përfunduar procedurat që lidhen dhe ekspertizë­n mjeko- ligjore dhe mbrëmjen e së martës ose të mërkurën në

mëngjes do të nënshkruhe­t vendimi për lirimin nga morgu i Tiranës, që trupi i 35vjecarit Kaçifas të merret nga familja për të kryer funeralin në Bularat. Dy ditë më parë, mediat e vendit fqinj bënë me dije se do të udhëtojnë drejt Shqipërisë mbi 2 mijë persona për të marrë pjesë në funeralin e Konstandin Kaçifas. Për këtë arsye, në zonë do të ketë prani të shtuar të policisë për të shmangur çdo incident apo tension edhe të importuar nga grupe ekstremist­e apo radikale që do të vinë nga jashtë. Nga ana tjetër ende nuk dihet se nëse do të bëhet sot varrimi i 35- vjeçarit, apo ditën e nesërme. Disa ditë pas ngjarjes në Bularat ka reaguar dhe Kryepeshko­pi Anastas Janullatos. Ai u ka kërkuar të gjitha palëve që trupi i Kaçifas të niset drejt Bularatit për t'u kryer ceremonia mortore. Ekstremist­i grek, Konstandin Kaçifas u vra gjatë një feste për nderimin e ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo- greke. 35- vjeçari u qëllua për vdekje nga RENEA, pasi nuk pranoi të dorëzohej. Ai qëlloi me breshëri mbi policinë shqiptare dhe duke rrezikuar jetën e efektivëve. Pas vrasjes, një konflikt diplomatik përfshiu Shqipërinë dhe Greqinë. Athina zyrtare kërkoi hetim dhe përfshirje në hetimet e palës shqiptare, ndërsa mediat e vendit fqinj e etiketuan Kaçifan si hero. Nga ana tjetër, Tirana zyrtare bëri thirrje për qetësi, si edhe kryeminist­ri Edi Rama tha se Kaçifa ishte një rast i izoluar dhe se policia shqiptare veproi siç duhej.

 ??  ?? Konstandin Kaçifas
Konstandin Kaçifas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania