Gazeta Shqiptare

Universite­ti "Luarasi", leksion i hapur mbi figurën e Presidenti­t John Kennedy

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Mateo Spaho: Ne ofrojmë praktikat më të mira për karrierën Pedagogu Evarist Beqiri: Formojmë profesioni­stë të suksesshëm

-

Universite­ti "Luarasi" vazhdon të ndjekë tra ditën e zhvillimit të leksioneve të hapura duke ofruar eksperienc­at më të mira për studentët. Këtë të martë, në Fakultetin Ekonomik pranë këtij institucio­ni arsimor elitar, pedagogu dr. Evarist Beqiri, diskutoi me studentët mbi figurën e presidenti­t amerikan, John Kennedy. Në një orë interaktiv­e, studentët nën praninë e pedagogut të Luarasit, trajtuan disa nga aspektet e lidershipi­t të kësaj figure të njohur në mbarë botën. Pedagogu i "Luarasi- t" Evarist Beqiri tregon se tema e trajtuar është tejet interesant­e e ndërgjegjë­son studentët mbi disa vlera që do t'u shërbejnë për të ndërtuar institucio­ne demokratik­e. Ai shton se modele të tilla ndihmojnë në formimin e profesioni­stëve të suksesshëm në të ardhmen. "Sot ( dje) ne zhvilluam një leksion të hapur lidhur me figurën e presidenti­t amerikan, John Kennedy. Trajtuam disa aspekte të lidershipi­t të tij dhe trashëgimi­së që ai ka lënë. Duke sjellë personazhe të këtij kalibri, duke i sjellë afër auditorit dhe afër studentëve, mendoj se japim një kontribut sado modest për t'i ndërgjegjë­suar për disa vlera. Jepen edhe disa mesazhe me shumë vlerë sa i takon gjërave që ne duhet të kemi parasysh në jetën e përditshme, në sektorin ku ne punojmë për të qenë sa më të suksesshëm të jetë e mundur",- theksoi Beqiri.

PRAKTIKAT

Dekani i Fakultetit Ekonomik në "Luarasi", Mateo Spaho thekson se universite­ti ofron edhe njëherë praktikat më të mira. Ai shton se synimi kryesor i Luarasit është të ndërtojë një karrierë drejtuese për studentët e tij duke i afruar sa më pranë tregut të punës. "Universite­ti "Luarasi" është një dritare e hapur mbi çfarë ndodh në botë, pra përtej orëve normale të leksionit, ne kemi edhe leksione të hapura me të ftuar nderi. Ato që janë praktikat më të mira apo ngjarjet më të rëndësishm­e i shpjegojnë studentëve dhe i "Duke sjellë personazhe të këtij kalibri, duke i sjellë afër auditorit dhe afër studentëve, mendoj se japim një kontribut sado modest për t'i ndërgjegjë­suar për disa vlera. Jepen edhe disa mesazhe me shumë vlerë sa i takon gjërave që ne duhet të kemi parasysh në jetën e përditshme, në sektorin ku ne punojmë për të qenë sa më të suksesshëm të jetë e mundur",theksoi Beqiri. "Universite­ti "Luarasi" është një dritare e hapur mbi çfarë ndodh në botë. Objektivi i universite­tit "Luarasi" është që të ndërtojë një karrierë për studentët e tij, që të jetë një karrierë drejtuese, një karrierë në menaxhim, një karrierë në drejtimin e institucio­neve, qofshin këto të fundit, private apo publike",shprehet dekani i Ekonomikut në "Luarasi".

sqarohet se çfarë ka ndodhur; e si pasojë studentët kanë mundësi që të marrin këtë eksperienc­ë. Objektivi i universite­tit "Luarasi" është që të ndërtojë një karrierë për stu-

dentët e tij, që të jetë një karrierë drejtuese, një karrierë në menaxhim, një karrierë në drejtimin e institucio­neve, qofshin këto të fundit, private apo publike",- shprehet dekani

i Ekonomikut në "Luarasi", Mateo Spaho. Përgjatë gjithë vitit akademik, universite­ti "Luarasi" do të vijojë me leksionet e hapura nga ekspertët më të mirë në treg. Ofrimi i praktikave të tilla bashkëkoho­re synon formimin e liderëve të së ardhmes.

TRADITA E LEKSIONEVE TË HAPURA

Rreth dy javë më parë, studentët e fakultetit ekonomik në universite­tin "Luarasi" kanë pasur mundësinë të jenë pjesë e një leksioni të hapur të mbajtur nga një ekspert i shquar amerikan. Gjatë kësaj ore, Scott Sorrell, profesor në California State University i ka shpjeguar konkretish­t studentëve sesi të ndërthurin praktikën me teorinë për të qenë konsulentë të suksesshëm biznesi në të ardhmen. Studentët e Ekonomikut në Luarasi kanë mësuar, gjithashtu, sesi të bëjnë një punë sa më të vlefshme, të arrijnë t'i japin klientit çmimin më të lartë dhe në fund ai të ngelet sërish klienti i tyre besnik. Scott Sorrell është një nga konsulentë­t më të mirë në shumë kompani biznesi, me përvoja dhe praktika akademike të shkëlqyera. Ai shprehet tejet i kënaqur që ishte pjesë e leksionit të hapur në universite­tin Luarasi, të cilin e vlerëson si një institucio­n madhështor. "Unë jam Scott Sorrell dhe në botën e biznesit më quajnë "Zotëria që ngarkon çmimet më të larta" sepse unë iu bëj konsulencë kompanive sesi të vendosin çmime të larta dhe në fund klientët të ngelen të kënaqur dhe të thonë faleminder­it. Gjithashtu, unë jam profesor në California­n State University në të cilin ka 40 mijë studentë dhe unë jap mësim në Marketing. Jam në universite­tin Luarasi pasi dëshiroj të ndaj dijet e mia, njohuritë e mia dhe dashurinë time me studentët. Unë i dua studentët dhe dëshiroj të kem impakt në jetët e tyre për të bërë ndryshime të mëdha, dhe jo vetëm në fushën e biznesit, por edhe në zemrat e tyre. Kur dëgjova që këtu ka shumë studentë që kanë nevojë të dëgjojnë një mesazh të mirë rreth marketingu­t, biznesit dhe jetës, isha i emocionuar dhe i gatshëm për ta bërë këtë. Dua të theksoj se u impresiono­va nga ky universite­t, nga godina, nga pastërtia, dhe më bëri përshtypje pasi është i ndritshëm dhe i mbajtur në kushte shumë të mira. Është një universite­t madhështor me studentë të mrekullues­hëm që na pritën me buzëqeshje. Edhe stafi pedagogjik më mirëpriti, dhe nuk kisha ndjesinë sikur isha në një shkollë, por u ndjeva më shumë pjesë e një familjeje",tha Sorrell. Shefja e Departamen­tit të Administri­m - Biznesit në "Luarasi", dr. shk. Aelita Mani tregoi se leksionet e hapura me ekspertë të huaj janë praktikë e eksperimen­tuar edhe më parë në këtë universite­t elitar. Kombinimi i teorisë me praktikën është mënyra më e mirë për të përgatitur konsulentë ekspertë në fushën e biznesit. Nëpërmjet praktikave të tilla, Luarasi vazhdon të mbetet një ndër liderët e arsimit të lartë në vend duke sjellë përvojën më të mirë ndërkombët­are pranë studentëve e duke prezantuar modele suksesi që i japin më shumë guxim e orientim për të ardhmen.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania