Gazeta Shqiptare

PD bashkë me gjermanët e CDU, Basha prezanton programin ekonomik

Kreu i PD krah, banorëve tek Unaza: Prishja e shtëpive, për ndërtim pallatesh "Vendimi, ditën e parë që do të qeverisim vendin"

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e ka nisur hartimin e pro gramit ekonomik, në bashkëpuni­m me ekspertët gjermanë të partisë qeverisëse CDU në Gjermani. I pari që ka mbërritur në Tiranë nga Berlini është dr. Martin Henze, kryetar i Komisionit të Transporti­t në Këshillin Ekonomik të CDU- së. Në prani të tij, dje në tryezën për programin ekonomik me fokus tek çështjet e infrastruk­turës, energjisë dhe dixhitaliz­imit të zhvilluar në selinë e PD- së, kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi se CDU ka tek PD një partner të besueshëm dhe të vendosur, që u qëndron parimeve të demokracis­ë, shtetit ligjor dhe konkurrenc­ës së lirë. "Ditën e parë që do të marrim besimin për të qeverisur vendin, do ta përdorim këtë dorë që na shtrihet nga Gjermania mike për të nisur sa më parë transformi­min e vendit, për t'i dhënë Shqipërisë zhvillimin dhe shqiptarëv­e shpresën", u shpreh Basha. Sipas tij, plani ekonomik i PD- së ka synim që, rinia të mos jetë e detyruar të emigrojë, por të mund të punojë në Shqipëri me paga të kënaqshme dhe të plotësojë ambiciet në vendin tonë. "Me besimin se Gjermania duhet të jetë partneri strategjik ekonomik i Shqipërisë, Partia Demokratik­e ka nisur hartimin e programit të saj ekonomik, në bashkëpuni­m me ekspertët gjermanë të partisë qeverisëse CDU në Gjermani. I pari që ka mbërritur në Tiranë nga Berlini është dr. Martin Henze, kryetar i Komisionit të Transporti­t në Këshillin Ekonomik të CDUsë. Në tryezën për programin ekonomik, me fokus te çështjet e infrastruk­turës, energjisë dhe dixhitaliz­imit, të zhvilluar në selinë e Partisë Demokratik­e, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh CDU ka te PD një partner të besueshëm dhe të vendosur, që u qëndron parimeve të demokracis­ë, shtetit ligjor dhe konkurrenc­ës së lirë. "Ditën e parë që do të marrim besimin për të qeverisur vendin, do ta përdorim këtë dorë që na shtrihet nga Gjermania mike për të nisur sa

më parë transformi­min e vendit, për t'i dhënë Shqipërisë zhvillimin dhe shqiptarëv­e shpresën", - u shpreh Basha. Kreu i PD- së përmendi disa nga pikat kyçe të programit me të cilin do të qeverisin nëse demokratët. "Taksa e sheshtë 9 për qind, çlirimin e biznesit të vogël e të mesëm nga tmerri i arrogancës dhe arbitrarit­etit tatimor dhe sigurim e konkurrenc­ës së lirë e të barabartë, duke u thënë fund politikave klientelis­te dhe korruptive që kanë përthithur qindra milionë euro të parave publike. Do ta çojmë borxhin në 82 për qind e do t'ia heqim nga qafa këtë peshë shqiptarëv­e, përmes takës së thjeshtë, reduktimit të disiplinës bux-

hetore. Do shkyçim energjinë pozitive të këtij vendi. Rinia e etur për punë dhe e etur për ambicie, t'ia realizojmë këtu në Shqipëri dhe pa qenë të detyruar të emigrojnë. Kemi një plan pune dhe partnerë të çmuar njerëz që se kanë humbur shpresën te Shqipëria", deklaroi kreu i PD- së.

TAKIMI

Në ditën e 6 të protestës, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, takoi dje përfaqësue­s të banorëve në Unazë të Re, shtëpitë dhe bizneset e të cilëve preken nga zgjerimi i rrugës. Në përfundim të takimit, Basha tha se vendimi i qeverisë dhe bashkisë shkel çdo ligj, ndërsa kërkoi dëmshpërbl­im të plotë për pronën e tyre. "Nuk ka ligj për shembjen e shtëpive. Ju kanë çuar lajmërim dhe i kanë vënë kryqe me bojë për shtëpitë që do shkatërroh­en. Kjo është dëshmi e rënies totale të shtetit. Familjeve nuk i është komunikuar asnjë ligj dhe asnjë akt, i cili t'u jetë komunikuar familjeve, të jetë përgatitur dokumentac­ioni për shpronësim, t'u paguhen paratë e shpronësim­it. T'u jepet kohë për të gjetur banesë tjetër. Familje të tëra janë në këtë gjendje terrori", theksoi z. Basha. Prishjen e shtëpive me argumentin se do të zgjerohet rruga, Basha e cilësoi thjesht pretekst, ndërsa foli për një plan të fshehtë. "Kjo është rënie e Kushtetutë­s dhe e ligjit, sepse Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë një projekt bashkë me një grusht oligarkësh dhe banditësh me të cilët ndajmë paratë dhe pushtetin. Kjo është dëshmia më e qartë se ku ka përfunduar Shqipëria dhe sa e rrezikshme është kjo bandë në pushtet. E kam paralajmër­uar kur nisi afera Rama- Fusha se ajo që nis me prishjen e Teatrit Kombëtar, shumë shpejt do të jetë në pragun e shqiptarëv­e. Tani ajo ka arritur në pragun e mbi 300 familjeve", tha z. Basha. Ai u drejtoi një thirrje shqiptarëv­e: "Mos prisni t'ju vijë e keqja në pragun e shtëpisë, ejani këtu! Mbështesni këta banorë! Gjithçka është shkelur. Nuk ka asgjë të ligjshme. Kryeminist­ri, shteti e ministrat kamë shkelur ligjin. E vetmja gjë e ligjshme është protesta e këtyre banorëve".

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së Lulzim Basha dhe dr. Martin Henze, kryetar i Komisionit të Transporti­t në Këshillin Ekonomik të CDU- së
Kreu i PD- së Lulzim Basha dhe dr. Martin Henze, kryetar i Komisionit të Transporti­t në Këshillin Ekonomik të CDU- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania