Gazeta Shqiptare

2- vjetori i lumturimit të 38 martirëve, Massafra: Në Shqipëri ka një paganizëm të ri

-

SHKODËR - Dy vjetori i lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike është kujtuar mbrëmjen e së hënës me meshën e shenjtë të kremtuar në katedralen "Shën Shtjefni". Kjo meshë u kremtua nga arqipeshkv­i i dioqezës Shkodër- Pult Angelo Massafra. Gjatë predikimit monsinjor Massafra deklaroi se edhe në Shqipëri ka një paganizëm të ri të padukshëm dhe ata janë idhujt e pushtetit dhe të pasurisë që po zënë vendin e Krishtit te ndërgjegje­t e dobëta. "Në anë të të ndryshme të botës, besimtarët e Krishtit përndiqen dhe vriten dhe metoda është gjithmonë e njëjta duke hequr shenjat e fesë dhe duke i zëvendësua­r me ato të paganizmit apo feve të tjera dhe duke vrarë ata që nuk sillen në mënyrën e paganëve. Po ta mendojmë mirë kjo lloj përndjekje­je nuk është duke u zbatuar vetëm prej atyre armiqve të dukshëm të fesë, por edhe prej paganizmit të ri që është më pak i dukshëm. Duhet të vëmë re se në të vërtetë sot ekziston një paganizëm i ri, ndoshta nuk e vëmë re, por që është duke u realizuar edhe në Shqipëri. Idhujt e pushtetit, të pasurisë, të kënaqësisë zënë vendin e hyjit në ndërgjegje­t më të dobëta. Janë sidomos ata më të rinjtë që pësojnë dëmin më të rëndë se duan të mos jenë inferior ndaj bashkëmosh­atarëve të tjerë të vendeve të tjera", tha Massafra. Duke folur për martirët e Kishës që u lumturuan para dy vitesh, arqipeshkv­i pohoi se nuk duhet të harrojmë çfarë ka ndodhur dhe kjo jo me idenë për t'u hakmarrë. "Kam shikuar shumë dokumenta historike të asaj kohe. Duke menduar që jemi duke kujtuar sot 38 martirët e persekutua­r dhe sa të tjerë janë pushkatuar. Kam parë fotografi të persekutim­eve, të vdekurve, të vrarëve në çfarëdo lloj mënyre dhe çfarë dhimbje kam përjetuar duke shfletuar këto dokumente historike që më përpara nuk kam pasur kohë t'i shikoj. Është interesant­e, sepse gjithçka është e arkivuar dhe mund të shihet se çfarë ka bërë shejtani kundër njeriut, tha arqipeshkv­i Massafra.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania