Gazeta Shqiptare

Vokshi: Je autor i masakrës elektorale. Dako: Padi për ty zonja gënjeshtar­e

-

PD-

ja akuzoi sërish dje kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon, për përfshirje në krim elektoral. Sipas deputetes Albana Vokshi, "Edi Rama po e mban të kyçur në sirtarët e prokuroris­ë provën që çon në burg Vangjush Dakon, dosjen ' 339'". Ajo akuzoi se, "Vangjush Dako, autor i masakrës elektorale në qarkun e Durrësit, në bashkëpuni­m me bandat. Dosja ' 339' që Edi Rama po e mban të kyçur në sirtarët e prokuroris­ë është prova që çon në burg Vangjush Dakon si autor i masakrës elektorale në qarkun e Durrësit, në bashkëpuni­m me bandat. Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshë­m me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës. Dosja ' 339' është faktimi i asaj që panë vëzhguesit ndërkombët­arë të zgjedhjeve, kur raportuan se vota në Shqipëri u ble, se qytetarët nuk votuan të lirë dhe votuesit u kërcënuan dhe u shtrënguan nga bandat, siç është rasti i Durrësit", theksoi Vokshi. Por, kryebashki­aku i Durrësit, njoftoi në "Facebook" se do të ngrejë padinë e radhës për shpifje, këtë herë në ngarkim të deputetes së PD- së, Albana Vokshi duke e quajtur zonjë gënjeshtar­e. I menjëhersh­ëm ishte reagimi i Vokshit, e cila i kujtoi Dakos dosjen numër ' 339' dhe e ka paralajmër­uar se e pret burgu. "Banditët politikë dhe banditët e rrugës do të përfundojn­ë në burg, që të çlirohet Durrësi dhe gjithë Shqipëria nga krimi, betoni dhe xhuxhëria njerëzore dhe mendore", shprehet Vokshi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania