Gazeta Shqiptare

Thellohet kriza, Rama i propozon Metës sërish emrin e Lleshit

Kryeminist­ri i ridërgoi presidenti­t kërkesën për dekretimin e ministrit të Brendshëm Kërkesa shoqërohet me një relacion shpjegues

-

Kriza kushtetues­e dhe institucio­nale mes Presidencë­s dhe Kryeminist­risë vazhdon. Palët jo vetëm që nuk kanë reflektuar, por me kokëfortës­i kanë vijuar që të shkojnë edhe më tej në këtë përplasje të panjohur më parë mes dy prej institucio­neve më të rëndësishm­e shtetërore në vend. Kjo, pasi kryeminist­ri Edi Rama nuk ka lëshuar rrugë dhe në kuadër edhe të lojës së tij të "shahut politik" ka bërë lëvizjen e tij të radhës, duke i çuar Presidenti­t Ilir Meta sërish emrin e Sandër Lleshit për ta dekretuar si ministër të Brendshëm. Lajmin e bëri të ditur dje vetë Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku lajmëronte se i kishte dërguar kreut të shtetit kërkesën për të dekretuar Lleshin si ministër. "Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit ministër i Brendshëm, drejtuar Presidenti­t të Republikës", shkroi Rama. Gjithashtu, ai bëri të ditur se ndryshe nga hera e parë dhe për t'i hequr çdo alibi Presidenti­t Meta, kjo kërkesë shoqërohet kësaj here edhe me një relacion shpjegues mbi kandidatur­ën e Sandër Lleshit, ku jepen shpjegime jo vetëm mbi formimin dhe punën e kryer prej tij, por edhe duke bërë një interpreti­m të ligjit themeltar të shtetit mbi detyrat që kanë palët në procesin e emërimit të një ministri. "Bashkëngji­tur do t'i dërgohet presidenti­t edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të ministrit të Brendshëm", shprehet ndër të tjera Rama në mesazhin e tij. Në fakt, bëhet fjalë për një veprim të paralajmër­uar prej eksponentë­ve të ndryshëm të mazhorancë­s dhe nga vetë ai gjatë intervistë­s së dhënë dy ditë më parë gjatë një emisioni televiziv. "Unë do t'i dërgoj presidenti­t dekretin, ku përsëri do i propozoj dekretimin e gjeneral Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm me një relacion shpjegues edhe në traditën e krijuar nga presidenti që në rastin e negociatav­e me Greqinë, për të arritur në atë marrëveshj­en e plotfuqish­me ka çuar ftesa shumë serioze dhe të detajuara që e kanë ndihmuar për proces-

in. Në këtë traditë do t'i çojmë presidenti­t një shkresë shpjeguese të detajuar dhe do t'i japim mundës-

inë që të krijojë bindjen e plotë", bëri të ditur Rama. Ai gjithashtu shprehu besimin se me këtë informacio­n sh- tesë, kreu i shtetit nuk do të kishte asnjë arsye që të bënte sërish të njëjtin veprim si në rastin e parë, kur refuzoi të firmosë dekretin. Madje, Rama theksoi se nëse kjo do të ndodhte, atëherë kjo do të tregonte se presidenti do të kishte interesa apo axhenda të tjera. "Nuk ka një çështje themelore. Vetëm nëse presidenti ka një axhendë tjetër, dhe unë nuk kam arsye që të dyshoj që presidenti ka një axhendë të fshehtë, unë nuk mund ta besoj që presidenti është pjesë e një loje politike. Unë nuk kam arsye që ta argumentoj këtu që presidenti ka një prapavijë dhe këto janë të gjitha për të fshehur një plan më të gjerë në kuadër të një opozite të pashpresë dhe të dëshpëruar", u shpreh Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania