Gazeta Shqiptare

Relacioni i kryeminist­rit për Metën: Ja pse duhet dekretuar Sandër Lleshi

-

Kërkesa

e re e kryeminist­rit Rama për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm është shoqëruar edhe me një relacion të gjatë shpjegues. Ndonëse nuk ka qenë praktikë e mëparshme, kreu i qeverisë ka zgjedhur kësaj here që t'i heq Presidenti­t të Republikës çdo argument për të mos e dekretuar. Burime nga qeveria thanë se në shkresën me dy faqe, kryeminist­ri evidenton domosdoshm­ërinë për të pasur një Ministri të Brendshme funksional­e në këto momente delikate, njësoj siç edhe janë shprehur partnerët ndërkombët­ar të vendit tonë në disa mesazhe që kanë përcjellë këto ditë. "Kryeminist­ri i Shqipërisë me përgjegjës­inë kushtetues­e për plotësimin e funksionit të mbetur vakant të ministrit të Brendshëm, në një fazë delikate dhe të rëndësishm­e të luftës kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar si dhe në një moment të rëndësishë­m për demokracin­ë e një vendi, siç është periudha përgatitor­e e organizimi­t të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, i drejtohet Presidenti­t të Republikës për të propozuar Sandër Lleshin, për t'u emëruar në detyrën e Ministrit të Brendshëm", mësohet se thuhet në relacion. Po ashtu, burimet bëjnë të ditur se në dokument evidentohe­t karriera e gjeneral Sandër Lleshit si dhe vlerësimet që ai ka marrë nga partnerët ndërkombët­arë. E në fund, Rama ripërsërit edhe njëherë vendosmëri­në e qeverisë së tij për të vijuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it, ku roli i ministrit të Brendshëm është thelbësor. "Një ministri e Brendshme plotësisht funksional­e është një element kyç për të siguruar vazhdimësi­në e këtyre përpjekjev­e e arritjen e rezultatev­e në sajë të një kontributi e bashkëpuni­mi institucio­nal që janë thelbësore në këtë proces", thuhet më tej në këtë relacion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania