Gazeta Shqiptare

I dyshuari si "killer" me pagesë: Nuk kam lidhje me vrasjen e Emiliano Boçit

30- vjeçari po hetohet për vrasje të tjera në Tiranë, Elbasan e qytete të tjera Policia: Kemi prova. Ja si lëvizte Hektor Xheçuka në itinerarin Shqipëri- Kosovë, Maqedoni- Greqi

-

Nuk kam lidhje me vrasjen e Emiliano Boçit, kërkoj avokat". Kështu është shprehur para hetuesve të çështjes Tori ( Hektor) Xheçuka, i cili dyshohet të jetë një nga autorët e vrasjes së 32- vjeçarit Emiliano Boçi dhe plagosjes së shokut të këtij të fundit, Melvin Disha në Tiranë më 14 janar të këtij viti. Një ditë pas kapjes së 30- vjeçarit me origjinë nga Burreli dhe me banim në kryeqytet, janë bardhur detaje të reja nga policia, e cila e konsideron atë si një ndër vrasësit më të rrezikshëm me pagesë në Shqipëri. Mësohet se Xheçuka u prangos në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës tek kufiri i gjelbër, teksa ishte duke udhëtuar nga Greqia në Shqipëri, ndërsa nuk kishte asnjë send të paligjshëm me vete. Policia i sekuestroi 2 telefona, të cilëve po u kryhet ekspertiza. I arrestuari nuk e ka pranuar akuzën para policisë, ndërsa ka pohuar se, "nuk kam lidhje me ngjarjen". Ai ka kërkuar avokat dhe nuk ka pranuar të pyetet më tepër nga oficerët e policisë. Ndërkaq, burimet e mësipërme sqaruan se gjatë kësaj kohe Xheçuka ka jetuar në një banesë me qira në zonën e "21 Dhjetorit". I cilësuar si "killer", Hektor Xheçuka lëvizte shpesh në itinerarin Shqipëri- KosovëMaqe­doni dhe Greqi. Madje, në shumë raste ai kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, duke mos u regjistrua­r në sistem. Ndërkaq, burime nga policia e kryeqyteti­t dje bënë me dije se pas 6 muajsh hetime, kanë në dorë prova shkencore që e lidhin Tori Xheçukën si vrasësin me pagesë të Emiljano Boçit. Ende nuk dihet kush e porositi këtë vrasje dhe sa është shuma që u pagua. Ekspertët po i këqyrin telefonat, pasi 30vjeçari dyshohet si autor edhe i disa vrasjeve të tjera në Tiranë, por edhe në qytete të tjera. Burime konfidenci­ale nga dikasteri i Rendit thanë se "vrasësi me pagesë",

Hektor Xheçuka dyshohet se kishte lidhje me grupin e Emiljano Shullazit. Deri më tani janë gjetur prova që ai komunikont­e me këtë grup kriminal. Një tjetër ngjarje për të cilën po hetohet i riu nga Burreli është vrasja e Ajet Zeqajt. Ngjarje kjo e

ndodhur në mars të vitit 2016 në ish- Bllok. Ajet Zeqaj u qëllua pas shpine disa herë, duke mbetur i vdekur në vend. Pas kësaj ngjarjeje u përfol për një vrasës me pagesë, ndërsa policia po punon për të verifikuar nëse 30vjeçari i arrestuar qëlloi

edhe Ajet Zeqajn. Gjithashtu, Tori Xheçuka po hetohet edhe për lidhje me një grup kriminal në Elbasan. Nga këqyrjet që i janë bërë deri më tani celularit të tij, rezulton se ai ka komunikuar me anëtarë të familjes Çapja, konkretish­t me Florenc Çap-

jan. Nisur nga ky fakt, policia është duke hetuar edhe për disa vrasje që kanë ndodhur në Elbasan, nëse janë kryer nga Hektor Xheçuka, pasi nga bisedat e gjetura në celularin e tij rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje si vrasës me pagesë.

 ??  ?? I arrestuari Tori ( Hektor) Xheçuka
I arrestuari Tori ( Hektor) Xheçuka
 ??  ?? Viktima Emiliano Boçi
Viktima Emiliano Boçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania