Gazeta Shqiptare

Mogherini, thirrje politikës: Dialog, përmbushni reformat

BE kërkon thellimin e luftës kundër krimit dhe miratimin e ligjit për gjyqtarët "Duam një Ministri të Brendshme në funksion të plotë"

-

Bashkimi Europian i kërkon politikës sh qiptare që t'i japë zgjidhje sa më parë çështjes së plotësimit të vendit vakant të ministrit të Brendshëm. Nga Brukseli, gjatë një konference të përbashkët për mediat me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, mbajtur pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asocimit, shefja e diplomacis­ë europiane, Frederica Mogherini, u shpreh se zgjedhja e ministrit të Brendshëm është thelbësore për BE- në. Ajo konfirmoi kështu mesazhin e dhënë nga ambasadori i delegacion­it të BE- së në Tiranë, Luigi Soreca, ndërsa theksoi se është e domosdoshm­e një ministri e Brendshme në funksion të plotë. "Mund të konfirmoj mesazhin e ambasadori­t Soreca. Ne, gjithashtu, e biseduam këtë edhe me ministrin Bushati. Është thelbësore për ne, për BE që të shohim një Ministri të Brendshme në funksion të plotë, dhe aktive", tha Mogherini në përgjigje të pyetjes së gazetarëve. Lidhur me këtë çështje ministri i Jashtëm Bushati theksoi se uron që ky mesazh i përfaqësue­ses së lartë të BE- së të lexohet nga presidenti. "Dua të besoj që mesazhi i qartë nga ana e Brukselit dhe e Washington­in të dëgjohet qartë në Tiranë në mënyrë që racionalit­eti të triumfojë në procesin politik dhe institucio­nal në vend", tha Bus-

Ndërkohë që pas takimit BE doli edhe me një deklaratë zyrtare ku ritheksoi nevojën jetike që Shqipëria të thellojë reformat. "Shqipëria duhet të konsolidoj­ë progresin e bërë në Reformën në Drejtësi si dhe në procesin e vetingut," - thuhet në deklaratë. Bashkimi Europian, gjithashtu, kërkoi rezultate të prekshme në luftën kundër krimit dhe korrupsion­it. BE- ja përsëriti nevojën kritike që Shqipëria të ruajë dhe të thellojë ritmin aktual të reformave, të konsolidoj­ë më tej progresin e bërë në reformën gjyqësore, në veçanti përmes procesit të vettingut, dhe të shënojë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsion­it në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërish­t kundër kultivimit dhe trafikimit të drogave, duke pasuruar rezultatet pozitive që janë arritur në luftën kundër kultivimit të kanabisit gjatë kësaj periudhe.

DIALOGU

BE- ja ritheksoi se dialogu konstrukti­v ndërpartia­k dhe bashkëpuni­mi në Kuvendin e Shqipërisë janë thelbësorë për përparimin e mëtejshëm të reformave dhe për qëndrueshm­ërinë e përgjithsh­me të angazhimit në procesin e integrimit në BE. Në këtë kontekst, BE theksoi rëndësinë e ndjekjes në mënyrë të vazhdueshm­e të dialogut gjithëpërf­shirës politik, ndërkohë që avancohet puna teknike në të gjitha komisionet relevante parlamenta­re, përfshirë atë në Komitetin ad hoc për reformën zgjedhore. BE nënvizoi nevojën që të gjitha palët të gjejnë konsensusi­n e nevojshëm për të ndryshuar ligjin mbi statusin e gjyqtarëve, i cili do të mundësojë rekrutimin e një numri më të madh kandidatur­ash të reja për gjyqtarë.

 ??  ?? Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe shefja e diplomacis­ë europiane, Frederica Mogherini, dje në Bruksel
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe shefja e diplomacis­ë europiane, Frederica Mogherini, dje në Bruksel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania