Gazeta Shqiptare

Gjimshiti: Me tifozët me vete, e thyejmë Skocinë

Ia doli të neutralizo­jë Ikardin, e vlerëson shumë në aspektin psikologji­k paraqitjen ndaj Interit Mbrojtësi ndjen mungesën e një lideri si Cana

-

Berat Gjimshti vjen në Kombëtare pas një momenti mjaft të mirë, teksa gjeti rrugën e rrjetës në sfidën e fundjavës ndaj Interit, duke marrë dhe vlerësimet maskimale të trajnerit Gasperini në fitoren 4- 1 ndaj milanezëve. Si të mos mjaftonte paraqitja mjaft e mirë, shqiptari mposhti ziktaltëri­t me kokë, duke i siguruar fitoren Atalantës. Gjimshiti ishte i pranishëm në konferencë­n e djeshme për shtyp në prag të ndeshjes me Skocinë që do të zhvillohet ditën e shtunë ku u shpreh: "Nuk e di nëse është momenti më i mirë ky. Besoj është një moment i bukur personalis­ht. Unë gjithmonë vij këtu për të dhënë maksimumin. Nuk ka problem nëse kam shënuar gol apo jo",- thotë Gjimshiti që më pas përpiqet të gjejë gjërat që nuk shkojnë në ekipin kuqezi. "Me Izraelin e patëm në dorë lojën, bëmë një ndeshje të mirë, nuk e merituam humbjen. Te goli i parë ishim të ngrirë, nuk e pritëm që do e godiste portieri. Bëmë gabim të gjithë. Ato gjera ndodhën, të mun- dohemi të bëjmë më mirë. Për mua nuk është autogol ai ndaj Skocisë. Por nuk ka problem. Nuk e di nëse do luaj me Skocinë. Nëse jam në fushë, provoj të jap më të mirën. Në fillim duhet të mbroj, pastaj nëse del rast për të shënuar akoma më mirë. Mendoj se është e vështirë t'i markosh të gjithë sulmuesit. Nuk është vetëm Ikardi, në Itali ka nivel të lartë. Është një vlerësim psikologji­k dhe duhet të japësh maksimumin të mos lejosh për të shënuar gol". Flitet gjithnjë e më shpesh se në Kombëtare mungon një lider, ndërsa i fundit që e ka bërë me sukses këtë gjë, ka qenë Lorik Cana. "Mungesa e Lorik Canës? Ne duhet të shikojmë përpara, nuk duhet të shikojmë mbrapa. Futbolli ecën shpejt. Të gjithë duhet të japin kontribut që të jemi sa më të fortë dhe të bashkuar. Është si alternativ­ë rreshti- mi me 3 mbrojtës. Mendoj që kemi shumë lojtarë që kanë luajtur disa herë atë sistem në ekipet e tjera. Nuk besoj se do jetë problem. E vendos trajneri. Mbrojtja bëhet me gjithë ekipin, nuk mbrohet vetëm me mbrojtësit. Ato që bëmë ishin gabime personale. Ndaj Izraelit kemi bërë gabime më shumë personale. Na kushtoi". Në fund, Gjimshiti jep edhe parashikim­in e tij në lidhje me ndeshjen e Skocisë. "Besoj se me Skocinë do jetë një ndeshje e vështirë. Ata luajtën me mirë atje, ne kemi rastin që të tregojmë vlerat tona. Në fund do arrijmë atë që duam. Nëse luajmë si skuadër, e dimë që jemi të fortë. Tifozët? Mendoj që na kanë përkrahur gjatë gjithë kohës. Shpresoj që do të jenë në stadium, të na japin forcën e tifozit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania