Gazeta Shqiptare

Vret me çifte bashkëfsha­tarin, kapet pas një ore 44- vjeçari Admir Delaj

Policia: Sherr i çastit, ngjarja e rëndë pas konsumimit të alkoolit Autori dhe 64- vjeçari Fatmir Hodo po pinin bashkë në lokalin e fshatit

- Njoftim per shitje me ankand

Një tjetër vrasje tron dit Vlorën. Kryetari i Njësisë Administra­tive Kotë, Fatmir Hodo ( i zgjedhur në vitin 2015 si përfaqësue­s i PD- së) është qëlluar për vdekje nga një bashkëfsha­tar i tij, pas një sherri në lokalin e fshatit. Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se ngjarja ku humbi jetën 64- vjeçari ndodhi pasditen e djeshme në këtë fshat. Vetëm një orë pas krimit, blutë kanë mundur të venë në pranga autorin e krimit Admir Delaj, i cili akuzohet për veprën penale: "Vrasje me dashje".

NGJARJA

Sipas burimeve nga policia, rreth orës 14: 55, në hyrje të një lokali në fshatin Kotë, dyshohet se shtetasi Admir Delaj, 44 vjeç, ka qëlluar me armë gjahu shtetasin Fatmir Hodo, banues në fshatin Gumenicë, i cili ka humbur jetën në vend. Policia e Vlorës dhe e Selenicës, me të marrë njoftim për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarj­e ku kanë identifiku­ar autorin e krimit, Admir Delaj, i cili pas vrasjes ishte larguar menjëherë me automjetin e tij. Menjëherë blutë janë vënë në ndjekje të 44- vjeçarit dhe pas afro një orë ndjekjeje, u bë e mundur kapja e tij në dalje të banesës në fshatin Gumenicë, ku kishte mbyllur mjetin dhe po tentonte të largohej. Pas kryerjes së hetimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoo- like bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja. Ndërkaq, grupi hetimor ka sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale armën e krimit ( çfite) si dhe automjetin tip fuoristrad­ë "Benz ML", me të cilin autori i dyshuar i vrasjes u largua nga vendi i ngjarjes. Po të njëjtat burime pohuan se nga kontrolli i ushtruar në banesën e Admir Delajt është gjetur dhe sekuestrua­r edhe një armë tjetër gjahu, e cila nuk ka lidhje me ngjarjen, por rezulton pa lejen përkatëse. Ndërkaq, grupi hetimor i kryesuar nga prokurori po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet në ngarkim të 44- vjeçarit Admir Delaj, në përfundim të vepri- meve të para hetimore do t'i kalojnë Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasje me dashje".

 ??  ?? I arrestuari Admir Delaj
I arrestuari Admir Delaj
 ??  ?? Viktima Fatmir Hodo
Viktima Fatmir Hodo
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania