Gazeta Shqiptare

' Unaza e Madhe', Basha nxjerr dokumentet: Tri shkeljet e projektit

Veliaj: Shpellarë, deputetët e Saliut. Kreu i PD: Në krye të bashkisë, një fundërrinë "S'lejohet prishja e banesave pa bërë dëmshpërbl­imin"

-

Protestës së banorëve në zonën e "Astirit" në Tiranë, iu bashkua mbrëmë edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha. Sipas Bashës, Partia Demokratik­e pas një hetimi disaditor nxjerrë në dritë disa fakte tronditëse. Pas takimit me protestues­it, z. Basha në deklaratën për mediat tregoi dy dokumente që sipas tij nuk lejojnë prishjen e banesave pa u marrë dëmshpërbl­imi. Konkretish­t, VKM ' Proces legalizimi' e vitit 2011 tregon standardin ligjor të vendosur nga qeveria "Berisha", që pronarët e banesave në proces legalizimi të kompensohe­n me vlerë të plotë tregu, kur banesat e tyre preken nga projektet me interes publik. VKM ' Shpronësim­et' e vitit 2012 provon që për projektin e Unazës së Madhe janë kompensuar me vlerë të plotë tregu edhe banesa që janë klasifikua­r nga ALUIZNI në kategorinë "Proces legalizimi". Shkeljet sipas tij janë: "1 kemi të bëjmë me një propozim fantazmë. 2 - I projektuar në kushte antiligjor­e. 3 - Pa leje bashkiake". "Së pari, projekti është i paligjshëm pasi vjen nga një propozim i pakërkuar. Një inxhinieri i ka lindur në zemër të bëjë dhuratë një projekt për këtë pjesë të Unazës në shkelje totale të normave të projektimi­t, i përshtatsh­ëm për autostrada. E dyta, është skema korruptive. 40 mln euro për 2 km me shtatë nënkalime dhe mbikalime. E treta, projekti duhet të miratohet nga pushteti vendor. Në kulmin e kësaj paligjshmë­rie, bashkia duhet të thoshte nuk do ta pranojë këtë projekt. Ka në krye një fundërrinë, i cili del dhe sulmon qytetarët me shprehje raciste, që tregojnë se plehrat e Sharrës janë më të pastra se shpirti i tij", deklaroi z. Basha. Kreu i opozitës, Lulzim Basha njoftoi dje se gjatë këtyre ditëve opozita ka hetuar dhe ka konstatuar shkelje në rastin e projektit të Unazës së Madhe. "Arsyeja e këtij takimi ishte për të treguar disa të vërteta për shkeljet ligjore, pasi e ligjshme është vetëm protesta e tyre. Pas një hetimi disaditor kanë dalë fakte tronditëse, pasi projekti është i pakërkuar, firma e ka paraqitur jashtë normave, pasi ky projekt është për autostradë dhe jo për këtë rrugë". Kreu i PD iu kthye deklaratav­e për Teatrin Kombëtar kur tha se, "e kam thënë është vijë e kuqe, por shtëpitë tek Unaza e Re janë dy herë vija e kuqe për kryeminist­rin". "Kam thënë po u prish teatri, nesër do prishen shtëpitë e shqiptarëv­e. Nuk ka pritur ky kryeminist­ër që çdo gjë e bën të paligjshme. Ashtu si teatri është vijë e kuqe, këtu është dy herë vije e kuqe. Banorët kanë të drejtë "Ky është një projekt që është bërë sikur flitet për një autostradë, ndërkohë që është Unazë e një qytetit. Së dyti, ky është një projekt i paligjshëm, pasi zhvillohet në qytet dhe duhet të ishte marrë mendimi i pushtetit vendor. Do të jemi në krah të banorëve për këtë padrejtësi që po u bëhet. Nuk do të lejojmë që ata të nxirren në rrugë", tha kreu i PD- së.

 ??  ?? Nga protesta e djeshme e banorëve tek Unaza e Re
Nga protesta e djeshme e banorëve tek Unaza e Re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania