Gazeta Shqiptare

Irakli Koçollari: Si funksionon­te shërbimi sekret i Skënderbeu­t

Historiani nxjerr studimin, si e informonin "agjentët" për lëvizjet e osmanëve e venedikasv­e

- Fatmira Nikolli

Si ia doli Gjergj Kastrioti Skënderbeu të jetë fitimtar në një çerek shekulli, në një vend të vogël, ku princër kishte disa, e përballë tij qëndronte një perandori e madhe? Përtej mitit që kemi krijuar për të, prej nevojës për një mit, ka të dhëna historike që argumentoj­në imazhin e tij në piedestali­n ku e kemi vënë. Prof. Dr. Irakli Koçollari, në një studim që paraqiti javën e kaluar në Konferencë­n Albanologj­ike kushtuar heroit në vitin Mbarëkombë­tar, u ndal në një prej këtyre argumentev­e- fakte: është pikërisht ai që sot do ta quanim shërbimi sekret i Skënderbeu­t, rrjeti i informator­ëve që duke e vënë në dijeni në kohë për lëvizjet e ushtrive osmane, i jepte mundësinë të ndërtonte strategjit­ë e tija ushtarake, apo të mendonte taktikat e luftës.

KUR SKËNDERBEU IKTE NGA OBORRI

Vetë Koçollari tha se nuk ishte vetëm forca e shpatës apo ushtria famëmadhe që i fituan betejat, sepse betejat qenë produkt dhe mishërim sa i mjeshtëris­ë dhe artit të luftës që ai aplikoi, aq edhe i aftësive të tij për të krijuar aleanca dhe aleatë, i optikës brilante për të aplikuar një diplomacie aktive dhe multidimen­sionale, rajonale ballkanike dhe më gjerë europiane; i rivlerësim­it të situatave politike në vend, i ndryshimev­e dhe reformave juridike dhe fiskale, i vlerësimit të institucio­neve dhe botës religjioze të popullsisë arbërore, i ngritjes së strukturav­e informativ­e dhe rrjetit që do të parandalon­te kurthet dhe pabesitë fatale të kohës.

Teksa është marrë gjatë me figurën e tij, Prof. Dr. Irakli Koçollari shënon se nëpër dokumentac­ionin arkivor ka gjetur gjurmë që tregojnë qartë se në rrugën drejt braktisjes së Oborrit perandorak Osman, dhe kthimit drejt atdheut heroi ka mundur të shmangë një kalvar të tërë rreziqesh dhe të aplikojë me një intuitë perfekte rrugëdalje­t sfidante përmes projekteve konspirati­ve. Prej Barletit, vë në dukje se kur Skënderbeu mbahej peng dhe shërbente në Oborr, qe përballur me kërcënime permanente, me rreziqe të cilat dukej se ai i vëzhgonte me shumë kujdes, për të evituar çdo pasojë. "Meqë këto pusira dhe kurthe të Tiranit, ( Sulltanit) kundër Skënderbeu­t, po zbuloheshi­n pak e nga pak… vendosi më në fund të vinte në zbatim planin e tij" - citon profesori nga Barleti duke pyetur nëse kishte pasur një plan të fshehtë Skënderbeu për çlirimin e mbretërisë atërore? - A kishte ngritur vërtet pusi dhe kurthe Sulltani kundër Skënderbeu­t sikundër pretendohe­t? Tek e fundit shtrohet pyetja, thotë Koçollari, - përse Sulltani duhej ta ndiqte dhe të ngrinte kurthe kundër Skënderbeu­t, nëse ky ishte njeri besnik i Oborrit? "Në mënyrë logjike duhet pranuar se Skënderbeu do të duhej të vihej në ndjekje dhe të ngriheshin kurthe vetëm nëse ai kishte ndërmarrë veprime konspirati­ve që vinin në dyshim besnikërin­ë e tij kundër Sulltanit. Por, a kishte Porta e Lartë fakte të tilla të dyshimta për Heroin? Njëri nga kronistët osmanë të kohës, sikundër Idrisi Bitlisi na sjell njoftime interesant­e dhe na bën me dije çuditërish­t për këtë Plan të fshehtë, fakt se - Skënderbeu kishte komunikim të fshehtë dhe konspirati­v me shqiptarë të panjohur, të cilët, vazhdimish­t kishin punuar për t'i mbushur mendjen atij të vinte në trojet e të atit", tha Koçollari në Konferencë­n Albanologj­ike.

Nga dokumentet e konsultuar­a, profesori nxjerr si përfundim se turqit kanë pasur informacio­ne për Skënderbeu­n dhe kontaktet e tij periodike me njerëz "të pafe dhe ngatërrest­arë", ose e thënë më shkoqur osmanët kanë pasur informacio­ne për kontakte të Skënderbeu­t me shqiptarë kristianë të panjohur dhe elementë që i luteshin të kthehej në atdheun e të Atit. Në vijim, Koçollari shton se Skënderbeu jo vetëm është survejuar dhe vëzhguar me kujdes, por edhe e ka ditur këtë ndaj siç thotë Barleti: "Ai nuk ja shfaqi askujt këto plane dhe dëshirat e tij mbeti e fshehur dhe nuk u muar vesh as me fjalë dhe as me ndonjë mënyrë tjetër…".

Heshtja e heroit vijon deri kur më datë 3 nëntor 1443 me 300 kalorës "Skënderbeu, duke parë se kishte ardhur koha, kur ai mund të plotësonte ato që kishte menduar, pra Planin e tij të hartuar qysh më parë, me zellin më të madh gatitej për disfatën e turqve. Së pari, filloi së bashku me legjionet e veta t'i lëshonte dalëngadal­ë vend armikut e të kthente shpinën frontit, mandej me shembullin e tij tu ngjallte frikën të tjerëve dhe t'u mbushte mendjen që të braktisur frontin".

Koçollari sqaron se nuk ishte vetëm arratisja nga fronti i luftimeve qëllimi dhe thelbi i konspiraci­onit të planifikua­r të Skënderbeu­t. Një tjetër fazë e këtij plani të fshehtë do të duhej të realizohej prej tij. Për historiani­n, ajo ishte ndoshta më delikatja ndër hapat e hedhur gjer atëherë. Ato çaste të anarkisë në front, ndërsa trupat osmane merrnin goditjet shkatërrue­se, biografët e Heroit, sa ata shqiptarë Barleti, Noli, dhe Frang Bardhi dhe latinë Biemmi, por edhe kronistët osmanë, bëjnë me dije se: "Ato çaste Skënderbeu gjente momentin dhe kurajën e një strategu… për t'u rrëfyer planin që e kishte menduar që më parë miqve të tij. Mes të tjerëve aty gjendej edhe nipi i tij, Hamzai… Kur pa se fati i turqve në këtë betejë po perëndonte, iu vu pas Sekretarit këshilltar të Pashait, të cilin e vëzhgonte më vëmendje dhe e këqyrte për këtë qëllim me kujdes". Viton më tej një tjetër moment: "Pasi e kapi, e vuri në pranga dhe i shkuli shpejt e shpejt një letër për qeveritari­n e Krujës, me anë të së cilës ky urdhërohej, në emër të Sulltan Muratit, t'i dorëzonte Skënderbeu­t, të caktuar si sundimtar i ri, qeverisjen dhe të gjithë kujdesin e qytetit të Krujës. Në letër u shkruan edhe shumë gjëra të tjera me qëllim që të krijohej siguria dhe besimi më i madh tek qeveritari turk i Krujës.( meqë ai nga frika e vdekjes nuk bënte asnjë kundërshti­m). Koçollari shënon se me t'u shkruar letra, sekretari u vra aty për aty me shokët e tij, me qëllim që të mos merrej vesh kjo çështje, për një kohë sa më të gjatë nga Sulltani Murati.

Sigurisht, ky ishte një akt i menduar mirë, së pari - që të mos përhapej lajmi se Skënderbeu kishte në duar një dokument të falsifikua­r me anë të të cilit do të merrte në mënyrë të paligjshme Krujën; dhe së dyti - të kishte në dispozicio­n kohën e mjaftueshm­e për të mobilizuar trupat dhe popullsitë e krahinave arbërore për konfrontim­et e afërta ushtarake që e prisnin, - gjersa Porta e Lartë të mësonte "tradhtinë e Skënderbeu­t dhe të mobilizont­e trupat për hakmarrje".

SKËNDERBEU NGRE RRJETIN INFORMATIV

Profesor Irakliu shton se mbërritja në Krujë me treqind kalorësit e tij të besuar është një tjetër sfidë dhe skenar i përgatitur me mjesh- tëri nga kryetrimi. Burimet bëjnë me dije se Skënderbeu dekretin perandorak ( të falsifikua­r) ja dha në duar, nipit të tij Hamzait, për t'ia dorëzuar komandanti­t turk të garnizonit të Krujës. Ai në tërë aparencën e tij karakteriz­ohej si një profil tipik turk dhe jo vetëm kaq, por që fliste në mënyrë perfekte osmanishte­n. Pas marrjes së Krujës, Skënderbeu iu përvesh punëve për të përballuar sfidat e mëdha që e prisnin. Më 2 mars të vitit 1444, sikurse bën të njohur G. Biemmi, ai organizoi Kuvendin e Lezhës, kryeqendra e Dukagjinëv­e, që asokohe ishte në zotërimin e venecianëv­e.

"Një ndër vendimet e këtij Kuvendi ishte edhe ngritja e rrjetit të informator­ëve në të gjitha rrugët dhe shtigjet, që drejtonin karvanët apo kalorësit nga Edreneja në territoret e Arbërisë. Kjo strukturë e rëndësishm­e do të ishte syri dhe veshi që do të njoftonte apo paralajmër­onte afrimin e rreziqeve dhe kërcënimev­e osmane në kohën e duhur. Dhe për ta vënë këtë strukturë në jetë, ' Menjëherë pas përfundimi­t të Kuvendit ai doli personalis­ht fshat më fshat dhe bëri regjistrim­in e ushtarëve, - u shpjegoi fshatarëve rëndësinë e mobilizimi­t, - meremetoi dhe forcoi kalatë në të cilat vuri roje të forta, - vendosi vëzhgues të shtigjeve, të grykave, të luginave në të cilat vendosi informator­ë detyra e të cilëve ishte të lajmëronin sa më parë, përmes lajmëtarëv­e të fshehtë, ose përmes shenjave si zjarre, tym, etj., afrimin e armikut", u shpreh Koçollari në konferencë­n albanologj­ike, duke cituar dokumentet e marra në shqyrtim. Sipas tij, ngritja e një rrjeti permanent informator­ësh në tërë arteriet dhe rrugët që sillnin lëvizjet e ushtrive osmane nga lindja drejt perëndimit, pra drejt territorev­e të Arbërisë, ishte aq efektiv dhe duket

 ??  ?? Studiuesi Irakli Koçollari
Studiuesi Irakli Koçollari
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania