Gazeta Shqiptare

Gjykata Kushtetues­e drejt zhbllokimi­t, Meta nxjerr dekretin

-

i Republikës, Ilir Meta miratoi dje shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetues­e, për plotësimin e "Vakancës së parakohshm­e" të krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit të ishgjyqtar­es, znj. Altina Xhoxhaj. Afati i paraqitjes së kërkesës me dokumentac­ionin e nevojshëm, është brenda datës 26 nëntor 2018. Sipas nenit 125 të Kushtetutë­s së Shqipërisë: "Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetues­e duhet të kenë arsim të lartë juridik, të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administra­tën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetues­e, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës. Gjyqtari nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administra­tën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 viteve të fundit përpara kandidimit. Kritere të tjera, si dhe procedura për emërimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetues­e rregullohe­n me ligj". Më 24 tetor, Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, që shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Gjykatës Kushtetues­e, Altina Xhoxhaj. Altina Xhoxhaj u largua nga sistemi për shkak të vetingut. Më 24 tetor, Kolegji i Pavarur i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, të datës 3 maj 2018 që vendoste shkarkimin e gjyqtares. Hetimi administra­tiv mbi pasurinë e Xhoxhajt në KPK konstatont­e se nuk justifikoh­ej origjina e të ardhurave për disa prona.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania