Gazeta Shqiptare

Gjobvënie dhe krijim i grupit kriminal, dënohet me 14 vjet heqje lirie Emiljano Shullazi

Reagon avokati Vladimir Meçe: Akuzat të stisura, gjykata në presion Krimet e Rënda japin 55 vjet burg për gjithë bandën

-

Pas afro 50 seancash gjyqësore ka marrë fund saga "Shullazi" në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në seancën e zhvilluar ditën e djeshme, kjo gjykatë ka dënuar me 14 vjet burg "kokën" e këtij grupi kriminal, Emiljano Shullazi. Ky i fundit u shpall fajtor për akuzat e gjobëvënie­s dhe krijimit të grupi të strukturua­r kriminal, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzën e presionit dhe kanosjes ndaj dy rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule dhe atë të shkatërrim­it të pronës, për vendosje tritoli biznesmeni­t Jani Zaka në Tiranë dhe Adriatik Kuçuku në Lushnje. Gjithashtu, trupa gjykuese e drejtuar nga gjyqtari Fran Prendi dha vendimet dhe për 4 anëtarët e tjerë të grupit në fjalë. Konkretish­t, gjykata vendosi dënimin me 12 vite burg për Gilmando Danin; 10 vjet burg për Indrit Qyqjan; 10 vite burg për Indrit Zelën si dhe 9 vite për Blerim Shullazin. Gjykata dha një masë shtrëngues­e, që të pandehurit të mos përfitojnë nga e drejta e lirimit me kusht, ndërsa dënimin do e kryejnë në një burg jo të sigurisë së lartë. Në total, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 55 vite burg për anëtarët e bandës, ndërsa prokuroria kërkoi 64 vite për 5 të pandehurit. Procesi gjyqësor u zhvillua nën masa të rrepta sigurie të Krimet e Rënda, ndërsa seanca u monitoruar nga përfaqësue­s të ambasadës amerikane dhe asaj gjermane. Trupit gjykues iu deshën rreth 3 orë e gjysmë për të marrë vendimin final për bandën e Emiljano Shullazit. Pas vendimit të dhënë dje nga Krimet e Rënda ka reaguar avokati i Shullazit, Vladimir Meçe. Ai tha para mediave se akuzat janë të stisura. Po ashtu, Meçe nuk kurseu as kritikat për gjykatësit e kësaj çështje, ndërsa u shpreh se ata nuk bëjnë dot dallimin mes të drejtës civile e penale. "Është fatkeqësi. Pati edhe akuza që ranë poshtë nga gjykata. Duhet të binin edhe këto akuza. Vendimi s'u dha i arsyetuar. Fatkeqësi është se kjo gjykatë nuk i shpëton dot presionit. Në fushën që operojnë nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes të drejtës civile, penale dhe administra­tive. E konsideroj­në një konflikt të pastër civil, si një vepër penale. Akuzat janë të stisura", - deklaroi Vladimir Meçe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania