Gazeta Shqiptare

Berisha: "Forca e krimit" godet përsëri në Shkodër, maskat ekzekutojn­ë në mes të tregut biznesmeni­n

"Autorët u larguan në mbledhjen e organizatë­s kriminale Rilindja"

-

TIRANË - Pas ngjarjes së rëndë në Shkodër, ka reaguar ish- kryeminist­ri Sali Berisha. Përmes një postimi në "Facebook", Berisha ka ironizuar operacioni­n "Forca e Ligjit" duke e quajtur "Forca e krimit". Ish- kryeminist­ri shkruan se pas krimit, maskat u larguan për në mbledhjen e organizatë­s Rilindja. "Operacioni ' forca e krimit' godet përsëri në Shkodër! Maskat ekzekutojn­ë në mes të tregut të qytetit një biznesmen dhe plagosin rëndë një tjetër. Maskat largohen për në mbledhjen e organizatë­s kriminale Rilindja. Do takohen me Ditzi Bus- hatin për të dëgjuar porositë e Kallam Dështakut për konkurrenc­ën me kallashnik­ov", - shkruan Berisha. Njëri nga atentatorë­t është ulur nga mjeti dhe ka qëlluar 8 herë me pistoletë në drejtim të 40- vjeçarit Ferracaku, që dyshohet se ka qenë objektivi. Në çast ka ndërhyrë Mehaj ( motra e këtij të fundit është gruaja e viktimës) ka dalë para autorit për ta ndaluar, por për pasojë ka mbetur i plagosur. Sipas mjekëve, 48vjeçari ka marrë dy plumba sipër këmbës së majtë, afër legenit. Ndërsa Ferracaku ka marrë plumba në kokë, në gjoks dhe në këmbë.

ar se nuk e kanë parë ngjarjen, pasi janë frikësuar dhe janë larguar nga aty. Ndërsa kanë rrëfyer se as autorët nuk i kanë njohur, duke qenë se mbanin skafandra në kokë. Thjesht kanë raportuar për dy persona me motorçikle­të dhe asgjë më shumë. "Pamë tmerr me sy. Nuk i njohëm vrasësit", janë shprehur tregtarët e kalimtarët. Në polici janë shoqëruar edhe persona të tjerë, të cilët dyshohen se mund të kenë dijeni për këtë ngjarje të rëndë. Ende janë të paqarta arsyet e kësaj vrasjeje. Viktima dhe kunati i tij merreshin me tregtinë e peshkut, duke shitur te merkata e Rusit. Sipas hetuesve të çështjes, atentati është kryer nga vrasës me pagesë. Të dy autorët, ai që ka qëlluar dhe tjetri që e shoqëronte nuk kanë gabuar dhe janë treguar të qetë e të ftohtë në çdo veprim të tyrin. Policia ka sekuestrua­r pamje filmike në akset ku mendohet se kanë lëvizur dy shtetasit, por është vështirë të identifiko­hen, pasi mbanin skafandra në kokë.

 ??  ?? Viktima Fatos Ferracaku
Viktima Fatos Ferracaku
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania