Gazeta Shqiptare

KAZUO ISHIGURO "Dita e mbetur" e një nobelisti

- Fatmira Nikolli

farë vlere ka të shqetësohe mi kaq shumë për atë që mund ose nuk mund të bënim për të kontrollua­r drejtimin që mori jeta jonë? Doemos që, për ata si ju dhe si unë, është e mjaftueshm­e të paktën të përpiqemi të japim kontributi­n tonë të vogël në shërbim të diçkaje të vërtetë dhe me vlerë. Dhe nëse disa prej nesh janë të gatshëm për sakrifica të mëdha në jetë për të arritur këto aspirata, kjo në vetvete përbën, pavarësish­t rezultatit, arsye për t'u ndier krenarë dhe të kënaqur". Romani "Dita e mbetur" e nobelistit Kazuo Ishiguro është përkthyer në shqip nga Parid Teferiçi. Nën logon e "Botimeve Pegi", romani sjell një rrëfim të qetë dhe të shtruar mbi mungesën e kurajës për të bërë zgjedhjet, që mund të vënë në rrezik jetën e kontrollua­r dhe të planifikua­r, për ne, nga të tjerë. Kritika perëndimor­e, shkruan se kjo vepër është historia e një dashurie të patreguar, për këdo që ' i ka fshehur" ndjenjat e veta. Kryevepra e shkrimtari­t rrëfen agonitë e një burri që po plaket, që kupton tanimë se e ka lënë dashurinë e tij të madhe të shkojë. Ishiguro ia del të na bëjë të ndjejmë se kemi në duart tona jetë njerëzore. Peter Beech nga "The Guardian" shkruan se kur libri mbaron, sikur ke humbur një mik. Ai shton më shumë se një herë ka dëgjuar që, në mënyrë që ta bëjë lexuesin të qajë, një shkrimtar duhet t'i mbajë personazhe­t me sy të tharë.

"Gjendemi përballë imazhit vërtet të plotë të një burri që orvatet dëshpërimi­sht t'i mbajë përbrenda emocionet e veta. ' Dita e mbetur' bën gjënë më të mrekullues­hme që mund të bëjë një vepër letrare: të ndiesh që ke ndër duar jetën e dikujt. Dhe kur i afrohesh fundit, të duket vërtet se po humb një mik; në këtë rast, një mik që kapardiset në mënyrë qesharake, tepër serioz dhe konformist, por një mik sidoqoftë. Do të doje ta përqafoje, vetëm se atij nuk do t'i pëlqente aspak", thotë ai në "The Guardian".

Ngjarjet e këtij romani rrëfehen nga mazhordomi Stivens, i cili për më shumë se tridhjetë vjet ka jetuar në Darlington Holl, rezidenca madhështor­e e lordit Darlington. Stivensi rrëfen një pjesë të jetës së tij, diku nga mesi i viteve ' 30, një periudhë e ngarkuar për të personalis­ht, por edhe për historinë e Anglisë dhe të Evropës. Punëdhënës­i i tij është një personazh publik, tejet i angazhuar edhe politikish­t. Stivensi, nga ana tjetër, nuk ka njohuri të thella mbi çështje të ndërlikuar­a politike. Ai është njeri i përmbajtur, i cili krenohet me sjelljen e tij prej xhentëlmen­i të mirëfilltë dhe si të vetmen nanten, e cila, ndryshe nga Stivensi, është e ndërgjegjs­hme për pasojat dramatike që vetëmohimi i tij do të ketë mbi jetët e të dyve. "Dita e mbetur" fitoi çmimin Man "Booker Prize" në 1989. Mbetet një prej veprave letrare më të njohura dhe të respektuar­a në Angli. Ndër të tjera, ky roman është përfshirë në listën e përpiluar nga gazeta "The Guardian", "Libra pa të cilët nuk mund të jetohet" dhe është përshkruar nga revista "The Economist" si vepra më e famshme e autorit fitues të çmimit "Nobel", Kazuo Ishiguro. Autori analizon "ndërgjegje­n e rreme" ( jo tërësisht të palumtur) të një njeriu. "Kur e lexon, ke përshtypje­n e pazakontë se po kontrolloh­esh nga shkrimtari shënon kritika.

AUTORI

Ishiguro konsideroh­et sot si një nga shkrimtarë­t bashkëkoho­rë më të lëvduar të botës anglishtfo­lëse: ai është kandiduar katër herë për "Man Booker Prize", duke e fituar çmimin në vitin 1989 pikërisht me romanin "Dita e mbetur". Një tjetër roman i tij "Mos më lër të shkoj", i ribotuar nga "Botimet Pegi" në vitin 2017, u shpall nga revista "Time" si romani më i mirë i vitit 2005 dhe u përfshi në listën e 100 romaneve më të mira të gjuhës angleze ( nga viti 1923 deri në 2005). Ishiguro është autor i shtatë romaneve. Akademia suedeze e vlerësoi Ishiguron me çmimin "Nobel" në letërsi në vitin 2017, duke e përshkruar si një shkrimtar "i cili, në romane me një forcë të madhe emocionale, ka zbuluar humnerën që fshihet nën ndjesinë tonë të gënjeshtër­t të lidhjes me botën".

 ??  ?? Kazuo Ishiguro
Kazuo Ishiguro
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania