Gazeta Shqiptare

Ahmetaj: Rritja e pagave për çdo kategori, 20% për diplomatët

Ministri u shpreh se do ketë rritje për edukatorët me 9%

-

Diplomatët

do të përfi tojnë rritjen më të madhe të pagave vitin e ardhshëm nga të 4 kategoritë që në 2019 të përfitojnë do të pësojnë rritje të pagës. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka detajuar rritjen që përfiton secila prej këtyre kategorive, duke bërë të ditur se diplomatët do të përfitojnë një shtesë page prej 20 për qindësh. Më pas vijnë ushtarakët, por jo me kufij minimalë prej 19 për qind, siç deklaroi kryeminist­ri. Ahmetaj bëri të ditur se rritja për mbrojtjen do të nisë nga 10 për qind, ndërsa 19 për qind është kufiri maksimal i rritjes dhe që do e përfitojnë ushtarakët më të ulët në grada. Një ulje më të vogël do të përfitojnë edhe dy kategori shumë të mëdha punonjësis­h, siç janë arsimtarët dhe ata që punojnë në shëndetësi. Të dyja këto kategori do të kenë një rritje prej 7 për qind, kjo pasi ata zënë edhe një peshë më të madhe në masën e pagave shtetërore. "Duam që të projektojm­ë një rritje pagash në shëndetësi, rritje kjo prej 7%. Gjithashtu, në rritje prej 7% planifikoh­et edhe në arsim. Ndërsa mbrojtja do të përfitojë një rritje nga 10- 19% dhe një rritje prej 20% për diplomatët", tha Ahmetaj. Kreu i Financave theksoi se fondet për pagat e edukatorev­e do të rriten me 9.1% në raport me 2018 dhe ndarja e fondeve për çdo bashki, do bëhet me një formulë që mbështetet kryesisht në numrin e nxënësve përfitues. Ndërkohë që ai bëri të ditur se i gjithë zëri i pagave në buxhetin e ardhshëm ka rritje në vlerë totale. "Shpenzimet totale për pagat në Administra­tën Publike janë planifikua­r në masën 80.6 miliardë lekë ose 4.6% e PBB", tha Ahmetaj. Kjo, jo vetëm për shkak të rritjes së pagave për kategoritë e mësipërme, por edhe për shkak të reflektimi­t në buxhet të pagave dhe shpenzimev­e që vijnë nga aplikimi i reformës në drejtësi.

 ??  ?? Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe
 ??  ?? Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania