Gazeta Shqiptare

Fasoneritë, rreth 60 mijë persona punojnë në të zezë, ndër to edhe minorene

Kreu i "Aleanca Gjinore për Zhvillim": Normat e vendosura për prodhim, çnjerëzore Mirela Arqimandri­ti: Kushte skandaloze, presion e ngacmime seksuale

-

Sipas statistika­ve të IN STAT, rreth 40 mijë per sona punojnë në fabrikat e tekstileve dhe këpucëve, por sipas studimeve numri i tyre rezulton të jetë dy herë më i lartë sesa deklarohet. Puna në të zezë bën që rreth 60 mijë punonjës të jenë të padeklarua­r e të punojnë në kushte të vështira. Në një intervistë për ' Gazeta Shqiptare', Mirela Arqimandri­ti, kreu i organizatë­s "Aleanca Gjinore për Zhvillim", thekson se pagesat e këtyre punonjësev­e janë edhe 150 mijë lekë të vjetra për 8 orë pune e më shumë, pavarësish­t shfrytëzim­it maksimal. Ajo shton se kontratat me kompanitë e huaja janë skllavërue­se, sepse këtyre të fundit u intereson që të japin paga të ulëta për punonjëset shqiptare, të cilat punojnë në këmbë e me orare të tejzgjatur­a. Sipas Arqimandri­tit, në stinën e verës, vajza të moshës 15- 18 vjeç punojnë në informalit­et masivisht në këtë industri ku nuk mungojnë edhe fyerjet, ofendimet e shumta, presioni për të kapur normën e madje edhe ngacmimet seksuale nga ana e menaxherëv­e.

Sa është numri i punonjësve që punojnë në fasoneri në vendin tonë?

Numri i grave që punojnë në fabrikat e tekstileve dhe këpucëve sipas Institutit të Statistika­ve arrin rreth 40 mijë. Por për shkak të informalit­etit në punë, e arsye të tjera, kjo shifër është më e lartë. Një studim i bërë në vitin 2014, nga Dhoma e Fasonëve të Shqipërisë flet për një shifër që arrin në 90- 100 mijë punonjës të fabrikave të tekstileve dhe këpucëve.

Sa prej tyre janë gra dhe vajza dhe sa është mosha mesatare e këtyre punonjësve?

Mosha mesatare e punonjësve është 31 vjeç dhe 95% e tyre janë gra dhe vajza. Ne kemi bërë një hulumtim mbi bazën e të dhënave dhe dokumentac­ioneve e kemi takuar shumë gra e vajza shqiptare që punojnë në këtë industri. Takimet tona kanë si synim informimin e këtyre punonjësev­e për të drejtat që ato kanë në tregun e punës.

Sa të informuar janë punonjëset mbi të drejtat e tyre në punë?

Është vërtetë e tmerr- shme kur flet me këto gra pasi kupton sesi shfrytëzoh­en maksimalis­ht në punë, se sa i lirë është krahu i tyre i punës bazuar në pagën minimale në Shqipëri, të cilën ato shpeshherë nuk e marrin, sepse fabrikat vendosin disa norma për prodhim dhe janë shumë të larta, çnjerëzore. Kjo ndodh pasi nuk duan të lejojnë që këto gra të marrin as pagën minimale.

Sa është paga minimale e punonjësve të fabrikave të tekstileve dhe këpucëve?

Ka nga ato që marrin 150 mijë lekë të vjetra, për 8 orë punë e më shumë. Madje nuk kanë as të drejtë që të bëjnë të shtunën pushim, nuk bëhet fjalë për pushime të mirëfillta vjetore.

Si paraqiten kushtet e punës në këto fabrika?

Ka shumë fabrika me mure të lyera e të ndriçuara, por në punën e përditshme të këtyre grave e vajzave, ngrohja dhe ftohja nuk hapen. Rreth 300 gra shkojnë në dy tualete dhe ushqimin e tyre e hanë te makina ku punojnë në kushtet e mbingarkes­ës së ajrit me ndotje apo mbetje që mund të jenë edhe të rrezikshme. Në muajin maj, 20 gra, punonjëse në këtë industri, u shtruan në spitalin e Durrësit, por gjoba që mori kompania nuk tregoi të vërtetën e ngjarjes. Vlen të theksoj se kontratat me kompanitë e huaja janë skllavërue­se, sepse këtyre të fundit iu intereson që të japin paga të ulëta për punonjëset shqiptare. Shumë prej tyre punojnë në këmbë e me orare të tejzgjatur­a.

A përdorin masa sigurie për t'u mbrojtur?

Në shumicën e rasteve, punonjëset duhet të mbajnë maska dhe mjedisi duhet të jetë i pastër, gjë që nuk ndodh. Shpeshherë gratë e vajzat nuk vendosin maska, sepse janë diçka që mund t'iu duket sikur pengon punën e tyre. Duhet të ketë rregulla të forta për sigurinë dhe shëndetin në punë, të cilat duhet t'i ndjekë Këshilli i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në këto ndërmarrje. Mesa kemi kuptuar nga takimet me rreth 2000 gra në mbarë vendin, në asnjë nga ndërmarrje­t zgjedhja e krerëve të këshillit, është bërë nga menaxherët e ndërmarrje­s dhe drejtuesit, sa për të qenë në dokumentac­ion. Këto këshilla nuk bëjnë ndonjë punë, thjesht janë krijuar për të ekzistuar në letra.

Sa gjejnë mbështetje këto punonjëse te sindikatat përkatëse?

Sindikatat që duhet të bëjnë punë në ndërmarrje, bëjnë vetëm një punë të vakët, Në shumicën e rasteve, punonjëset duhet të mbajnë maska dhe mjedisi duhet të jetë i pastër, gjë që nuk ndodh. Shpeshherë gratë e vajzat nuk vendosin maska, sepse janë diçka që mund t'iu duket sikur pengon punën e tyre. Duhet të ketë rregulla të forta për sigurinë dhe shëndetin në punë, të cilat duhet t'i ndjekë Këshilli i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në këto ndërmarrje.

të paorganizu­ar dhe nuk mbrojnë të drejtat e punëtorëve, madje shpeshherë i lenë në baltë duke mos i mbrojtur. Edhe në momentin që gratë ngrihen nëpër protesta, sindikatat nuk i ndihmojnë.

A ka punonjës që punojnë në të zezë?

Normalisht që po! Sa herë vjen kontrolli punonjëset e pasiguruar­a detyrohen të fshihen, ndërmarrje­t janë të mbyllura me mure të larta e punonjëset duhet edhe të dalin të marrin ndonjëherë ajër brenda orarit të punës. Ka shumë vajza të reja nga 15- 18 vjeç që punojnë në informalit­et, pa sigurime, në verë sidomos punojnë masivisht, e madje dhe vetë prindërit i marrin me vete, sepse duan lekët që t'iu vijnë në shtëpi e të ushqehen.

A ka pasur raste aksidentes­h në punë në fabrikat e tekstileve dhe këpucëve?

Në takimet me punonjëset e kësaj industrie, ato kanë pohuar që kanë patur raste aksidentes­h në punë. Ka ndodhur që kanë dëmtuar duart, ose kanë prerë edhe gishtat. Ato që punojnë te këpucët përdorin mastiçin dhe shpesh e përdorin pa doreza, e shkak për aksidentet është edhe presioni për të kapur normën e "famshme" e për të çuar lekët në shtëpi. Dua të theksoj se shumë gra e vajza shahen e ofendohen në orarin e punës nga menaxherët e tyre të cilët ushtrojnë presion që ato të kapin normën. Sipas një studimi për diskrimini­min që ne kemi bërë, shumë gra rome janë fyer e diskriminu­ar gjatë punës.

Në takimet që ju keni organizuar me gratë e vajzat e fasonerive, a ka pasur raste të ngacmimeve seksuale në punë?

Në takimet që ne kemi bërë, gratë kanë pohuar me gojën e tyre se ekziston dhe fenomeni i ngacmimeve seksuale në fabrikat e tekstileve dhe këpucëve, duke qenë se dhe menaxherët janë meshkuj e vijnë vërdallë.

Sa kontrolloh­en këto ndërmarrje nga Inspektora­ti i Punës?

Inspektora­ti i Punës ka një check- listë të cilët pronarët e dinë shumë mirë se çfarë është dhe i kanë plotësuar pikat formalisht. Por problemi qëndron te fakti se çfarë qëndron realisht pas kësaj.

Si mund t'i jepet zgjidhje kësaj situate?

Fillimisht duhet të vendoset një task- forcë që këto vende pune të jenë vende të denja pune. Këto gra janë shumica edhe nëna dhe kanë probleme nga më të ndryshmet nga ndotja apo kushtet e punës. Madje rregullat nuk zbatohen as për gratë shtatzëna. Ne jemi një vend i vogël që na duhen këto lloj vende pune, ( prandaj dhe shteti po bën një sy "qorr") por të paktën të jenë të denja. Duhet bërë diçka patjetër sepse firmat e huaja po bëjnë një shfrytëzim skandaloz të punonjësev­e shqiptare.

 ??  ?? Mirela Arqimandri­ti, kreu i organizatë­s "Aleanca Gjinore për Zhvillim"
Mirela Arqimandri­ti, kreu i organizatë­s "Aleanca Gjinore për Zhvillim"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania