Gazeta Shqiptare

Krimi vë nën thundër Shkodrën, në 6 muaj u vranë 7 persona dhe u plagosën disa të tjerë

Policia zbardhi vetëm një ngjarje. Ende mister zhdukja e nip e dajë Përplasja mes bandave kriminale në qytet nisi me atentatin ndaj të "fortit" Lulzim Kulla

-

Përplasja mes bandave kriminale në Shkodër ka pasuar me një sërë atentatesh mafioze dhe me bilanc tragjik viktimash. Vetëm në 6 muajt e fundit të këtij viti janë ekzekutuar 7 persona, mes të cilëve dhe Fatos Ferracaku, i cili mbeti i vrarë mesditën e djeshme. Ndërkohë që në ngjarjet e bujshme që kanë tronditur qytetin janë plagosur shumë persona, ndërsa janë denoncuar të zhdukur edhe dy persona të tjerë. Gjithçka nisi në fillim të janarit të këtij viti, ku pas një shpërthimi me tritol mbeti i plagosur biznesmeni Lulzim Kulla si dhe shtatë të tjerë. Atentati i 13 janarit ndaj të "fortit" të Shkodrës ( Kullës), do të pasonte pesë muaj më pas me vrasjen Mehdi Kavajës, pronar i një servisi makinash. 60- vjeçari u qëllua për vdekje me plumb në kokë, në banesën e tij. Pavarësish­t hetimeve të kryera, kjo ngjarje ka mbetur mister, pasi nuk dihet motivi dhe as autorët e krimit. Një muaj më pas dhe konkretish­t më 18 korrik të këtij viti u ekzekutua në një atentat mafioz ish- efektivi i policisë Boran Berçana dhe bashkëjetu­esja e tij, Silvana Ndoci. Ata u qëlluan me breshëri automatiku ( me 28 plumba) brenda në makinë dhe afër banesës së tyre në sy të djalit 2- vjeçar, i cili i mbijetoi atentatit. Dy ditë më parë u zbardhën detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje që shokoi Shkodrën. Mësohet se një intrigë çoi në ekzekutimi­n e ish- policit Bërçana dhe bashkëjetu­eses e tij. Hetimet kanë zbuluar se përhapja e një thashethem­i ka pasur për qëllim futjen në konflikt të bandave rivale në Shkodër. Për këtë arsye u përhap fjala sikur Boran Bërçana ishte shprehur "unë e shtypa butonin e bombës ndaj Lul Kullës". Në të vërtetë, sipas një burimi të "ABC News", Boran Bërçana nuk e kishte deklaruar një fakt të tillë dhe ai nuk kishte pasur lidhje me ngjarjen. Pas verifikime­ve, ai ndodhej në Spanjë për llogari të një grupi kriminal. Por vendimi i ekzekutimi ishte marrë. Dhe jo vetëm për ish- policin, por edhe për bashkëjetu­esen e tij, e cila cilësohej si person që kishte dijeni për shumë ngjarje. Edhe ky atentat nuk është zbardhur nga policia vendore. Afro një muaj më vonë, më 10 gusht të këtij viti u vra në një atentat Fatbardh Lici. 53vjeçari ishte duke pirë kafe në një lokal në Kiras, kur u qëllua me breshëri kallashnik­ovi. Pas ngjarjes, policia bëri me dije se dyshohet që Lici në vitin 2011 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt. Por vetëm kaq, pasi autorët e krimit ende nuk janë zbuluar. Më 23 gusht u denoncuan të zhdukur nga familjarët Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa ( dajë e nip), ndërsa nuk dihet ende asgjë për fatin e tyre. Më 27 gusht u vra pas një konflikti për motive pronësie Prendush Fusha, ndërsa u arrestua autori. Kjo është e vetmja ngjarje e zbardhur gjatë verës së "nxehtë" të këtij viti. Por, seriali i vrasjeve vijoi me ekzekutimi­n mafioz të biznesmeni­t Arjan Ferracakut. Ngjarje kjo e ndodhur më 1 shtator të këtij viti. 31- vjeçari ishte duke shëtitur me kalë kur u qëllua për vdekje. Viktima, pronar i dy bizneseve në Velipojë dhe baba i dy fëmijëve u gjet i vrarë në periferi të qytetit të Shkodrës, ku zakonisht janë gjetur makina të përdorura për krime dhe të djegura. Edhe vrasja e biznesmeni­t ende nuk është zbardhur. Ndërkohë që mesditën e djeshme u ekzekutua po në një atentat mafioz, kushëriri i tij, Fatos Ferracaku.

 ??  ?? 31- vjeçari i vrarë Arjan Ferracaku
31- vjeçari i vrarë Arjan Ferracaku
 ??  ?? Ish- polici i vrarë, Boran Bërçana dhe bashkëjetu­esja Silvana Ndoci
Ish- polici i vrarë, Boran Bërçana dhe bashkëjetu­esja Silvana Ndoci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania