Gazeta Shqiptare

Opozita nuk ftohet në Bruksel, Pollo: Kanë frikë nga e vërteta

"Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeverie"

-

REAGIMI

"Për herë të dytë qeveria ‘ Rama’ shkel mbi traditën pozitive të përfaqësim­it bipartizan në organet e BE si shprehje e vullnetit konsensual për integrim europian. Edhe sot, ashtu si dhe një vit më parë, qeveria ‘ Rama’ u paraqit në Bruksel vetëm me zyrtarë si Bushati e të tjerë, por pa kryetarin e këtij komisioni për integrimin europian, të cilit nuk ju dërgua ftesë". e vullnetit konsensual për inBushati e të tjerë, por pa krytegrim europian. Edhe sot, etarin e këtij komisioni për ashtu si dhe një vit më parë, integrimin europian, të cilit qeveria Rama u paraqit në nuk ju dërgua ftesë",- thuhet Bruksel vetëm me zyrtarë si në reagimin e Pollos. Që në vitin 2011 Qeveria e Partisë Demokratik­e krijoi precedenti­n pozitiv të përfshirje­s së kryetarit të Komisionit parlamenta­r për Integrimin Europian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri- Bashkim Europian. Ky precedent pozitiv bazuar në mbështetje­n konsensual­e mazhorancë­opozitë të anëtarësim­it të vendit në BE u kthye në tradite deri në nëntor 2017. "Ky gjest nuk është vetëm frikë nga e vërteta e kriminaliz­imit të shtetit, me bandën e Bajrave e plot të tjera, gjë që nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu. Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeverie që rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur duke u kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit", - mbyll reagimin e tij Genc Pollo.

DIALOGU

"BE theksoi rëndësinë e ndjekjes në mënyrë të vazhdueshm­e të dialogut gjithëpërf­shirës politik, ndërkohë që avancohet puna teknike në të gjitha komisionet relevante parlamenta­re, përfshirë atë në Komitetin ad hoc për reformën zgjedhore".

 ??  ?? Kryetari i Komisionit parlamenta­r të Integrimit, Genc Pollo
Kryetari i Komisionit parlamenta­r të Integrimit, Genc Pollo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania