Gazeta Shqiptare

Propozimi i qeverisë, Braçe: Nuk i taksojmë pagat nën 30 mijë lekë

Ministri i Financave propozoi tatimin e pagave deri në 100 mijë lekë "Pagat e vogla dhe ato të mesme duhet të mbrohen"

-

Pas 5 vitesh në pushtet, socialistë­t kanë qën drime të ndryshme sa i përket një prej vendimeve më të rëndësishm­e që morën në 2013- ën dhe që ka të bëjë me tatimin progresiv. Ndonëse nuk kanë hequr dorë plotësisht prej saj, këtë vit bashkë me diskutimin e buxhetit dhe paketës fiskale, kanë rihapur debatin nëse duhet të preket dyshemeja e tatueshme apo jo. Përkundër propozimit të një grupi deputetësh socialistë për të rritur këtë dysheme nga 30 në 40 mijë lekë të ardhura, ministri i Financave, Arben Ahmetaj bëri të ditur dje se do i kërkonte zyrtarisht Kuvendit që kjo dysheme jo vetëm që nuk duhet të rritet në 40 mijë lekë, por përkundraz­i ose duhet të zbresë në tatimin e të ardhurave mbi 10 mijë lekë, ose të përfshihen në këtë skemë të gjitha të ardhurat e çfarëdo lloj niveli. Por me këtë propozim që shkon totalisht kundër propozimit të deputetëve socialistë, ka reaguar dje edhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe. Gjatë një bashkëbise­dimi me gazetarët, ai nuk ka nguruar që ta sfidojë publikisht ministrin e Financave që të sjellë këtë propozim në Kuvend, duke paralajmër­uar kështu rrëzimin e tij.

"Pranë komisionit nuk ka asnjë propozim të tillë të ardhur nga qeveria dhe me thënë të drejtën, unë e sfidoj ministrin ta sjellë këtë propozim, në rast se e ka seriozisht që të propozojë të taksojë pagat nën 30 mijë lekë. Ky vend në kushtet në të cilët ndodhet, pra në kushtet kur kemi nevojë për punën, në kushtet kur ne jemi edhe nën faktin e migracioni­t, unë mendoj se pagat e vogla, por jo vetëm, edhe ato të mesme duhet të mbrohen. Përsa kohë një pagë 22 mijë lekë në muaj, një pagë 25 mijë lekë në muaj apo ajo deri në 30 mijë lekë apo 40 mijë lekë përbëjnë të ardhurat kryesore të vetme të një familjeje, pa asnjë diskutim ato duhet të jenë të ardhura të mbrojtura", - u shpreh Braçe. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo sfidë, Braçe bënë të ditur se do t'i shkoj deri në fund nismës për rritjen e fashës së pagave që nuk tatohen deri në 40 mijë lekë. "I shkoj deri në fund

propozimit jo vetëm timit, por edhe të disa kolegëve që mbronin për një dysheme të re për të mbrojtur punën, sepse këto janë të ardhura nga puna. Kur të bëhet diskutimi nen për nen po prap

do të mbaj këtë qëndrim", - theksoi Braçe. Aktualisht numri i të punësuarve me pagë të deklaruar deri në 30 mijë lekë arrin në 388 mijë. Nëse merret në konsiderat­ë shkalla më e ulët e propo- "Unë e sfidoj ministrin ta sjellë këtë propozim në rast se e ka seriozisht që të propozojë të taksojë pagat nën 30 mijë lekë. Ky vend, në kushtet në të cilët ndodhet, pra në kushtet kur kemi nevojë për punën, në kushtet kur ne jemi edhe nën faktin e migracioni­t, unë mendoj se pagat e vogla, por jo vetëm, edhe ato të mesme duhet të mbrohen".

zuar nga ministri i Financave për një taksim prej 1,5% të pagës, çdo i punësuar do të duhet të paguajë nga 360 lekë deri në 450 lekë më shumë në muaj si tatim mbi të ardhurat personale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania