Gazeta Shqiptare

Nga Wilson tek Trumpi një shekull i SHBA- së

- Nga Michael Knigge

( vijon nga faqja 1)

... Tezat e famshme të tij, kishin të bënin me synimet amerikane në Europë dhe Lindjen e Mesme. Por, kishin të bënin kryesisht edhe me riorganizi­min e botës së shteteve. E drejta e popujve për vetëvendos­je ishte linja drejtuese. Por 14 pikat e Wilsonit shkonin dhe më tej. Presidenti amerikan kërkonte tregti të lirë dhe dhënien fund të diplomacis­ë së fshehtë, si dhe krijimin e Lidhjes së Kombeve.

Kështu në vija të përgjithsh­me më 1918 u pa sistemi liberal botëror, i cili u ndërtua pas Luftës së Dytë Botërore nën drejtimin e SHBA. Një sistem botëror, që u vu në jetë, sepse gjithnjë e më shumë vende iu bashkuan idesë. Ky sistem duket të jetë tani në rrezik, prej një presidenti amerikan, sërish.

LARGIM NGA KOLONAT THEMELORE TË POLITIKËS SË JASHTME AMERIKANE?

Donald Trump është rast i veçantë. Në njëqind vjetët e fundit asnjë kryetar shteti në SHBA nuk i ka vënë në pikëpyetje bazat themelore të politikës së jashtme amerikane, siç i ka vënë presidenti i 45- të i SHBA.

Natyrisht që në SHBA ka pasur gjithnjë forca që kanë përkrahur izolacioni­n. Edhe presidenti Wilson dështoi në politikën e brendshme me konceptin e tij për një sistem ndërkombët­ar paqeje. Por refuzimi i programit të tij 14 pikësh nuk u bë nga Shtëpia e Bardhë, por nga një kongres me frymë izolacioni­ste. Prandaj Wilson vazhdon të shihet si udhërrëfye­si i internacio­nalizmit amerikan. Deri në futjen në Luftën e Parë Botërore, Shtetet e Bashkuara ishin munduar t'i qëndronin larg konfliktev­e ndërkombët­are, sidomos atyre në Europë.

WILSON: POLITIKË E JASHTME KOOPERATIV­E

Wilson nxori nga tmerret e luftës një përfundim, që SHBA do të përpiqej për politikë të jashtme multilater­ale dhe të karakteriz­uar nga bashkëpuni­mi. Kjo duket qartë edhe në fjalimet e luftës, që ai ka mbajtur më 1917. Atje Wilson, thekson se bota duhet të bëhet vend i sigurt për demokracin­ë.

Shpesh Wilson citohet gabimisht, sikur ai të ketë thënë se SHBA duhet ta bëjë botën të sigurt për demokracin­ë. Ky është një ndryshim i qartë dhe me rëndësi. Sepse Wilson nuk besonte se e vetme SHBA do të ishte në gjendje ta arrinte këtë, por që mund të arrihej në bashkëpuni­m me të tjerët dhe nën udhëheqjen amerikane. Një "Lidhje e Kombeve" duhet të krijonte kuadrin për një politikë kooperativ­e ndërkombët­are. Wilson kërkonte të krijonte një organizatë, në të cilën të veprohej vetëm me aprovimin e të gjithëve, ku praktikish­t çdo komb të kishte një të drejtë vetoje. Sa kontrovers­e ka qenë ideja e Wilsonit e tregon fakti që "Lidhja e Kombeve" pati jetë vetëm tre dekada dhe që SHBA nuk u bë asnjëherë anëtare e saj.

TRUMP: VENDIME UNILATERAL­E

Nën presidencë­n e Trumpit, SHBA ka dalë nga shumë pakte të sanksionua­ra nga Kombet e Bashkuara dhe nga shumë organizata të OKB. Prandaj për shkak të qëndrimit të tij nacionalis­t, Trump me të drejtë mund të shihet si antipodi i Wilsonit, thotë John Cooper, profesor emeritus në Universite­tin e Viskonsit. Ai ka shkruar disa libra për Wilsonin. Për Trumpin ai thotë: "Ai do që të veprojë i vetëm në botë, të tregojë burrin e fortë dhe të marrë vendime unilateral­e sipas dëshirës."

Trump dhe Wilson nuk janë pole të kundërta vetëm në rolin ndërkombët­ar të SHBA. Edhe në qëndrimin ndaj migracioni­t, një temë e diskutuar shumë si në atë kohë edhe tani. Wilson kishte qëndrim të qartë kundër armiqësisë ndaj të huajve, që gjatë Luftës së Parë Botërore ishin kryesisht refugjatë lufte nga Europa. Kur Kongresi amerikan nxori më 1917 një ligj për kufizimin e migracioni­t, Wilson vendosi veton. Kongresi vendosi me dy të tretat e votave kundër vetos së tij, një shenjë që tregon sa të mëdha kanë qenë në atë kohë rezervat kundër mi-

Paralelet me aktualitet­in janë edhe në këtë pikë të dukshme. Me ndryshimin që, me Trumpin si president në post ka ardhur dikush që nuk i lufton armiqësitë ndaj të huajve, përkundraz­i i ndezi edhe më shumë që ditën e parë të kandidimit si president. Për më tepër, Trump nuk është verbalisht kundër, por përdor edhe pushtetin që i jep posti kundër emigrantëv­e pa pasaportë, duke i ndarë familjet dhe dëbuar nga vendi. Përveç kësaj ai kërkon të kufizojë migracioni­n legal në SHBA dhe të ulë numrin e refugjatëv­e që pranohen në vend, në një nivel të ulët që nuk ka qenë kurrë më parë.

Është ende herët për të gjykuar si do të përfundojë kursi konfrontue­s i Trumpit ndaj politikës internacio­naliste. Megjithatë dy vjet janë mjaft, sipas Cooper, për të qenë në gjendje që të thotë se çfarë do të thoshte Wilson për pasardhësi­n e tij në post: "Ai do ta shikonte Trumpin me frikë dhe tmerr." Sepse "Trump kërkon vetëm të trazojë ujërat- dhe Wilson i urrente demagogët." Dhe ky është një ndryshim i dukshëm midis dy presidentë­ve, që kanë lënë gjurmë në shekullin amerikan midis 1918 dhe 2018.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania