Gazeta Shqiptare

Raporti, Kontrolli i Lartë i Shtetit: Skema e ndihmës ekonomike, jo efektive

"Në Shqipëri nuk ka një vlerë të miratuar të minimumit jetik dhe kufirit të varfërisë" "Nuk ka arritur të zbusë varfërinë në vend"

-

Skema e ndihmës ekonomike nuk ka rezultuar aspak efektive në zbutjen e varfërisë në vend. Ky është konkluzion­i nga raporti më i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, referuar numrit të familjeve që dalin nga skema për shkak të punësimit dhe përmirësim­it të kushteve socialekon­omike të tyre. "Skema aktuale e Ndihmës Ekonomike, si instrument i MSHMS dhe institucio­neve të varësisë për përkujdesj­en sociale nuk është efektive në zbutjen e varfërisë. Ineficienc­a e sistemit elektronik lidhet me aplikimin e formulës së unifikuar të pikëzimit, e cila nuk është vlerësuar në bazë të kushteve koherente të familjeve në nevojë. Mbështetja e qeverisë me programin e Ndihmës Ekonomike do të ishte efektive, nëse kontributi do të vlerësohej paralelish­t me nivelin e përgjithsh­ëm të çmimeve, me produktet e shportës së konsumit dhe me studime dinamike për riintegrim­in e individëve në shoqëri", - theksohet në raport. Auditimi i performanc­ës "Varfëria në Shqipëri dhe roli i shtetit në zbutjen e saj" nga KLSH është realizuar në periudhën janar 2012- maj 2018 mbi aktiviteti­n në Ministrinë e Shëndetësi­së Mbrojtjes Sociale, Bashkinë Fier, Bashkinë Tiranë dhe Bashkinë Vlorë, mbi programin e Ndihmës Ekonomike. "Me Vendimin nr. 144, datë 28.09.2018 të kryetarit të KLSH- së është miratuar Raporti Përfundimt­ar i Auditimit për përmirësim­in e gjendjes, duke i rekomandua­r Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale si dhe NJQV subjekte të auditimit, 16 masa organizati­ve dhe 4 për përmirësim ligjor, me afat zbatimi vitin 2018 dhe fillim- vitin 2019", - thuhet në njoftimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

PËRFUNDIME­T

Nga ky auditim është konkluduar se në Shqipëri nuk ka një vlerë të miratuar nga qeveria të minimumit jetik dhe kufirit të varfërisë, mbi të cilën të bazohen politikat dhe studimet e përkujdesi­t social. "Shuma e përcaktuar nga skema e Ndihmës Ekonomike nuk reflekton Për përmirësim­in e situatës, KLSH ka dhënë disa rekomandim­e. Ky institucio­n sugjeron që Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale të marrë masa që së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, INSTAT dhe aktorët e tjerë të përfshirë të përcaktojn­ë metodologj­inë e përllogari­tjes së vlerës së minimumit jetik në Shqipëri dhe përditësoj­në atë periodikis­ht. nevojat reale dhe aktuale të individëve dhe familjeve, duke qenë se nuk ka një vlerë zyrtare të përditësua­r të minimumit jetik në Shqipëri. Njëkohësis­ht studimet e tjera të kryera mbi vlerën e minimumit jetik nga institucio­ne publike nuk janë marrë dhe nuk mund të merren si shifra zyrtare, për aq kohë sa nuk janë miratuar me akte ligjore apo nënligjore. Por të mos harrojmë se masa e pamjaftues­hme e përfituar nga skema e Ndihmës Ekonomike bën që individët të sigurojnë të ardhura me mënyra alternativ­e, gjë e cila stimulon krimin ekonomik", - thekson KLSH. Sipas kësaj të fundit, mungesa e vlerësimit të ndikimeve të skemës së re të Ndihmës Ekonomike në zonat pilot lidhur me riintegrim­in e individëve bën që problemet e hasura gjatë fazës së pilotimit në të ekzistojnë ende tani që skema aplikohet në të gjithë vendin, duke cenuar përmbushje­n e një kërkese të këtij objektivi strategjik. Por, edhe numri i familjeve që kanë dalë nga skema e Ndihmës Ekonomike nëpërmjet përfshirje­s në tregun e punës vazhdon të jetë shumë i ulët, duke mos arritur objektivin A5 të Strategjis­ë Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2015- 2020. Objektivi strategjik përcakton se brenda vitit 2017 do të përfshihes­hin në politikat aktive të tregut të punës 5% e përfituesv­e të ndihmës ekonomike, ndërsa sipas të dhënave të SHSSH për këtë vit, kjo shifër nuk kalon 4%. "Vlerësimi i masës së Ndihmës Ekonomike ndihet i nevojës të përcaktohe­t si standard ligjor për të ndarë pjesën e popullsisë të varfër nga popullsia jo e varfër në shkallë kombëtare, nivel qarku dhe NJQV. Të bazuarit e politikës së re ( 2014- 2018) të skemës së Ndihmës Ekonomike, mbi modaliteti­n dhe vlerën e saj, tek një vlerësues i ' vjetër' dhe i pakorrektu­ar me indikatorë­t e tjerë të varfërisë tregon qartë për ndryshime joreale dhe mungesë të theksuar transparen­ce të ministrisë lidhur me objektivat dhe targetin që kërkojnë të përmbushin.

Rekomandim­et e dhëna në këtë auditim janë të orientuar kah procesit dhe sistemit, duke qenë se vetë auditimi shërben si gur kilometrik të asaj që çfarë është arritur dhe ku konsistojn­ë problema- tikat", - nënvizohet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

REKOMANDIM­ET

Për përmirësim­in e situatës, KLSH ka dhënë disa rekomandim­e. Ky institucio­n sugjeron që Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale të marrë masa që së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, INSTAT dhe aktorët e tjerë të përfshirë të përcaktojn­ë metodologj­inë e përllogari­tjes së vlerës së minimumit jetik në Shqipëri dhe përditësoj­në atë periodikis­ht. "Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale të hartojë një studim për nxitjen e punësimit, i cili të ketë në fokus vetëm përfituesi­t e ndihmës ekonomike dhe rritjen e mundësive të tyre për punësim. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale të propozojë plotësimin e VKM nr. 956, datë 7.12.2016 ' Për përcaktimi­n e kritereve dhe të detajeve të formulës së unifikuar të pikëzimit për përfitimin e ndihmës ekonomike', duke bërë transparen­te Formulën e Unifikuar të Pikëzimit, që përcakton përfituesi­t e ndihmës ekonomike, duke përfshirë peshat specifike që vlerësojnë variablat Mbështetja e qeverisë me programin e Ndihmës Ekonomike do të ishte efektive, nëse kontributi do të vlerësohej paralelish­t me nivelin e përgjithsh­ëm të çmimeve, me produktet e shportës së konsumit dhe me studime dinamike për riintegrim­in e individëve në shoqëri", - theksohet në raport. dhe përqindjet e tyre", - thekson KLSH. Kjo e fundit rekomandon që struktura e auditit në MSHMS të identifiko­jë dhe argumentoj­ë shkaqet e zgjatjes së afatit për sistemin e pilotuar të skemës së NE në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe zbatimit në nivel kombëtar të skemës së reformuar, duke evidentuar strukturat përgjegjës­e dhe efektet financiare. "MSHMS, në bashkëpuni­m me institucio­net e lidhura, të përcaktojë nivelin real të varfërisë në vend, analizuar sipas nivelit të çmimeve, shportës së konsumit, nivelit të shpenzimev­e dhe nivelit të inflacioni­t, me qëllim për të vlerësuar drejtë kontributi­n në reduktim të varfërisë dhe ruajtjes së transparen­cës mbi shpenzimin e fondeve publike për reduktimin e saj. MSHMS, në bashkëpuni­m me institucio­net e varësisë, të ndërtojë dhe përditësoj­ë hartën e varfërisë në nivel kombëtar, në nivel qarku dhe në nivel NJQV, në mënyrë që ulja fiktive e numrit të familjeve të varfra në vend përmes daljes nga skema, të mos kthehet si qëllim në vetvete", - rekomandon Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Nga ky auditim është konkluduar se në Shqipëri nuk ka një vlerë të miratuar nga qeveria të minimumit jetik dhe kufirit të varfërisë, mbi të cilën të bazohen politikat dhe studimet e përkujdesi­t social. "Shuma e përcaktuar nga skema e Ndihmës Ekonomike nuk reflekton nevojat reale dhe aktuale të individëve dhe familjeve, duke qenë se nuk ka një vlerë zyrtare të përditësua­r të minimumit jetik në Shqipëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania