Legalizimet, lista me përfituesit në Tiranë
ALUIZNI publikon emrat e rinj. Procedurat për marrjen e tapisë ndiqen nga Agjencia 1200 familjet që marrin lejen në të 11 minibashkitë e kryeqytetit
ALUIZNI publikon listën me 1200 pronarët që kanë gati lejen e legalizimit në qarkun Tiranë. Sipas ALU IZNI, të gjithë personat që gjejnë emrin në listat e afishuara duhet të paraqiten pranë Drejtorisë për të tërhequr lejen. Bazuar te ndryshimet e fundit ligjore, qytetari duhet të marrë një kopje për të vërtetuar përmbarimin e procesit të legalizimit. Ndërsa, lidhur me procedurën vijuese për regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ajo do të bëhet nga Agjencia.
Procedurat për marrjen e tapisë janë ndjekur nga ALUIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë, por përfituesit duhet të shkojnë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të aplikojnë për tapinë. Pas ndryshimeve të fundit ligjore, qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesit të legalizimit, por gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit, dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuara në këtë pikë, të cilat, për shkak të përmasave ose konfiguracionit nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim.