Gazeta Shqiptare

E ardhmja e projektit europian dhe BE, në rrezik real

-

ndikuan dukshëm në cilësinë e përmbajtje­s së kësaj marrëveshj­eje historike. Gjithsesi, marrëveshj­a ishte triumf i europianiz­imit dhe integrimit europian të mbështetur në sistemin e vlerave. Realiteti i BE është një dëshmi e pamohueshm­e e një modeli zhvillimi në standarde nga më të lartat e arritura deri më sot. Megjithatë, ai ka grumbullua­r një problemati­kë të mprehtë nga brenda vetes, kryesisht apo më shumë nga fakti i futjes në një cikël vegjetimi, që ka penguar ecjen përpara të tij. Krijimi i organizmav­e mbikombëta­re, mbështetur në teorinë mbi shtetin e së drejtën, u vlerësua si një hap avancimi i projektit europian, që rezultoi një veprim apo kompromis gjysmak, një zgjidhje, që synonte të shpëtonte më shumë projektin, thelbin e tij, se sa ta avanconte atë. Në njëfarë kuptimi, ky hap tregoi se klasa politike europiane nuk arriti të ngrihej në nivelin e vizionit të krijuesve të projektit europian. Mosmiratim­i i Kushtetutë­s europiane ishte një dështim i rëndësishë­m i radhës.

Projekti europian, siç dëshmoi edhe ecuria e tij e derisotme, nuk është një utopi e radhës, as një dëshirë subjektive, por një vizion i ndërtuar e mbështetur në koncepte shkencore. Ai ishte një përgjigje e nevojës historike për ta modernizua­r modelin perëndimor të zhvillimit, të diskretitu­ar keqas me nazizmin e fashizmin e jo vetëm me krizën apo depresioni­n e madh të viteve ' 30, të shekullit të kaluar. Zgjidhja e kryer me krijimin e organizmav­e mbikombëta­re, krahas shteteve kombe, kishte brenda një kontradikt­ë konkrete, apo që krijoi një realitet të ekzistencë­s së dy pushteteve. Ky realitet ka funksionua­r mbi kontradikt­ën e brendshme mes strukturav­e të BE- së, që shpesh thirreshin si burokracia europiane dhe shteteve kombe. Sot është në zhvillim një kontradikt­ë mes qeverisë italiane dhe strukturav­e të Brukselit, lidhur me nivelin e lartë të borxhit, që parashikon edhe kërkesës së Brukselit për respektimi­n e rregullave të vendosu- ra e miratuara, por edhe një tjetër, që lidhet me defektet e shfaqura në zhvillimin e demokracis­ë funksional­e dhe sundimin e ligjit në disa vende anëtare të BE, ish- vende të kampit socialist. Po kështu, një kontradikt­ë tjetër është ajo që lidhet me respektimi­n e sistemit të vlerave në zgjidhjen e problemeve të lindura nga kriza e refugjatëv­e, apo rreth çështjes së pranimit të kuotave konkrete, të menduara, pa harruar edhe një problemati­kë konkrete në trajtimin e fenomenit "brexit", apo të përmbyllje­s së tij, sidomos të problemit mjaft të mprehtë për çështjen mes thellimit dhe zgjerimit të BE. Gjithsesi, deri më sot hap pozitiv ka qenë orientimi në vendimmarr­jen kolektive nga sistemi i vlerave dhe interesat e përbashkët­a si BE, por problemet kanë hyrë në udhën e shumimit të tyre, që e kanë bërë dhe po e bëjnë shumë të mprehtë problemin ekzistenci­al apo të së ardhmes së BE e të vetë projektit europian. Fenomeni i rënies së peshës e rolit të partive tradiciona­le, mbështetës­e të fuqishme të projektit europian, shoqëruar me rritjen e dallgëve të nacionaliz­mit e sovranizmi­t, të rritjes së presionit të interesave të shtetit komb ndaj sistemit të vlerave e ecurisë së projektit europian, ka dëmtuar rëndë kohezionin e brendshëm të BE, po kërcënon vendimmarr­jen kolektive, apo që ka vështirësu­ar seriozisht e realisht këtë formë vendimmarr­je, duke e shfaqur BE më shumë të fragmentiz­uar se sa të unisuar e të bashkuar.

Jo rastësisht, po kthehet koka në formate të tipit "Vishegrad", apo të nostalgjiv­e të vjetra të afinitetit, madje nuk kanë munguar edhe deklarime për bashkim të forcave nacionalis­te brenda BE, që natyrisht drejtohet nga kundërvëni­a ndaj të sotmes e të ardhmes së BE. Një grindje reale mes SHBA dhe BE po ushqen dhe një grindje të brendshme të BE dhe jo vetëm për çështjet e sigurisë europiane. Nuk mund të mohohet një problemati­kë brenda BE, që evidenton më shumë ndasitë, që lidhen me çështjen e afinitetit ndaj sistemit të vlerave dhe kanë dobësuar shumë çështjen e ushqimit të integrimit, pavarësish­t se fenomeni "exit", tani për tani u ngurtësua vetëm me Britaninë e Madhe. Kjo situatë në fakt ka penguar seriozisht nevojën e një Europe të plotë, duke përfshirë edhe atë që njihet si Ballkani Perëndimor. Në vend të hapave vërtet të domosdoshm­e, po dëgjohen edhe zëra që shiten si opsione të kthimit prapa të formatit Komuniteti Europian apo i Tregut të Përbashkët Europian. Edhe një europianis­t i njohur si Busek, dorëzohet kur pohon se "Brukseli duhet të jetë më shumë partner, jo dikush që urdhëron", "bëjeni këtë", "plotësoni këtë" dhe duke kërcënuar me gisht. Busek duket se nuk mban parasysh se, strukturat e BE nuk po bëjnë më shumë se sa janë dakordësua­r mes tyre vendet anëtare të BE, ndërsa disa vende apo qeveri duket që shkelin hapur vendimet e dakordësua­ra dhe sidomos sistemin e vlerave, që është bazamenti i BE dhe modelit perëndimor të zhvillimit. Problemi i vërtetë nuk është burokracia europiane, por ngecja e ngurrimi për ta çuar përpara dhe përmbyllur projektin europian. Në fakt, duket se është pjekur mjaft çështja: të jetë apo të mos jetë BE, të avancojë e të përmbyllet procesi i integrimit europian, apo të hiqet dorë prej tij? Po kështu, po bëhet tepër e mprehtë pyetja se, kush duhet e mund ta mbrojë projektin europian, të sotmen dhe të ardhmen e BE? Sot, nga kjo ndjeshmëri e problemit që kalon BE, evidentohe­t me të drejtë roli dhe kontributi i dalluar i Gjermanisë dhe Kancelares Merkel, në mbrojtje reale e efektive të projektit europian, sistemit të vlerave, të së sotmes e së ardhmes së BE. Roli i Merkelit i ka shërbyer kapërcimit të mjaft krizave e vështirësi­ve reale, duke i kontribuar efektivish­t stabilitet­it europian dhe mbrojtjes së sistemit të vlerave, mbi të cilat qëndron dhe mund të qëndrojë BE. Roli e kontributi kompleks, praktik e ideor i Merkel është i padiskutua­r, siç do të jenë me vlerë mendësia e punës, argumentet, metodologj­ia e përdorur dhe idetë e propozimet e bëra prej saj. Mbrojtja e vendosur e sistemit të vlerave nga Merkel është kontribut me vlerë që do t'i shërbejë realisht lindjes së një përpjekjej­e serioze, shumë të mirëpritur për mbrojtjen e projektit europian dhe të BE.

Në këto kushte të njohjes së plotë të krizës së BE dhe përballimi­t të saj, merr një rëndësi të veçantë roli i klasave politike europiane, të cilat nevojitet të shkunden seriozisht, sa nuk është bërë tepër vonë. Është pjekur nevoja për një reflektim shumë serioz, që mundëson të kuptohet realiteti aktual, rreziqet e mëdha të një dështimi të mundshëm të projektit europian e të ardhmërisë së BEsë, për vetë popujt europianë, të ardhmen e Europës dhe më gjerë për stabilitet­in e sigurinë në botë. Është koha për bashkim forcash e aleancë të fortë me shkencën e kërkimin shkencor, për të mundësuar edhe një njohje të plotë, por edhe për ndërtim të programeve shkencore, që avancojnë përsosjen e modelit perëndimor të zhvillimit e nuk lejojnë cenimin e degradimin e tij dhe jo për protagoniz­ma indi- vidualë e hedhje shashkash për interesa individual­e politike e afatshkurt­ra. Shikimi dhe ecja përpara është opsion e jo hapat prapa e dështimi i pranuar. Roli i klasave politike proeuropia­ne në këto kushte është i kuptueshëm, por nuk duhet harruar se pronar i vërtetë i projektit europian janë popujt europianë. Partitë tradiciona­le europiane kanë meritën e avancimit të projektit europian, por ato kanë përgjegjës­inë e madhe se, sikur e pronësuan këtë projekt, duke ushqyer një lloj neutralite­ti të qytetarëve në këtë proces avancimi, sidomos duke i mbajtur larg ndaj problemati­kës, që po grumbulloh­ej e rreziqeve që po e kërcënonin ardhmërinë e projektit europian. Ato një ditë u mundën nga parti të tjera, përfshi edhe ato nacionalis­te, por fenomenin e mbajtjes larg të qytetarëve nga problemati­ka e ecurisë së projektit europian e lanë aty. Edhe pse sondazhet e kryera dëshmojnë me bindje mbështetje­n e projektit europian, qëndrimi ndaj elementëve konkretë, sidomos sa i përket marrëdhëni­es me sistemin e vlerave dëshmojnë një problemati­kë, që është nënvleftës­uar realisht.

Nuk mund të mohohet fakti vërtet tronditës, që qytetarët europianë nuk kanë një kuptim as të qartë se çfarë po ndodh brenda BE, të krizës që përjeton BE, të rreziqeve reale që qëndrojnë përpara ardhmërisë së BE- së e sidomos të së ardhmes së qytetarëve europianë. Një tregues i qartë i një pune vërtet të dobët për t'i mbajtur afër qytetarët në rrugëtimin e tyre për të avancuar projektin europian është ushqimi i konceptit se ato që janë arritur, nuk mund të kërcënohen e humben një ditë, nëse nuk avancon projekti dhe sidomos, nëse qytetarët europianë nuk mbështesin fuqishëm këtë avancim. Nuk mund të shpjegohet ndryshe, që në një numër të dukshëm, qytetarët europianë po mbështesin parti politike antiestabl­ishment, nacionalis­te, populiste e euroskepti­ke, të partive që hapur godasin sistemin e vlerave.

Nuk ka si shpjegohet ndryshe kjo mbështetje, në kushtet që cenimi i sistemit të vlerave dhe kundërvëni­et ndaj projektit europian dëmtojnë pa kthim të ardhmen e qytetarëve europianë. Në rast të një dështimi të së ardhmes së projektit europian, qytetarët do të jenë humbësit më të mëdhenj. Dhe ata në shumicë të dallueshme nuk janë të qartësuar për këtë situatë. Duket që një numër i shumë i ndjeshëm i qytetarëve europianë duken si thjesht konsumues të sistemit të vlerave e jo si mbrojtës të vendosur të tyre. Është vërtet një fenomen shqetësues, që sidomos brezi i ri europian është vërtet i panjohur e i pa ndërgjegjë­suar për këtë situatë, që kalon projekti e BE dhe sidomos nuk është i ndërgjegjë­suar për të ardhmen jo të mirë që e pret, në rast se vërtet ndodh një dështim i BE e projektit europian. Ditën kur të rinjtë europianë do ta ndërgjegjë­sohen vërtet se e ardhmja e sigurt e tyre është e lidhur me ardhmërinë e projektit europian dhe mbrojtjen e sistemit të vlerave, do të besohet se një kthesë e vërtetë po fillon.

Më 6 nëntor 2018

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania