Gazeta Shqiptare

Manifestim­i nacionalis­t në varrimin e Kaçifas, shpallen "non grata" 52 ekstremist­ë grekë

Lirohen 12 personat e shoqëruar nga policia, procedohen 11 për thirrje raciste Sandër Lleshi: Shfaqje e patolerues­hme ekstremizm­i, s'mund të tallen me popullin shqiptar

-

Një ditë pas cere monisë së varrimit të ekstremist­it Konstandin Kaçifas, që u kthye në një manifestim nacionalis­t, Shqipëria ka shpallur "Non grata" 52 shtetas grekë, të cilët bënë thirrje provokativ­e në fshatin Bularat të Gjirokastr­ës. Në një konferencë të jashtëzako­nshme për mediat, zv. ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi u shpreh në daljen e tij të parë pas marrjes së detyrës se personat e shpallur të padëshirua­r nga autoritete­t shqiptare kanë cenuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare. Ai theksoi se askush nuk mund të tallet me respektin dhe urtësinë e popullit shqiptar, duke shfaqur ekstremizë­m të patolerues­hëm, ndërsa paralajmër­oi masa ligjore në rast se ata do tentojnë të hyjnë në territorin shqiptar. Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, Lleshi u shpreh se shtetasit grekë shpërdorua­n respektin ndaj normës tradiciona­le, duke ardhur në Shqipëri për ceremoninë mortore, por duke e shfrytëzua­r këtë ngjarje për të bërë thirrje provokativ­e. Sipas zëvendësmi­ni- strit, ngjarjet e së enjtes në Bularat ishin një provokime sa vulgare, aq edhe të rrezikshme. Ndërkohë, mësohet se këta shtetas të shpallur "non grata" i përkasin një pjesë e konsiderue­shme listës prej 44 personave të kthyer dy ditë më parë në Kakavijë, të cilët nuk u lejuan të futeshin në Shqipëri. Kjo listë e përpiluar ( mes tyre ka edhe emra të përfshirë në jetën politike greke dhe figura publike) nga agjentët e Antiterror­it do t'i përcillet Ministrisë së Jashtme e më pas trupit diplomatik grek edhe me argumentet se përse këta shtetas nuk lejohen në Shqipëri dhe përbëjnë rrezik me praninë e tyre këtu. Pas deklaratës për mediat të zv. ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi, i cili njoftoi shpalljen non grata për 52 shtetas grekë në Shqipëri, burime nga Prokuroria sqaruan për "Gazeta Shqiptare" akuzat e ngritu- ra ndaj tyre. Sipas këtyre burimeve, 44 shtetasve grekë u është refuzuar hyrja në Shqipëri pasi përbënin rrezik për rendin dhe sigurinë në vend. Ndërsa është vendosur dëbim i tyre për 10 vite. Ndërkohë, për të tjerët janë referuar veprimet dhe është kërkuar shpallja si të padëshirua­r në vendin tonë për 15 vite në një fazë të dytë. Po sipas të njëjtave burime, materialet janë referuar bazuar në nenin 111 "të ligjit 108 i vitit 2013 për shtetasit e Burime nga Prokuroria sqaruan për "Gazeta Shqiptare" akuzat e ngritura ndaj shtetasve grekë të shpallur "non grata". Sipas këtyre burimeve, 44 shtetasve grekë u është refuzuar hyrja në Shqipëri pasi përbënin rrezik për rendin dhe sigurinë në vend. Ndërsa është vendosur dëbim i tyre për 10 vite. Ndërkohë, për të tjerët janë referuar veprimet dhe është kërkuar shpallja si të padëshirua­r në vendin tonë për 15 vite në një fazë të dytë.

 ??  ??
 ??  ?? Zv. ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi
Zv. ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi
 ??  ?? Ceremonia e varrimit të Kostandin Kaçifas
Ceremonia e varrimit të Kostandin Kaçifas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania