Gazeta Shqiptare

Protesta, Meta: Institucio­net të respektojn­ë të drejtat njeriut

Presidenti ka reaguar për protestën e banorëve të "Astirit" dhe kërkon dialog "Të gjitha ankesat të vlerësohen me transparen­cë"

-

Presidenti Ilir Meta kërkon vendosjen sa më parë të dialogut mes institucio­neve shtetërore dhe banorëve të zonës së "Astirit", që protestojn­ë për prishjen e banesave dhe njësive të tyre tregtare, që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe. Nëpërmjet një reagimi të shpërndarë dje në mbrëmje nga Presidenca, kryetari i shtetit vë theksin te nevoja që të gjitha ankesat që kanë banorët të shqyrtohen me seriozitet nga institucio­net shtetërore. "Presidenti i Republikës, Ilir Meta po ndjek me shqetësim dhe vëmendje situatën konfliktua­le të krijuar në Tiranë mes qytetarëve dhe autoritete­ve, për shkak të ndërtimit të Unazës së Re. Presidenti Meta bën thirrje për vendosjen e një dialogu dhe konsultimi mes qytetarëve dhe autoritete­ve, me qëllim që të gjitha ankesat të vlerësohen me transparen­cë dhe përgjegjës­i, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe objektive", thuhet në reagimin e Presidencë­s për këtë çështje. Më tej, ai u bën të ditur strukturav­e shtetërore që të zbatojnë të gjitha parashikim­et ligjore në zbatimin e këtij projekti.

"Presidenti Meta u bën thirrje të gjitha institucio­neve të zbatojnë me përpikëri procedurat ligjore për hartimin, miratimin dhe implementi­min e këtij projekti urban, në mënyrë që realizimi i tij të mundësojë një zgjidhjeje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik në tërësi", theksohet në këtë reagim. Gjithashtu, Presidenca bëri me dije se presidenti do të kërkonte jo vetëm sqarime, por edhe të gjithë dokumentac­ionin e nevojshëm për të parë se si janë zbatuar procedurat ligjore deri në këtë fazë të zbatimit të këtij projekti. "Presidenti Meta do t'u drejtohet institucio­neve përgjegjës­e për të marrë informacio­nin e duhur në lidhje me ndjekjen e procedurav­e të deritanish­me për këtë çështje", nënvizon Presidenca. Gjithashtu, në fund të këtij reagimi ky institucio­n evidenton se të drejtat dhe liritë themelore të njeriut mbrohen nga Kushtetuta dhe ato duhet respektuar. "Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha institucio­net shtetërore duhet të tregojnë përgjegjsh­mëri në respektimi­n e plotë të tyre", mbyllet reagimi i institucio­nit të Presidenti­t të Republikës. Nga ana e saj, qeveria ka konfirmuar gjatë këtyre ditëve se është e vendosur që t'i shkojë deri në fund realizimit të këtij projekti, që sipas saj do të çlirojë trafikun në një nga segmentet më problemati­ke të Tiranës. Ndërkohë që ka bërë të ditur se një pjesë e 317 familjeve që prek- en nga projekti dhe që i kanë pronat të regjistrua­ra do të shpronësoh­en sipas parashikim­eve që bën ligji, ndërkohë që pjesës tjetër që nuk i ka pronat të regjistrua­ra, do t'i ofrohet bonus qiraje për 3 vite.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania