Gazeta Shqiptare

Gashi dhe Gina fitojnë betejën me kryeprokur­oren, Gjykata e Apelit Administra­tiv: Të kthehen në detyrë

"Urdhrat për pezullimin e tyre, jashtë kompetenca­ve të Markut"

-

TIRANË - Pak muaj pas pezullimit nga detyra, Rovena Gashi dhe Dritan Gina kanë fituar betejën ligjore me kryeprokur­oren Arta Marku, pasi dje Gjykata e Apelit Administra­tiv i ka rikthyer në detyrë. Mësohet se urdhrat për pezullimin e tyre, pas shqyrtimit nga Apeli kanë rezultuar jashtë kompetenca­ve të kryeprokur­ores së Përgjithsh­me të përkohshme, Arta Marku. Dy prokurorët në fjalë ishin pezulluar nga detyra pas akuzës për "refuzim për deklarim", "fshehjes së pasurisë" dhe "deklarimit të rremë të pasurinë" nga Prokuroria e Durrësit. Ndërkaq, Apeli e rrëzoi vendimin e pezullimit. Por, pavarësish­t vendimit të gjykatës, Rovena Gashi nuk mund të rikthehet në detyrë.

VENDIMI I APELIT ADMINISTRA­TIV

"Shfuqizimi­n tërësisht si të paligjshëm të Vendimit më Nr. 140 datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithsh­me të Përkohshme, Arta Marku ' Për pezullimin nga detyra të Prokurores Rovena Gashi, në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me të Republikës së Shqipërisë", deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal me Nr. 577/ 2018 të Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

2) Shfuqizimi­n tërësisht si të paligjshëm të Vendimit me Nr. 141 datë 11.05.2018 te Prokurores së Përgjithsh­me të Përkohshme, Arta Marku "Për pezullimin nga detyra të prokurorit Dritan Gina, në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë", deri në përfundim të hetimeve ose të procedimit penal me Nr. 577/ 2018 të Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

3) Pezullimin e zbatimit të Vendimit me Nr. 140 datë 11.05.2018 dhe Vendimit me Nr. 141 datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithsh­me të Përkohshme Arta Marku, deri në përfundim të shqyrtimit, me vendim të formës së prerë, të ankimit të bërë nga ana e prokurorëv­e Rovena Gashi dhe Dritan Gina ndaj këtyre urdhrave të paligjshëm.

Relatori: Amarildo Lasi. Dispozitiv­i: 1. Pranimin e padisë. 2. Shfuqizimi­n e vendimeve nr. 140, datë 11.05.2018 dhe nr. 141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithsh­me për pezullimin nga detyra të prokurorëv­e Rovena Gashi dhe Dritan Gina.

3. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur, Prokuroria e Përgjiths- hme. 4. Kundër vendimit mund të ushtrohet rekurs përpara Kolegjit Administra­tiv të Gjykatës së Lartë, brenda 30 ditëve, duke filluar nga e nesërmja e komunikimi­t të këtij vendimi të arsyetuar. Data e shpalljes: 08- 11- 2018", thuhet në njoftim.

 ??  ?? Dritan Gina dhe Rovena Gashi
Dritan Gina dhe Rovena Gashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania