Gazeta Shqiptare

Grezda: Është momenti im, nuk do zhgënjej!

Lojtari i Rejnxhërsi­t prek dhe ndeshjen Shqipëri- Skoci: Do t'i shënoj Alan MekGregori­t Xherrard pret shpërthimi­n e mesfushori­t kuqezi

- Jeton Selimi

Trajneri i Rejnxhërsi­t, Stiven Xherrard dhe sulmuesi kuqezi, Eros Grezda ishin të pranishëm në konferencë për shtyp para ndeshjes së fundjavës kundër Madhëruell në kampionat. Kjo ndeshje është një mundësi shumë e mirë për Grezdën, që ta nisë si titullarë dhe të fitojë një vend në formacion, për shkak të dëmtimeve të shumta në repartin ofensiv. Xherrard tha për Grezdën: "Kemi pasur shumë dëmtime, sidomos në repartin ofensiv, por jam shumë i emocionuar dhe po pres me padurim të shikoj se çdo të bëjë Grezda. Ky është shansi i tij për të impresionu­ar dhe ta fitojë fanellën e Rejnxhërsi­t". Ndërsa Grezda, i cili foli pas trajnerit Xherrard, tha se i vlerëson fjalët e teknikut të tij dhe do të bëjë të pamundurën që në ndeshjen e radhës, që do të jetë në fundjavë kundër Madhëruell: "Është e vërtetë, shokët kanë qetë të pafat me dëmtimet. Unë e shoh këtë si një mundësi shumë të mirë për mua. Është një ndeshje e rëndësishm­e për skuadrën dhe për mua, prandaj shpresojmë te fitorja. Kam pritur për mundësitë e mia dhe tani dua t'i shfrytëzoj",- u shpreh fillimisht Grezda.

Më pas, sulmuesi kuqezi u pyet edhe për ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë kundër Skocisë, për të cilën Grezda tha: "Para se të vija te Rejnxhërsi, nuk dija shumë gjëra për kampionati­n skocez dhe as për Kombëtaren. Do të luajmë kundër Skocisë me 17 nëntor në Shqipëri, një ndeshje shumë e rëndësishm­e për ne. Do të kërkojmë me doemos fitoren, për të qëndruar në Ligën e Kombeve. Por kemi një ndeshje të rëndësishm­e të shtunën këtu në kampionat, prandaj të foku- sohemi te takimi i ardhshëm".

Grezda u pyet edhe me shaka nga gazetarët skocezë, nëse në përplasjen mes dy kombëtarev­e do t'i shënojë portierit të skuadrës së tij, Alan MekGregor, pyetje të cilës Grezda i dha një përgjigje shumë origjinale: "I kam thënë që do t'i shënoj, shpresoj të ndodhë kështu",përfundoi Grezda.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania