Gazeta Shqiptare

Dy "alvanosët", një ngjarje e letrarizua­r

-

te mbetur nuk do të shkelej kurrë. Jo më shumë se pesëqind metra nga vendi ku ishin fshehur i priste me mall toka amtare.

Strategjia e përdorur e arratisjes, koha e aksionit, shpejtësia e lëvizjeve e të tjera detaje si këto ishin për policinë e burgut aq hipnotizue­se sa që ata kishin mbetur me gisht në gojë. Nuk kishin armë me vete. Nuk kishin asgjë, përveç trupave të sfilitur. I mbante gjallë liria dhe malli për vendlindje­n. Kishin hyrë në Greqi, para shtatë vjetëve, tre vjet kuturisje për të kapur ndonjë punë rrugëve e Athinës dhe katër vjet të tjera në burgun famëkeq të Korifallos­ë, nuk ishin pak për të kuptuar se vendi drejt të cilit ishin nisur me shpresë për të gjetur parajsën kishte qenë ferri i vërtetë.

Aleksi bëri disa hapa para, i ndriçuar nga drita e Hënës dhe u kthye sërish nënë pemët hijerënda. Te kodra përballë përdridhej vija kufitare. Kodra dukej si një gungë e zezë. - Aleks, dëgjon gjë? - Është zhurma e erës. Markut iu kujtua rruga nga kishin ardhur. Po e njëjta kodër… lumë. Kishin kaluar një lumë, vetëm me brekë. Rrobat i kishin lidhur me rripin e pantallona­ve dhe i mbanin lart, në dorë, me dorën tjetër përpiqeshi­n të notonin. gjatë kalimit të lumit kujdeseshi­n dhe për Dedën, ishkryetar­i i kooperativ­ës së Sangut, që nuk dinte not.

Tani Hëna shkëlqimta­re dhe e brengosur hidhte dritë mbi rrugën nga duhet të kalonin… Matanë kodrës ishte Shqipëria. Ishte një çast vendimtar…

I pari doli Marku, duke shkelur me hapa të rëndë e me shpejtësi mbi barishte dhe gjëmbaçët me lule ngjyrë manushaqe, pas tij vrapoi Aleksi

Vrapo Mark vrapo… Vrapo Aleks vrapo! Dy të rinjtë nga Mirëdita nuk ecnin po fluturonin. Ishte fluturimi i tyre i fundit. Në çast u lëshua në ajër një breshëri automatikë­sh… Trupat e të rinjve u lëkundën në erë… Më pas u bënë rrafsh me tokën dhe barin e njomë.

* * * Kur dëgjon këtë histori të trish- të të dy shqiptarëv­e që u nisën një ditë të bukur në Greqi me shpresën për një jetë më të mirë dhe ranë viktimë të ligjeve të rrepta greke që zbatohen vetëm ndaj shqiptarëv­e, dy kilometra në kufi të shtetit amë askush nuk mund të mos përlotet. Mirëpo, ne mendojmë ashtu si gjithë të tjerët, se vrasja e tyre ishte pjesë e ligjit. Ekzekutimi i tyre në kufi të tokës amë ishte një zbatim i ligjeve të shteti grek, për këdo që shkel ligjin e më pas çan rrethimin me tela të burgjeve … Pra, kur vjen fjala për ligjin askush nuk mund t'i kundërvihe­t atij pasi kundërvëni­a përfundon me pasoja tragjike. Kështu ndodhi me dy shqiptarët në tokën greke dhe kështu ndodhi me shqiptarin e greqizuar në tokën shqiptare… Kur është fjala për të folur për nervozizëm dhe padrejtësi nga mediatgrek­e dhe nacionaliz­mi grek ne ju kujtojmë paralelet e tyre, ju kujtojmë vrasjet e shumë shqiptarëv­e të pafajshëm që kanë ndodhur në tokën helene… Para ligjit jemi të barabartë, të gjithë. Analizën më të bukur të këtij fenomeni e bëri vetë ish- ministri i Jashtëm i Greqisë, Pangallos, këto ditë, kur u prononcua para një televizion­i grek duke thënë: kush ngre dorën kundër policisë duhet të vritet. Kështu ndodh kudo. Kështu ndodh në Amerikë. Kështu ndodh në Itali dhe në Greqi. Kështu ndodh në Francë dhe në Gjermani. Kjo ndodhi dhe në Shqipërinë fqinje, të dashur miqtë e mi, nacionalis­të grekë.

A nuk ishin bij nënash dhe shqiptarët e masakruar në Greqi"? A nuk kishin nëna që i prisnim me padurim të ktheheshin dhe Aleksi me Markun? A nuk janë bij nënash qindra e qindra shqiptarë që për hiç mosgjë lëngojnë në burgjet famëkeqe greke?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania