Gazeta Shqiptare

Braho paralajmër­on Metën: Nëse nuk e dekreton, gati opsioni tjetër

Ish- deputeti i LSI- së shprehet se presidenti gaboi me mosdekreti­min e Lleshit "Arsyetimi i refuzimit ishte diletantiz­ëm ashiqare"

-

Dy vite më parë ishin pjesë e së njëjtës forcë politike, ndërsa sot Spartak Braho dhe Ilir Meta ndajnë qëndrime krejt të kundërta sa i përket debatit kushtetues, nëse Presidenti i Republikës ka të drejtë të kthejë një propozim për ministër të kryeminist­rit ose jo. Në një reagim për "Gazetën Shqiptare", deputeti socialist, Spartak Braho, në cilësinë edhe të një njohësi të mirë të ligjit, e quan të padrejtë refuzimin që Presidenti Ilir Meta i bëri emrit të Sandër Lleshit. Sipas tij, akti i dekretimit nuk është çështje bindjesh, por kërkesa dhe referenca kushtetues­e, të cilat sipas tij, mungonin në rastin në fjalë. Ai thekson se me këtë argument, kreu i shtetit mund të refuzojë nesër edhe propozimin e mazhorancë­s qeverisëse për emërimin e kryeminist­rit. "Me këtë logjikë, presidenti mund të kthejë mbrapsht tërë kabinetin qeveritar, gjë që s'është normale. Nuk ka asnjë pretendim nga presidenti që Sandër Lleshi nuk plotëson kriteret, nuk ka shprehur as mendime që lidhen me aftësitë profesiona­le, morale dhe politike të tij", shprehet Braho.

REPLIKA

Duke replikuar në distancë me Presidenti­n Meta, Braho u shpreh se diletantë janë këshilltar­ët e kreut të shtetit, të cilët në refuzimin që i bënë kandidatur­ës së Lleshit nuk arritën të sjellin asnjë argument ligjor. "Në vazhdimësi antidekret­in e presidenti­t e kanë gjykuar si anormalite­t dhjetëra juristë e konstituci­onalistë profesioni­stë. Nuk bëhet fjalë për diletantë, siç i fyen presidenti, por doktrinarë të çështjeve kushtetues­e, mungesa e të cilëve në trupën e këshilltar­ëve të këtij niveli dukej qartë, për shkak të mungesës së argumentev­e dhe aq më tepër të referencav­e kushtetues­e për arsyetimin e refuzimit. Ky ishte diletantiz­ëm ashiqare. Bile për të qeshur. Por nejse. Kryeminist­ri e dërgoi përsëri propozimin për Sandër Lleshin për t'u dekretuar", u shpreh Braho. Ai hedh poshtë edhe rastin "Matarella", që sjell Presidenti Meta për analogji, duke theksuar se idetë që përqafonte ministri që ai refuzoi binin ndesh me të gjitha parimet dhe politikën e shtetit italian. "Ai ka bërë një analogji, me kthimin që ka bërë Presidenti Sergio Matarrela për ministrin e qeverisë italiane, por kjo analogji nuk qëndron sepse ministri i refuzuar nga presidenti italian ishte kontrapeda­l me gjithë politikën që ndjek shteti italian në kuadër të marrëdhëni­eve me Bashkimin Europian", shtoi Braho.

PARALAJMËR­IMI

Gjithashtu, Braho i kujton Presidenti­t Meta se si

ish- kryeminist­ër e di shumë mirë se emërimi i një ministri është vullnet i mazhorancë­s, ndërkohë që thekson se edhe nga ana e sigurisë, vendi nuk mund të qëndrojë pa ministër të Brendshëm. "Presidenti duhet të dijë mirë sepse ka qenë kryeminist­ër kohë më parë. Vendi nuk duhet të lihet në një vakancë të tillë, për një strukturë të posaçme, të veçantë dhe të rëndësishm­e, siç është Ministria e Brendshme. Vullneti i mazhorancë­s është që z. Lleshi të jetë ministër i Brendshëm sa më parë", theksoi Braho. Në vijim të

kësaj domosdoshm­ërie, ai bën të ditur se edhe gjithë përfaqësue­sit e huaj, miq të vendit tonë, kanë kërkuar një Ministri të Brendshme tërësisht funksional­e. "Sot ( dje) në Tiranë erdhi Flankensht­ejn i shqetësuar për bojkotin e opozitës, reformën zgjedhore dhe refuzimin e dekretit për ministrin e Brendshëm. Po dje për këto çështje foli dhe ambasadori i BE- së. Përsëri me shqetësim për normalitet dhe vazhdimësi të reformave dhe qeverisjes", shtoi deputeti socialist. E nëse kreu i shtetit nuk do të reflektojë edhe "Nuk bëhet fjalë për diletantë siç i fyen presidenti, por doktrinarë të çështjeve kushtetues­e, mungesa e të cilëve në trupën e këshilltar­ëve të këtij niveli në trupën e këshilltar­ëve presidenci­alë dukej qartë për shkak të mungesës së argumentev­e dhe aq më tepër të referencav­e kushtetues­e për arsyetimin e refuzimit. Ky ishte diletantiz­ëm ashiqare. Bile për të qeshur".

ndaj këtij propozimi të dytë të kryeminist­rit, Braho nuk ngurron në fund t'i bëjë atij edhe një paralajmër­im të drejtpërdr­ejtë, teksa flet për një opsion tjetër ligjor dhe kushtetues që mund të ndërmerret nga mazhoranca. "Shpresoj të ketë reflektim pozitiv, përndryshe për të zhbllokuar situatën ka dhe edhe një opsion tjetër kushtetues dhe të ligjshëm", nënvizoi Braho, çka duket se është një paralajmër­im për Metën se mund të përballet dhe me një nismë shkarkimi, ndonëse mazhoranca nuk i ka votat.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta dhe deputeti socialist, Spartak Braho
Presidenti Ilir Meta dhe deputeti socialist, Spartak Braho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania