Gazeta Shqiptare

Mosdekreti­mi i Lleshit, Meta: Amatorët të lexojnë Kushtetutë­n

Kërkoi zgjidhje të konfliktit Kryeminist­ri- Presidencë, Fleckenste­in në zyrën e Presidenti­t "Diletantë, mua më lini të bëj detyrën"

-

Presidenti Ilir Meta u bëri dje thirrje "ama torëve dhe diletantëv­e" të lexojnë Kushtetutë­n lidhur me kompetenca­t që ajo i jep atij si kryetar shteti në rastin emërimit të Sandër Lleshit. Meta u rezervua të saktësonte se kujt i drejtohej duke i etiketuar si "diletantë" dhe "amatorë", ndërkohë që vetë kryeminist­ri Edi Rama, por edhe deputetët e mazhorancë­s këto ditë janë shprehur se Kushtetuta e detyron ta firmosë. Presidenti Ilir Meta teksa foli dje për herë të parë me zërin e tij për propozimin për herë të dytë të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm la të kuptohet se nuk ka ndryshuar qëndrim. Kreu i shtetit para mediave u shpreh i bindur për vendimin e dhënë me refuzimin e dekretimit të emrit të Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm. Në kuadër të këtij debati Meta ngriti dhe një pyetje: "A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e presidenti­t për një ministër?". "Pa dashur të jap leksione për Kushtetutë­n, të gjithë amatorëve dhe diletantëv­e të njëanshëm i ftoj të lexojnë Kushtetutë­n dhe kompetenca­t e presidenti­t. Një akt formal apo ceremonial është vetëm betimi tek presidenti. Të gjithë ata që mendojnë se dekretimi nuk është një akt substancia­l dhe individual, por formal dhe se presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim në këtë rast, pasi në Kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite se presidenti nuk mund të kthejë prapa dekretin, kam një pyetje tjetër: A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e presidenti­t për një ministër?", u shpreh kreu i shtetit. A do i drejtohet parlamenti­t për të treguar arsyet? Z. Meta u përgjigj: "Unë jam mjaft i lidhur me parlamenti­n dhe jam i zgjedhur nga parlamenti, kështu që parlamenti për mua është gjithçka". Por a do ta dekretojë presidenti kërkesën e dytë për Sandër Lleshin? I pyetur për këtë, Meta foli për rëndësinë e bashkëpuni­mit në një forum që në fokus kishte të njëjtën temë, por pa lënë të kuptohet shumë për vendimin që do të marrë. "Forumi ' Tirana Connectivi­ty' i mbajtur sot ( dje) ishte i mrekullues­hëm dhe besoj se interkonek­tiviteti duhet të rrezatojë kudo", u shpreh Presidenti Meta. Në të njëjtën kohë, kryeminist­ri Edi Rama ka paralajmër­uar se do t'i drejtohet të hënën Gjykatës Kushtetues­e që të interpreto­jë mosdekreti­min e ministrit të Brendshëm nga presidenti. Ndonëse kjo gjykatë është jashtë funksionit, Rama bëri të ditur se ajo mund të rivihet në punë brenda pranverës. Gjatë qëndrimit në Tiranë, eurodepute­ti Knut Fleckenste­in zhvil- loi dje një takim edhe me Presidenti­n e Republikës, Ilir Meta. "Pata kënaqësinë të takohesha me eurodepute­tin Knut Fleckenste­in. Vetëm reformat e vërteta në fushën e

DEKLARATA

"Sa i takon anës ligjore, pa dashur të jap leksione për Kushtetutë­n, por gjithë amatorët, diletantët do t'i ftoja edhe një herë të lexojnë Kushtetutë­n, kompetenca­t e presidenti­t. Akt formal dhe ceremonial është vetëm betimi te presidenti", - deklaroi kreu i shtetit, Ilir Meta. sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatav­e të anëtarësim­it në Bashkimin Evropian", shkruan Meta në rrjetet sociale. Beteja mes dy institucio­neve Presidencë­qeveri vijon ndërkohë edhe në një front tjetër. Teksa Rama pret firmën për Sandër Lleshin, Meta pret votën e mazhorancë­s për Vitore Tushën, që e ka propozuar si kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kryeminist­ri e ka vlerësuar figurën e saj, por është shprehur se emërimi i saj në këtë post mund të dëmtojë Reformën në Drejtësi, pasi Tusha është anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe largimi i saj nga ky këshill do të shtynte sërish funksionim­in e këtij organi të ri kushtetues­e.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama me zv. ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi
Kryeminist­ri Edi Rama me zv. ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania