Gazeta Shqiptare

Atentat në mes të qytetit, ekzekutohe­t me 5 plumba në kokë dhe trup Fatos Ferracaku

Dyshimi, policia: Atentatorë­t, vrasës me pagesë. Banorët: Pamë tmerr me sy! Po pinin kafe në lokal, plagoset rëndë kunati

-

Nuk kanë të ndalur at entatet e përgjak shme në Shkodër. Një ditë pas takimit të zëvendësmi­nistrit të Brendshëm Sandër Lleshaj me krerët e policisë në Shkodër, një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e këtij qyteti. Viktima e radhës është një tjetër pjesëtar i fisit Ferracaku. Bëhet fjalë për 40- vjeçarin Fatos Ferracaku ( person pa precedent penal), i cili u ekzekutua me plumb në kokë në mes të ditës, ndërsa mbeti i plagosur kunati i tij, Fatmir Mehaj. Burime zyrtare nga policia e kryeqendrë­s së veriut bënë me dije se ngjarja me një të vrarë e një të plagosur ndodhi në lagjen "Rus", në zonën e njohur si Markata. Mësohet se viktima dhe 48vjeçari Mehaj ( të dy tregtarë peshku) ishin duke pirë kafe bashkë në një lokal, kur dy persona me një motorçikle­të tip ' TMAX' 550 kubik dhe skafandra në kokë janë afruar dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre. Për pasojë, dy tregtarët kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku dhe iu është dhënë ndihma e parë mjekësore. Pavarësish­t ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, 40- vjeçari Ferracaku nuk ka arritur t'u bëjë ballë plagëve të marra. Ndërsa, kunati i tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Krismat e armës kanë terrorizua­r banorët e shumtë, ndërsa policia ka shkuar shpejt në vendngjarj­e dhe ka nisur hetimet. Mësohet se vetëm pak minuta pas ngjarjes, policia vendore e Shkodrës ka gjetur motorçikle­tën, me të cilën dyshohet se është kryer krimi në zonën e Zooteknikë­s, afër Livadeve, një zonë kjo e përdorur kohët e fundit për djegien e mjeteve pas krimeve që kryhen në Shkodër. Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, burime policore pohuan për "Gazeta Shqiptare" se dyshohet që atentati është kryer nga vrasës profesioni­stë me pagesë vetëm pak metra larg vendit, ku në janar të vitit 2018 iu vendos tritol Lulzim Kullës, i njohur ndryshe si "i forti" i Shkodrës.

ATENTATI

Sipas burimeve nga policia e Shkodrës, rreth orës 11: 15, Fatos Ferracaku ka qenë duke pirë kafe me mikun e tij, Fatmir Mehaj, kur dy persona që lëviznin me motorçikle­të kanë ndaluar afër tyre. Njëri nga atentatorë­t është ulur nga mjeti dhe ka qëlluar 8 herë me pistoletë në drejtim të 40- vjeçarit Ferracaku, që dyshohet se ka qenë objektivi. Në çast ka ndërhyrë Mehaj ( motra e këtij të fundit është gruaja e vik-

timës) ka dalë para autorit për ta ndaluar, por për pasojë ka mbetur i plagosur. Sipas mjekëve, 48- vjeçari ka marrë dy plumba sipër këmbës së majtë, afër legenit. Ndërsa, Ferracaku ka marrë 3 plumba në kokë, 1 në gjoks dhe 1 në këmbë. Po sipas bluve, dy autorët janë treguar profesioni­stë, duke qëlluar me saktësi në drejtim të Fatos Ferracakut. Ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Zona ku ndodhi atentati ka pasur lëvizje të madhe, sepse aty është merkata dhe shumë dyqane të tjera dhe kanë qenë një numër i madh personash në lëvizje. Tregtarët e tjerë që qëlluan afër, por edhe kalimtarët e rastit janë shokuar nga kjo ngjarje, ndërsa janë frikësuar sepse plumbat mund t'i kapnin edhe ata. Shumë prej atyre që ishin afër kanë vrapuar duke tentuar që të largohen sa më shumë,

në mënyrë që t'u shpëtojnë plumbave.

HETIMET

Fatos Ferracaku është kushëriri i Arjan Ferracakut, ky i fundit i vrarë në shtator të këtij viti në zonën periferike të Livadeve. Policia ka shoqëruar disa shitës të tjerë, që rastisën në vendin ku ndodhi vrasja dhe plagosja për t'u pyetur lidhur me atë çfarë kanë parë dhe çfarë ka ndodhur. Shumë prej tyre kanë deklaru-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania