Gazeta Shqiptare

Ndahen sërish? Luana dhe Krenari na ngatërrojn­ë me këtë detaj

-

ritje jo të vogël për moshën tuaj. Ku e shihni veten pas disa vitesh? Për ku aspironi? Aspiroj të punoj në parlamenti­n Flaman dhe një ditë të punësohem në Kombet e Bashkuara. Nëse politika nuk më shkon sipas planit, dëshiroj të bëhem profesores­hë e shkencave sociale. Përse pikërisht zgjodhët të ishit ambientali­ste në mbrojtjen e të drejtave në këtë fushë? Jam një person që e vlerëson shumë drejtësinë dhe barazinë. Stili i jetës sonë është i pashëndets­hëm për ambientin. Tani edhe po flitet për "the sixth mass extinction". A jeni ndjerë ndonjëherë e diskriminu­ar në Belgjikë për faktin se jeni refugjate? Jo, nuk jam ndjerë kurrë e diskriminu­ar, sepse pata fatin të mos dallohem nga shoqëria belge. Por e kam vërejtur që shumë të tjerë kanë pasur të bëjnë me diskrimini­m. Për këtë arsye dua t'u tregoj të gjithëve se edhe unë jam e huaj si të gjithë të huajt, por vetëm sepse më kanë trajtuar ndryshe, më dhanë disa mundësi të cilat të tjerët nuk i morën kurrë. Për këtë arsye edhe insistoj që të më portretizo­jnë si kosovare dhe jo si belge. Jeni lindur në Gjilan, por jeni larguar që në moshën 3- vjeçare. A mendoni të riktheheni në vendlindje e të kontribuon­i në anën politike të saj? Nuk mendoj të kthehem për momentin, por jam e gatshme të bëj bashkëpuni­me me rininë dhe organizata shqiptare. Kosova dhe Shqipëria shumë shpesh portretizo­hen në mënyrë negative dhe unë dua t'i theksoj gjërat pozitive në Kosovë, duke investuar në projekte pozitive. Cilat janë pasionet e Denizës jashtë politikës? Shkrimin dhe leximin e kam pasion, sepse është pjesë e imja. Më pëlqen muzika, teatri dhe arti. Në kohën e lirë kam dëshirë të shëtis në natyrë apo në një vend të qetë. Edhe pse jetoni prej 20 vitesh në Belgjikë, ju nuk e keni harruar prejardhje­n dhe gjuhën tuaj. Cili është zakoni që ruani me më fanatizëm në shtëpi? Muzika dhe ushqimi shqiptar. Për familjen tonë ka qenë e rëndësishm­e që në shtëpi të jemi shqiptarë dhe jashtë shtëpisë të mos dallojmë nga banorët belg. Mund të them që gjuha është pika e dobët në shtëpinë tonë, sepse që kur ishim të vegjël, prindërit insistonin që të flisnim shqip ngaqë kishin frikë se mos ne e harronim gju- hën. Përmes leximit të librave shqip dhe shkrimit e letrave për familjen në Kosovë arritëm që të mos e harrojmë gjuhën e nënës. Cili është personi që ju frymëzoi të ndërmerrni­t hapa të tilla në politikë? Babi ishte idhulli dhe fansi im më i madh, i cili më përkrahi në çdo ide që pata. Sado e çmendur që ishte ideja, ai më përkrahu. Ëndrra jonë e përbashkët ishte politika dhe parlamen- ti dhe kështu hapi i parë u hodh. Së fundmi, nëse do të ishit pjesë e politikës së vendit tuaj, çfarë do të dëshironit të ndryshonit? Do organizoja një konferencë me të rinjtë dhe do i pyesja se çfarë frike, çfarë ëndrre kanë dhe si mund t'i ndihmoja unë si politikane. Do i dëgjoja më shumë dhe do investoja më shumë për gjeneratat e reja, sepse ato janë e ardhmja jonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania