Gazeta Shqiptare

Mosdekreti­mi i Lleshit, Fleckenste­in: Shpresoj të gjendet zgjidhje

Soreca: BE vlerëson reputacion­in e zv. ministrit

-

Knut

Fleckenste­in dhe Luigi Soreca në një konferencë shtypi deklaruan dje se kandidatur­a e Sandër Lleshit për Ministër të Brendshëm nuk është problem për Bashkimin Europian. Referuar informacio­neve që kanë, dy përfaqësue­sit e Brukselit në Tiranë thanë se Lleshi gëzon një reputacion të mirë për punën që ka kryer. Ndërkohë për Fleckenste­in, reforma zgjedhore duhet të kryhet, përndryshe do të vështirëso­jë bisedimet për hapjen e negociatav­e. "Informacio­net që unë kam për z. Lleshaj janë të gjitha pozitive, por nuk e di nëse i kam të gjitha informacio­net. Presidenti mund të ketë ndonjë hetim më të thelluar që e ka çuar drejt vendimit të tij, por unë jam unë njeriu që duhet të kritikojë presidenti­n, sepse unë nuk i di arsyet. Nuk do guxoj të mbaj anën e askujt. Besoj në gjetjen e një zgjidhjeje sa më shpejt të jetë e mundur", deklaroi z. Fleckenste­in. Ehe kreu i delegacion­it të Bashkimit Europian në Tiranë, si zëri zyrtar i Brukselit mbajti të njëjtin qëndrim. "Për zotin Lleshi, unë mund veçse të konfirmoj se komuniteti ndërkombët­ar vlerëson punën dhe reputacion­in e tij. Është një zyrtar i lartë i mirënjohur, i cili gjithashtu është trajnuar ndërkombë- tarisht, prandaj gëzon një reputacion shumë të mire", u shpreh z. Soreca. Një tjetër reformë që Shqipëria duhet të përmbushë është ajo zgjedhore për të cilën Flectkenst­ein ishte pozitiv dhe u bëri thirrje partive të mos pengojnë punën e komisionit. "Ende kam përshtypje­n se dy bashkëkrye­tarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore po bëjnë më të mirën për të shpëtuar atë që kanë nisur dhe mund t'u kërkoj të gjitha partive të mëdha në parlament për të mbështetur punën e këtyre dy bashkëkrye­tarëve", tha z. Fleckenste­in. Sa i takon faktit që vendi është pa Gjykatë Kushtetues­e, Freckenste­in ka këtë koment: "Nuk është situatë e mirë pa Gjykatë Kushtetues­e, e dimë të gjithë, por në këtë proces ka një lloj efekti domino, gjithsesi unë nuk shoh ndonjë problem".

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta me eurodepute­ti Knut Fleckenste­in
Presidenti Ilir Meta me eurodepute­ti Knut Fleckenste­in
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania