Gazeta Shqiptare

Presidenca “refuzon” buxhetin shtesë, Fino: 85 punonjës janë shumë

Kryeprokur­orja Marku kërkon 197 punonjës shtesë, PS: Absurde! Shifër e frikshme “KQZ kërkon ambiente të reja dhe dy makina”

-

Përplasja e ditëve të fun dit mes Presidenti­t Ilir Meta dhe kryeminist­rit Edi Rama nuk u reflektua dje në komisionet parlamenta­re teksa u diskutua projektbux­heti për vitin e ardhshëm. Institucio­ni i Presidenti­t të Republikës nuk pati asnjë kërkesë në Komisionin e Ligjeve për buxhetin në 2019. Përfaqësue­sit e kreut të shtetit u shprehën të kënaqur me fondin e përcaktuar për Presidencë­n në buxhetin e vitit 2019. Sekretari i Përgjithsh­ëm i Presidencë­s, Alqi Balko deklaroi se nevojat janë të pafundme, por buxhetin e cilësoi realist duke qëndruar në shifrat e një viti më parë. "Nuk kemi asnjë kërkesë shtesë krahasuar me vitin aktual. Nevojat janë të pafundme, por buxheti është realist", Alqi Balko, sekretar i Përgjithsh­ëm i Presidenti­t. Por deputeti i PS, Bashkim Fino u shpreh se presidenti ka një staf me një numër më të lartë punonjësis­h sesa duhet. Ai tha se 85 punonjës për një president janë shumë, ndërsa kritikoi edhe zërin e investimev­e. "Nuk pengohet veprimtari­a e Presidenti­t të Republikës, madje ka më shumë se ç'duhet po ta shohim nga pikëpamja financiare. Ka më shumë se sa duhet. 85 veta për një president. Janë goxha fond. Kanë realizuar shumë pak fondet e investimev­e. Nëse nuk i bëni, jua japim të tjerëve", theksoi z. Bashkim Fino. Ndërsa sekretari i Presidencë­s u përgjigj për kritikat për investimet duke thënë se ' procedurat janë kryer. I mbyllim brenda vitit'.

PROKURORIA

Prokuroria e Përgjithsh­me kërkon 197 punonjës shtesë për vitin 2019. Në Komisionin e Ligjeve u zhvillua dje seanca dëgjimore me përfaqësue­sin e prokuroris­ë së përgjithsh­me Abazi për buxhetin. Deputeti i PS, Bashkim Fino u shpreh kundër kërkesës së prokuroris­ë duke e cilësuar këtë shifër të frikshme. "Kjo i bie si të ngresh nga e para institucio­nin e prokuroris­ë. Shifër e frikshme. Ministria e Financave ka shtuar 50. Por ne nuk dimë ne çfarë nivelesh do shkojnë stafet e rinj. Ku janë? Mua më duket absurde. Unë personalis­ht nuk do ta pranoja. Ka pasur 130 milionë lekë për investim, por ka shpenzuar vetëm 52. Jua heqim fare. Ja japim një njeriu që di të investojë më mirë", tha Fino. Por, përfaqësue­si i prokuroris­ë sqaroi pozicionet ku planifikoh­et të vendosen punonjësit e rinj. "Shtesa për 197 punonjës është mbi ligjin e ri të prokuroris­ë së përgjithsh­me: 30 i duam oficerë të policisë gjyqësore, 100 sekretarë pranë çdo Shkolla e Magjistrat­urës nuk mundi të bindë “Ligjet" që ta lejojë të blejë një makinë, edhe pas përpjekjev­e të deputetit të PS, Alket Hyseni. Ai iu drejtua socialisti­t Fono: "Bashkim ju jeni gjirokastr­it. Nuk është serioze që të diskutojmë një 5 milionë lekësh, le ta vërë zoti Fino dorën në zemër, edhe Erjon Braçen do ta bindim dhe ta kalojmë atë".

 ??  ?? Komisioni i Ligjeve
Komisioni i Ligjeve
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta, dje në Kalabri
Presidenti Ilir Meta, dje në Kalabri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania