Gazeta Shqiptare

MARRËVESHJ­A E FSHEHTË

-

se funksionoi aq saktësisht, sa në të tëra fushatat ushtarake që ndërmori Perandoria Osmane kundër Skënderbeu­t, të gjitha u paragoditë­n para se ato të hynin në territoret e Arbërisë. Asnjëra prej tyre - tha Irakli Koçollari - nuk mbërriti në muret e Krujës apo në destinacio­nin e përcaktuar si fushëbetej­ë pa marrë ndëshkime të rënda përpara mbërritjes në këto anë. Të gjitha këto, Koçollari ia atribuon informacio­nit të saktë që kishte kryetrimi prej rrjetit të tij informativ.

BETEJA QË U FITUA NGA INFORMACIO­NI

Vetëm tre muaj pas Kuvendit të Lezhës, në qershor të vitit 1444, Skënderbeu do të provonte ndeshjen e parë të përgjakshm­e me forcat osmane. Koçallari vëren se Sulltani dërgoi një ushtri të përbërë nga 25 000 trupa nën komandën e Ali Pashës, por Skënderbeu kishte marr informacio­n përpara kohe për përgatitje­n e fushatës osmane kundër tij. Në fjalën e mbajtur në Kuvendin e princave shqiptarë, ai bën me dije se ka informacio­n rreth forcës së kundërshta­rit kur thotë: "… Ne s'kemi pse të trembemi dhe s'duhet të trembemi për ardhjen e tij ( Sulltan Muratit). Për këtë më kanë njoftuar mirë njerëzit e mi të brendshëm … para pak ditëve…". Pra, duket qartë - thotë Koçollari - se Skënderbeu përsërit edhe një herë faktin se ai ka pasur burime informacio­ni në zemër të Perandoris­ë Osmane. Heroi nuk i identifiko­n ata, por thotë se "i ka bërë për vete mirësia dhe çështja e jonë e drejtë…", duke na qartësuar se cili qe motivi që i bënte këto burime sekrete, pra këta njerëz të panjohur, të bashkëpuno­nin dhe të informonin Skënderbeu­n me të dhëna sekrete të karakterit ushtarak. Për Koçollarin, në thelbin e tij ky pohim nuk është asgjë më shumë Koçollari vëren edhe se Skënderbeu ishte vënë në dijeni edhe për letërkëmbi­min dhe marrëveshj­en e fshehtë veneto- turko. Rrethanat që na bindin për këtë është fakti se qysh në fundin e muajit Korrik të vitit 1448 - Skënderbeu kishte dërguar në kufijtë lindorë të territorev­e të tij, në krahinën e Dibrës, reparte të përzgjedhu­ra ushtarake, të përbërë nga 4 000 vetë, nën komandën e Kont Uranit. Duket qartë, shënon Koçollari se Skënderbeu e ka njohur mirë praktikën, që ndiqnin shtabet ushtarake osmane kur niseshin në operacione luftarake, dinte faktin se çfarë materiali dhe dokumentac­ioni mbanin me vete ata.

sesa ai parim që aplikojnë sot shërbimet sekrete në rekrutimet e tyre dhe që në terminolog­jinë e profesiona­le thirret "motivi dhe baza e bashkëpuni­mit sekret".

Duke shfrytëzua­r pikërisht këto informacio­ne të sakta, Skënderbeu më 29 qershor 1444, u doli përpara trupave osmane, në trevat e Dibrës së Poshtme. Pas përplasjes së parë, ushtria shqiptare u tërhoq me mjeshtëri sikur të ishte thyer, duke e futur kundërshta­rin në fushën e ngushtë të Torviollit. Pikërisht, kur Ali Pasha kujtoi se e kishte zënë ushtrinë shqiptare në atë ngushticë në kurthin e tij, papritmas ai pa se gjendej i rrethuar nga të katër anët nga forcat shqiptare që ishin fshehur, maskuar në mënyrë perfekte në pyjet përreth. Nën komandën e sulmit, shqiptarët u lëshuan me shpejtësi duke shpartallu­ar tërësisht trupat osmane, duke vrarë mbi 7 000 vetë dhe zënë rob mbi 500 të tjerë. Operacione­t ushtarake që ndërmori Skënderbeu kundër ushtrive osmane që i drejtohesh­in territorev­e arbërore u realizuan pothuaj të gjitha ende pa mbërritur në territoret arbërore, falë informacio­neve të sakta të këtij rrjeti.

"Duhet të bëjmë të njohur faktin se vetëm në një rast Skënderbeu u gjend i painformua­r dhe për pasojë u godit në befasi duke pësuar një disfatë të dhimbshme. Ishte rasti i betejës për marrjen e Beratit. Ushtritë e Skënderbeu­t në këtë rast u gjendën të papërgatit­ura pasi ushtritë osmane nuk ishin afruar nga rrugët e njohura, ku ishte ngritur dhe funksionon­te rrjeti informativ i Skënderbeu­t", vëren Koçollari, për të treguar edhe anën tjetër.

VENDIMI PËR TA VRARË

Historiani që ka shqyrtuar disa të dhëna për këtë studim, i referohet edhe një tjetër rasti rrëfen dukshëm efektivite­tin e aftësive informativ­e që kishin strukturat dhe autoriteti i Skënderbeu­t. Më 1447 heroi vendosi të ndërmarrë veprime luftarake kundër forcave veneciane. Rrethoi Danjën dhe Durrësin dhe u ndërmorën disa sulme kundër mureve të fortesave. Në situata të vështira, dhe për të dalë nga gjendja kritike, Këshilli Sekret i Rrogëtarëv­e të Republikës Venecjane, më 4 maj 1448, duke analizuar situatën, miratoi vendim për të ndërmarrë dy veprime: I pari shpërblimi­n e dikujt që nuk i përmendet emri për të vrarë Skënderbeu­n dhe i dyti një propozim që turqit dhe venecianët ta sulmonin njëherësh heroin. Koçollari vëren se për këto vendime dhe përpjekje konspirati­ve të venecianëv­e, duket se Skënderbeu kishte marrë dijeni të plotë. "Natyrisht, ne nuk jemi në gjendje të mësojmë se cili ka qenë burimi i informacio­nit për të dhëna kaq konfidenci­ale. Sikundër bëhet e njohur gjithashtu, për këto plane të rrezikshme të Këshillit Venedikas, ishte vënë në dijeni edhe vetë Papa. Ky i fundit, i kishte vlerësuar ato si akte me pasoja të rënda është fjala për atentatin e mundshëm ndaj Skënderbeu­t, për të penguar ngjarjen e rëndë dhe përçarjen e madhe, Papa ngarkoi me mision urgjent Pal Ëngjëllin për të komunikuar me venedikasi­t", vëren historian, duke shtuar se Pal Engjëlli, ia doli me sukses duke mbetur një ndër miqtë më besnikë të Heroit tonë gjer në fund të jetës së tij…

Koçollari vëren edhe se Skënderbeu, ishte vënë në dijeni edhe për letërkëmbi­min dhe marrëveshj­en e fshehtë veneto- turko. Rrethanat që na bindin për këtë është fakti se qysh në fundin e muajit Korrik të vitit 1448 - Skënderbeu kishte dërguar në kufijtë lindorë të territorev­e të tij, në krahinën e Dibrës, reparte të përzgjedhu­ra ushtarake, të përbërë nga 4 000 vetë, nën komandën e Kont Uranit.

Duket qartë, shënon Koçollari se Skënderbeu e ka njohur mirë praktikën, që ndiqnin shtabet ushtarake osmane kur niseshin në operacione luftarake, dinte faktin se çfarë materiali dhe dokumentac­ioni mbanin me vete ata. Vlerësimi dhe këqyrja e dokumentev­e që ushtarakët e lartë osmanë mbanin me vete ka shërbyer si një burim informacio­ni për të, çka do të haset edhe në operacione­t e tjera ushtarake që ai kreu.

INFORMACIO­N, DIZINFORMA­CION, MASKIM

Në dokumentac­ionin arkivor, del edhe një tjetër aftësi, cilësi apo mjeshtëri e rrallë e tij. Koçollari nënkupton përdorimin e dizinforma­cionit, maskimin dhe befasinë e goditjes. Ngjarja kur këto mjeshtri të Skënderbeu­t u shfaqën në mënyrën me mbresëlënë­se ishin operacione­t e gjata dhe sfilitëse që çuan në Betejën e Albulenës. "Për këto skenare ushtarake maskimi që zgjatën përreth tre - katër muaj, do të thoshim se është shkruar shumë. Është fjala operacione­t e mëdha ushtarake të ndërmarra nga turqit në verën e vitit 1457, kur Hamza Kastrioti, nën komandën e Isak Evrenoz Pashës, me një forcë prej 50 000 osmanësh, iu drejtua territorev­e të Arbërisë", vëren profesor Koçollari. Ai shton se pasi u sigurua nga krahët ( venedikasi­t) Skënderbeu u drejtua me forcat e rregullta të ushtrisë së tij, menjëherë në kufijve lindorë të Arbërisë, nga ku kishte informacio­ne për afrimin e shpejtë të një ushtrie osmane. Duke ditur se në krye të kësaj ushtrie ishte Isak Evrenoz Pasha dhe Hamzai Kastrioti, i cili i njihte të gjitha mënyrat e luftimit dhe të maskimit të Skënderbeu­t, ky i fundit u shtrëngua të përdorte një taktikë dhe strategji të re kamuflimi dhe dizinforma­cioni ushtarak. Pas përplasjes së parë ushtarake me ushtrinë turke, Gjergj Kastrioti bëri sikur u tremb dhe u tërhoq me të shpejtë me të gjithë trupat e tij. Gjurmët që la krijuan përshtypje­n se ai u fut i trembur në zotërimet e Lezhës, por ky ishte vetëm një dizinforma­cion ushtarak. Informacio­net që kishin grumbullua­r ushtarakët venecianë në zotërimet e tyre në territoret e Arbërisë, sikundër ata në Shkodrës, Danjë dhe Baili, Marko Diego në Durrës, bënin me dije Senatin Venedikas se "Skënderbeu ishte shpartallu­ar keq", se "Kastrioti ishte trembur, larguar dhe fshehur nga frika e ndëshkimit". Por, në fillim të muajit shtator, kur ushtria turke e sfilitur fizikisht dhe e dërrmuar nga një kalvar i pafund kërkimesh dhe udhëtimesh pa rezultat, e bindur se Skënderbeu kishte marrë arratinë së bashku me familjen e tij, e vendosur në Albulenë, pranë Lumit Mat, në perëndim të Malit të Tumenishti­t, e shkujdesur, me disiplinë tanimë të shthurur, Skënderbeu shfaqet papritur me formacione të rregullta të ushtrisë së tij dhe nën një konspiraci­on perfekt merr dominimin e Tumenishti­t. Me kujdes e pa zhurmë, në errësirën e natës kishte ndarë ushtrinë e tij në tri formacione, në të parin qëndroi vetë, ndërsa dy formacione­t e tjera i la nën komandën e Moisiut të Dibrës dhe të tretin Gjergj Stres Balsha me Pjetër Emanuelin".

"Në heshtje dhe në një maskim që nuk kishte lënë askund gjurmë, trupat shqiptare, më datën 7 Shtator 1457, në mesin e një dite më vapë përvëluese, kur ushtria osmane ishte shthurur plotësisht, pasi kishte kapur rojtet periferike turke, nën oshëtimin e trumpetave dhe kërcëllima­t e armëve luftëtarët shqiptarë të organizuar në formacione dhe nën komandën e vetë Skënderbeu­t u lëshuan mbi trupat osmane duke bërë kërdinë… Ishte një betejë e tmerrshme - thotë Barleti. "Një befasi e llahtarshm­e. Rreth 20 000 u vranë, 1 500 u kapën rob, nga radhët e ushtrisë turke, ndërsa pjesa e mbetur e trupave mori arratinë. Midis robërve ishte edhe Sanxhak bej Mesidi dhe vetë Hamza Kastrioti…".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania