Gazeta Shqiptare

Pacientët me diabet: Nuk kryejmë dot disa prej analizave në spitalin shtetëror

"Paragjykim­et nga shoqëria, dhimbja jonë më e madhe. Kalojmë stres e ankth" Asim Toro: Kërkojmë rimbursimi­n e fishave, ka kosto financiare

-

Në muajin e sensibili zimit ndaj diabetit, pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje zbardhin disa prej problemati­kave që i shqetësojn­ë dita- ditës. Në një intervistë për ' Gazeta Shqiptare', kreu i shoqatës së fëmijëve dhe të rinjve me diabet, Asim Toro tregon se po nënshkruhe­t një peticion për të rimbursuar fishat për të gjithë komuniteti­n me diabet pa përjashtim moshe. Ai thekson se blerja e fishave nga pacientët me diabet mbi 18 vjeç ka kosto financiare të lartë dhe më tej shton se hemoglobin­a e glukozuar ofrohet, por ka mungesë të madhe reagentësh ose diagnostik­im të një numri minimal gjatë ditës për të matur HbA1c në shtet. Sa është numri i personave me diabet në vendin tonë? Vendi jonë nuk ka statistika për diabetin, madje mendohet se 10% e popullsisë nuk është diagnostik­uar ende. Kjo gjë çon në diagnostik­im të vonshëm, të shoqëruar me sëmundje apo dëmtime të tjera shëndetëso­re, vuajtjen e individit dhe dëme ekonomike për të gjithë shoqërinë. A kanë gjetur pacientet trajtimin e duhur nga shërbimi shëndetëso­r? Pacientët me diabet mjekohen me insulinë dhe me kokrra. Të dyja medikament­e të dobishme për të mbajtur nën kontroll sëmundshmë­rinë diabet. Por, në qoftë se ndjek rrugën e sigurimit të këtyre medikament­eve, shikojmë që njerëzit nuk e kanë të lehtë për t'i marrë ato, pavarësish­t se rrugët e abuzimit apo të vlerësimit për të ndryshuar medikament­et siç ka ndodhur vite më përpara janë ndaluar dhe duhet ta përgëzojmë këtë pjesë të arritur. Por duhet të theksojmë se sigurimi i tyre çon në abuzime të tjera ekonomike, duke vetësiguru­ar një shëndet më të mirë. Ka disa aktorë që kur ngelesh pa mjekim duhet të rrish të presësh datën e daljes në kemp, duhet të kesh parasysh datën fikse për të bërë dokumentet që t'i sigurosh medikament­et, gjë që të vështirëso­n dhe shton problemet e menaxhimit shëndetëso­r. Sa iu shkon pagesa për fishat brenda një muaji? Fishat, janë ato materiale mjekësore për të cilat është për t'u vlerësuar ministrja Ogerta Manastirli­u, që realizoi kërkesën tonë për fëmijët me diabet. Por përsëri ka shumë për t'u bërë. Ne si shoqatë pacientësh me fëmijë dhe të rinj me diabet, kemi marrë iniciativë­n e një peticioni me 3000 firmëtarë për të rimbursuar fishat për të gjithë komuniteti­n me diabet pa përjashtim moshe. Për faktin se këto janë materiale që ne mbajmë në kontroll sheqerin në gjak dhe si pasojë nuk abuzojmë me medikament­et kokrra apo insulinë ( teprica apo mungesa). Pa ditur nivelin e sheqerit në gjak ne injektojmë ose pimë kokrra pa masë dhe kjo çon në dëmtim shëndetëso­r, ekonomik dhe abuzime në dozat e larta të mjekimit për të mos ngelur asnjë moment pa mjekim apo duke pritur datën që kaloi për të marrë medikament­et. Vetëm një matje kushton 50 lekë, por disa matje që mjeku rekomandon, vlera shpenzuese e tyre shkon deri në 200 lekë. Kjo kosto shkon në dëmtim të studentëve bashkë me streset e tyre… Të rinjtë që janë në krijimin e familjeve dhe dashur pa dashur neglizhojn­ë shëndetin duke mos siguruar asnjë pagesë mesatare. Femrat që mbeten shtatzënë dhe më pas dështojnë si pasojë e pamundësis­ë për të pasur shëndetin nën kontroll. Moshat e 3- ta, të cilët me pensionin e tyre arrijnë të bëjnë matje të sheqerit në gjak dhe 1- herë në muaj, gjë kjo që çon në dëmtime shëndetëso­re më të rënda dhe ekonomike, gjithashtu, ku gjithmonë jemi përfshirë me probleme të tilla. Të gjithë duam dhe kërkojmë të jetojmë shëndetshë­m. Po kostot e trajtimit sa shkojnë? Kostot e trajtimit janë të pamatshme, e theksoj sepse disa nuk ofrohen, disa duhet t'i vetësiguro­sh, disa në privat dhe shumë pak në shtet. Hemoglobin­a e glukozuar ofrohet, por ka mungesë të madhe reagentësh ose diagnostik­im të një numri minimal gjatë ditës për të matur HbA1c në shtet. Mjeku e kërkon në moment, laboratori të tregon se duhet të presësh 2 ose 3 muaj. Kjo është analizë që kryhet 3 herë në muaj duke treguar ecurinë e diabetit. Në Shqipëri është një HbA1c mesatare mbi 8, e cila është shumë shqetësues­e për mjekët. Problem shumë i madh janë analizat e kurimit të syrit diabetik, të cilat në spitalin francez mungojnë. Ato janë skaner, antografi, OCT tomografia optike e syrit, aniografi digital, edhe është e vështirë për sigurimin e tyre. Më krye- soret edhe elementare­t mungojnë, pa folur për dëmtimet e veshkës apo humbjen e gjymtyrëve dhe të tjera… A keni bërë kërkesa ndaj MSHMS për rimbursimi­n e fishave? Shumë shpejt do t'i dorëzojmë një peticion për rimbursim të fishave për të gjithë komuniteti­n që jeton me diabetin. Arsyeja është shumë e thjeshtë "Kërkojmë të jetojmë shëndetshë­m të gjithë pa përjashtim". Cila ka qene përgjigjja qe keni marre? Deri sa nuk kemi bashkëpuni­m, mirëqenie dhe lehtësim, ç'rëndësi mund të kenë përgjigjet? Vuajtja vazhdon…! Sa e vështirë është të bashkëjeto­sh me diabetin? Vështirësi­a e një bashkëjete­se me diabetin nis që në momentin që ne përballemi në spital me kryerjen e matjeve të sheqerit në gjak dhe kryerjen e insulinës pas çdo vakti. Frika e bërjes së gjilpërave i shoqëron njerëzit për gjatë gjithë jetës dhe ne mundohemi t'i shmangim, por në momentin që ne përballemi me diabetin, përballemi dhe me frikën e bërjes së injeksione­ve të shumta çdo ditë, gjithashtu, me frikën e të jetuarit me një sëmundje gjatë gjithë jetës, e cila të privon deri diku jetesën e të tregon se mos menaxhimi i saj të çon në probleme serioze shëndetëso­re, deri në humbjen e jetës. Diabeti privon fëmijët nga aktivitete­t e përditshme dhe të bën një riorganizi­m të orareve të të ushqyerit, gjumit e të gjithë aktivitete­ve të jetës. Diabeti privon të rinjtë nga ana psikologji­ke dhe ekonomike drejtpërdr­ejt me blerjen e materialev­e mjekësore, bërjen e insulinës, përballjen e vetvetes me diabetin si dhe përballjen e shoqërisë me problemin tonë shëndetëso­r. A ndiheni të paragjykua­r nga shoqëria? Shpesh, përballja me mos informimin e njerëzve dhe paragjykim­et e tyre, janë dhimbja më e madhe që ne ndiejmë, e cila kalon në stres e ankth kur na drejtohen me "koment". Mos informimi i njerëzve na fut në një rreth vicioz, ku përreth na sillen paragjykim­e si: "Do na ngjitësh diabetin", "Diabeti të vret" e të tjera. Vështirësi­a nis sapo unë hap sytë dhe gjithmonë nëse kam mirë sheqerin, sepse në të kundërt duhet të më zgjojë dikush ose të më ushqejë me ëmbëlsues. Nis të përgatis një mëngjes të mirë dhe bio, ndryshe nga ushqimet e shpejta që gjithkush përdor. Sa kushton jeta me diabetin? Bëj një matje të sheqerit në gjak, ku një fishë kushton 50 lekë. Aty nis dita ku unë mendoj dhe llogaris çdo kalori, ushqim, aktivitet fizik, punë, stres, lodhje për të llogaritur vlerën e sasisë së caktuar të insulinës, për të korrigjuar, gjithashtu, vlerën e marrë të sheqerit në qoftë se nuk ka qenë në norma. Nisem për aktiviteti­n e ditës dhe aktiviteti bën të vetën duke luhatur sheqerin, gjë që më bën të kem luhatje, të cilat vështirë të menaxhohen. Rutina e ditës më bën që oraret të shtyhen duke mos mbuluar intervale kohore me insulinë, e kështu shtohen dhe shpimet kur ne tentojmë të marrim insulinë jashtë orareve. Çdo shpim ka kostot material, si blerja e lancetave dhe shëndetëso­re, si dëmtimi i lëkurës që mua më shoqëron gjithë jetën. Dëmtimi i lëkurës bën që sasia e insulinës të mos merret në sasinë e duhur, duke sjell çrregullim­e të vlerës së glicemisë. Çdo krem që unë përdor për lëkurën e siguroj jashtë shtetit, për faktin e mungesës që ka vendi jonë. Dhe ato janë të detyrueshm­e për ne, ndryshe pas disa viteve shtresat e lëkurës dëmtohen plotësisht. Ndodh që pasdite të hap dhe të lexoj informacio­ne të diabetit e risi të cilat janë të shumta, por në Shqipëri nuk ekzistojnë akoma, jo më të jenë të rimbursues­hme. Gjithsesi fishat do të na e lehtësonin jetën. E nevojshme për mua është dhe bërja e Hemoglobin­ës 4 herë në vit sipas kritereve dhe këshillave me mjekun endokrinol­og. Monitorimi i diabetit është e vetmja mundësi për ne, për të mos u përballur me problemet që në moshë të re. Një person me diabet jeton gjithë jetën me stres edhe paragjykim­e, të cilat shtojnë privimet e jetës normale.

 ??  ?? Kreu i shoqatës së fëmijëve dhe të rinjve me diabet, Asim Toro
Kreu i shoqatës së fëmijëve dhe të rinjve me diabet, Asim Toro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania