Gazeta Shqiptare

"Shullazi", Ambasada e SHBA- ve: Pas tij kush e ka radhën?

Dënimi, OSBE: Kriminelët në burg

-

TIRANË - Dënimi me 14 vjet burg i Emiljano Shullazit nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila dha 55 vjet burg në total për anëtarët e bandës së tij ka pasuar me reagimin e disa ambasadave në Tiranë, mes të cilave ambasada e SHBA- ve, Britanisë së Madhe dhe ajo gjermane. Vendimi është mirëpritur edhe nga OSBE- ja. Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA- ve thotë: "Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë, që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëv­e shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndes­im shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin ' Kush e ka radhën'"? Dhe Ambasada e Britanisë së Madhe ka përshëndet­ur vendimin e gjykatave shqiptare për dënimin e bandës së Shullazit. "Ambasadori Duncan Norman mirëpriti vendimin e gjykatave shqiptare për të dënuar me 14 vite burg Emiljano Shullazin dhe dënimet e gjata të dhënat për bashkëpunë­torët e tij. Krimi i rëndë dhe i organizuar gërryen vazhdimish­t ekonomitë, shkatërron jetët dhe dëmton komunitete­t tona. Nuk duhet të ketë hapësira të sigurta që të veprojnë kriminelët e krimit të rëndë dhe të organizuar", tha ambasada në një postim në rrjetet sociale. Në lidhje me dënimin e grupit të Shullazit ka reaguar edhe ambasadorj­a e Gjermanisë, Susanne Schutz. Diplomatja gjermane shprehet se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin, ndërsa i ka bërë apel drejtësisë shqiptare që të mos tërhiqet në burgosjen e elementëve kriminalë. "E kam ndjekur me vëmendje procesin ndaj 5 të pandehurve në çështjen ' Shullazi'. Askush nuk qëndron mbi ligjin, drejtësia shqiptare të vazhdojë të veprojë. Lufta kudër krimit dhe korrupsion­it është detyrë e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian", ka deklaruar ambasadorj­a gjermane.

Ndërsa, në reagimin e OSBE- së thuhet: "Jemi të inkurajuar nga operacione­t e muajve të fundit kundër krimit të organizuar dhe së bashku me qytetarët shqiptarë që respektojn­ë ligjin, presim të shohim më shumë arrestime dhe dënime të kriminelëv­e të rrezikshëm".

 ??  ?? Vendi ku ndodhi atentati me një të vrarë dhe një të plagosur
Vendi ku ndodhi atentati me një të vrarë dhe një të plagosur
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania