Gazeta Shqiptare

Berisha sulmon Lleshin: Jemi në kushtet e një grushti shteti

-

Ish-

kryeminist­ri Sali Berisha i jep të drejtë Presidenti­t Ilir Meta në debatin për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Në një intervistë për ' ABC' ai ka theksuar se jemi në kushtet e një grushti shtetit të bërë nga kryeminist­ri Edi Rama. "Jemi në kushtet e një grushti shteti brenda shtetit të realizuar nga kreu i ekzekutivi­t me asgjësimin nëpërmjet vektorëve dhe gjuetisë së shtrigave të Gjykatës Kushtetues­e. Kjo përbënë dhe një potencial të madh për çdo lloj përplasje. Aty ku ka grusht shteti lindin dhe të gjitha të drejtat për t'iu kundërvënë me çdo mjet",- tha Berisha. Ndaj ni- sur pikërisht nga kjo, ai ka justifikua­r veprimin e Metës për të mos e dekretuar Lleshin. Gjithsesi ai shprehet se presidenti ka të drejtë ta shohë në thelb aktin e tij. "Në këtë kontekst asgjë nuk mund ta pengojë atë për të shqyrtuar në themel dhe krijuar bindje për çdo akt të tij. Unë mendoj që Presidenti me ftesën që i ka bërë kandi- datit ka ezauruar çdo detyrim për shpjegim të mëtejshme. I propozuari gjeneral ka refuzuar Presidenti­n e Republikës", tha Berisha. Ai, gjithashtu, ka sulmuar edhe vetë kandidatin për ministër, Sandër Lleshi se si ushtarak nuk i është përgjigjur thirrjes së Komandanti­t të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura. "Dua t'i them këtij gjenerali që nuk paraqitet kur e thërret kryekomand­anti i vendit, ai meriton vetëm një gjë, një dekret për ta zhveshë menjëherë. Ky është akt puçist, sepse Sandër Lleshi është emëruar në kundërshti­m me Kushtetutë­n në detyrën që mban",- theksoi Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania